Fiks Fare i është rikthyer mbrëmjen e së hënës korrupsionit në administratën shtetërore, ku denoncoi me zë dhe figurë një inspektor tatimor, i cili ushtron presion ndaj tregtarve, me qëllim për të përfituar ryshfet. Emisioni investigativ në Top Channel solli historinë e një pronari thertoreje në zonën e Institutit në Tiranë, i cili rrëfeu se inspektorët e kontrollit tatimor në kryeqytet e kishin kërcënuar me gjoba të larta, me qëllim që ai të jepte para nën dorë.
Rushit Azemi tregoi për Fiks Fare se ai është koshient që ka shkelur ligjin duke punuar në të zezë, por detyrohet për të fituar bukën e gojës. Thertorja qe ai ka në pronësei, në lagjen Institut të Kamzës, ishte bllokuar , por ai kishte filluar të punonte në të zezë.
“Erdhën katër inspektorë të tatimeve. Ai që ishte si punë përgjegjësi e bëri. Unë e kuptoja që ai po më bënte presion, duke më thënë, jo gjoba minimale është 2 milionë lekë, jo ke shkelur ligjin, dhe unë thashë është e vërtetë që unë kam shkelur ligjin dhe pranoj të vënë edhe gjobën. Por ama nuk mund të lejoj këtë tjetrën, pasi duke abuzuar me shkeljen e ligjit, ai më kërkonte lekë. Unë më mirë pranoj të shkel ligjin dhe të nxjerr dhjetë mijë lekë për të ngrënë bukë, se nuk ka rrugë tjetër, ose do të vjedhim”, u ankua Azemi për Fiks Fare, sipas të cilit inspektorët i kishin kërkuar 20 mijë lekë të reja për ta falur, pra 10 për qind të shumës së gjobës. Pronari i thertores tregon se në momentin kur inspektorët i vajtën në biznesin e tij, ai kishte vetëm pesë mijë lekë të reja në xhep, ua kishte ofruar, por ata nuk kishin pranuar. Kërkonin më shumë, 20 mijë lekë për të mos firmosur gjobën.
Proanri i thertores ishte i bindur se grupi i punonjësve që i kishin shkuar në dyqan ishin inspektorë të tatimeve
Ai tregon se brenda 3 vitesh, aktiviteti i tij është mbyllur tri herë. “Në këto kushte, unë mendova t’i drejtohemi Fiksit, sepse nuk kemi kujt t’i drejtohemi tjetër”, thotë pronari i thertores.
Pas ankesës, gazetarët e emisionit investigativ u interesuan për inspektorin, që u paraqit sërish pranë aktivitetit të Rushit Azemit. Gjatë bisedës me pronarin, inspektori merr fillimisht 5 mijë lekë të reja dhe më pas 15 mijë lekë të tjera, pra në total 20 mijë lekë të reja për të lënë të qetë tregtarin. Madje, ai garanton se nuk do e shqetësojnë edhe të tjerët. “Unë ta thashë që qëpari. Unë i jam vënë vetë asaj pune, dhe kam mbaruar punë. Ata të tjerët kontrollojnë zonën”, shprehet ai gjatë bisedës me Fiks Fare. Ai merr paratë dhe më pas largohet nga aktiviteti i Rushit Azemit, duke premtuar që nuk do ta shqetësojë asnjë inspektor tjetër gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij.
burg
I premton qe nuk do te vije asnje inspektor tjeter ta shqetesoje. Dmth jane mafie kolektive. Pse fiksi nuk investigon ku perfundojne parate dhe si ndahen?
C’fare budallit. Tani do ta rrasin edhe ne burg edhe pune s’do beje me ky Rushiti.
Kur shkel ligjin, 10% e gjobes nen dore eshte dhurate dhe ky eshte treguar i pabese.
Pershendetje lexues,e lexova me vemendje kete artikull, dhe nje gje me ben pershtypje: akoma nuk e kan mesuar se sa me shume masa shtrenguese te vendos shteti per biznesin aq me i madh eshte fitimi personal per punonjesit e tatimeve,ishte aksioni i pare i i nformalitetit qe e futi pak ne brazd biznesin,por menduam se do te luftohej te pakten korupsioni.por nuk rezultoi keshtu:
1_ te gjithe inspektoret e tatimeve jane posedues te te subjekteve, dhe u bejne presion subjekteve per te thithur sa me shume subjekte si ekonomist prane tyre
2-Gjate kontrollit qe behen ne subjekte qe qellimi eshte (vetedeklarimi vullnetar i ushtrimit te aktivitetit),pavarsisht se cfar aktiviteti dhe kush eshte pas ketij aktiviteti qellimi i inspektoreve te tatimeve eshte perfitimi personal. nje subjekt i ri ne fillim ben nje investim kapital shume te rendesishem dhe koha e pergatitjes se dokumentacionit eshte shum e gjate , duhet te shkosh njekohesisht ne Tatime,QKR,Bashki,Kase etj librat e kases,xhiros,blerjev,blerjen e mallit energjin,etj etj dhe gjate hapjes se aktivitetit te vjen inspektori dhe te thote pse se ke vendos niptin listen e cmimeve,publicitetin e terheqjes se kuponit tatimor,dhe per kete te kercenon me vendosjen e gjobes ose do kafen.kontrolloni pasururit e inspektoreve tatimor,doganor dhe ska nevoje per fjal.pse kerkesat per punesim jane me te larta ne keta sektore se sa ne strukturat e tjera? ketu fillon lufta kunder informalitetit dhe antikorupsionit,le policet bashkiak te gjithe te rinj dhe te gjithe rte pafytyre.
3- Nje gje del nga gjithe kjo qeverisje ,sepse vuri kudo njerez shume te rinj,dhe menduan se jane pakoruptushem po e themi me plot bindje se keta te rinj ne moshe vertet jane te papare, hajduta qe nuk i ben me nena .
duke pare gjith keto themi mjer ky vend duhet ska per tu bere kurr.dhe femijet qe punojne neper callcenter qe kan punuar dhe studiuar jashte lodhen dhe robtohen sepse sjane dashnorja e dikujt apo se i kane familjaret njerez te thjeshte.kz vend kurr ska per tu bere
SHQIPERIA NUK ESHTE BASHKI ESHTE ME MADHE;NUK QEVERISET VETEM ME DREJTORA BASHKIE SE QEKAN ME TE AFTE.PO KRYEMINISTRI JON SE KA MESUAR DHE SKA PER TA MESUAR KURRE .ju lutem mund ta publikoni se ndoshta dikush mund ta lexoj ju faleminderit