Nuk i kanë shpëtuar përplasjes dhe pa qënë prezentë dhe përballë njëri tjetrit lideri socialist Edi Rama me “rebelin” brenda PS Ben Blushi.
Në mbyllje të punimeve të sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë një koment të shkurtër në interes të gazetarëve. I pyetur nëse e vuri re mungesën e deputetit Ben Blushi, ai tha; “Nuk e di. S’e vura re, ishte a s’ishte”.
Kurse deputeti Taulant Balla i pyetur mbi mugesën e deputetit Ben Blushi tha; “Komenti im është i thjeshtë, ka njerëz që çohen vonë dhe nuk kanë kohë që të lexojnë ligjet apo vendimet e Asamblesë”.
Një ditë më parë Ben Blushi deklaroi ‘divorcin’ nga Partia Socialiste.
Kur thoni për Ben Blushin “rebel” mua më dukat sikur e lëvdoni sepse rebeli për mua është një njeri me personalitet të veçantë. Ai,Blushi mund të quhet pa mëdyshje në,gjuhë të huaj, megalloman dhe shqip, PORDHAC.