Histeria: Xhani De Biazi akuzohet se u përdor nga Rama kundër protestuesve!!!

1 Tetor 2016, 12:01Politika TEMA

Çështja e importit të mbetjeve në Shqipëri, më shumë se një çështje e shoqërisë civile, është kthyer në një çështje politike, e cila kërkon të bëjë pis të gjithë.

Madje, edhe trajnerin e Kombëtares, Xhani De Biazi.

Lapsi.al, një faqe shumë pranë Bashës, e ka akuzuar këtë të fundit se e ka shpallur listën e futbollistëve të Kombëtares në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, kur mbahej protesta kundër importit të mbetjeve.

Për të mos u përballur me protestuesit janë ngritur në këmbë kundër importit të plehrave, me të marrë vesh orën, datën dhe vendin e protestës, kryeministri Edi Rama thirri Asamblenë e Partisë Socialiste, në të njëjtën orë dhe datë.

Një lëvizje e Ramës sa për të shmangur përballjen me ata mijëra qytetarë që e akuzojnë si tradhëtar, si të korruptuar e të kapur nga mafia, sa për t’u shfaqur në ekran njëkohësisht me protestuesit, për të treguar se gjithcka është normale.

Me mijëra qytetarë para zyrës, kjo ishte lëvizja më hileqare që mund të bëte një kryetar qeverie.

Ai zuri ekranet e televizioneve me fjalimin para asambleistëve të PS për të errësuar me imazhin e tij atë të qytetarëve, për të shurdhuar me zërin e tij, të mekur kësaj here, thirrjet e forta që i drejtohen nga bulevardi para zyrës kryeministrore se ai është tradhëtar i kauzës më të madhe qytetare.

Protesta e qytetarëve pati sot edhe një rival tjetër në transmetimet televizive. Ishte Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares, që thërriti në të njëjtën orë me nisjen e protestës, pra në 11:00 një konferencë për shtyp. Këtë konferencë, në të cilën njoftoi listën e lojëtarëve që ka grumbulluar për dy miqësoret me Lihtensteinin dhe Spanjën ai mund ta kishte mbajtur në cdo orë tjetër. Por me thirrjen në orën 11:00 ai tërhoqi një pjesë të vëmendjes publikut. Në këtë mënyrë, konferenca e tij për shtyp, duket një lojë pa top”, shkruan Lapsi.

Nuk mjaftohen vetëm me ambasadorët, tashmë po shpallin armik edhe trajnerin e Kombëtares!

Për marrëzinë e tyre!

9 komente në “Histeria: Xhani De Biazi akuzohet se u përdor nga Rama kundër protestuesve!!!”

  1. vlora.al says:

    gazetar legen

  2. Edmond says:

    LAPSI-t i eshte thyer maja dhe shkruan me b..ë!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te gjithe koqet tek lapsi qenkan mbledhur !

  4. shqip says:

    bo bo. si e paska bere kete xhani? une duhet te shkoja diku, nuk e them se ku. po nuk vajta se do shikoja lylin me plerat e zeza, qe kishin dale te pengonin plerat e gjelbera. keta jane te mbaruar fare. po fare. duhet te jesh shpellar te kesh mendjen e tyre.

  5. Ono says:

    Gazetare idiote. Pse 5 gazetare sportive do prishnin mitingun…! Turp politizoni dhe sportin

  6. Treviso says:

    Sa lajme qesharake. Don me ja ditur trevigani per politike! As mos t’ju shkoje nemend. TreviGani mendon vetem per (scei) leke.

  7. paemer says:

    o gazetari benevreks i temes. ndeshjet me spanjen dhe lichtensteinin nuk jane miqesore.

  8. Briklona says:

    Karandash.UDB!
    Shkruani cfare te doni ne pacavuren tuaj, nuk u beson asnje, pervec atyre qe ju paguajne dhe paguani .Parate e vjedhura ne gjoja “Rrugen e kombit”, Lulja ne saksi nuk i hengri vetem, te Gerdecit gjithashtu dhe shuuuuuuuume e shuuuuuume te tjera, por i ndau me ju, maskarenj! Jeni te gjithe ju qe kthyet surratin ne tjeter ngjyre nga ajo qe kishit perpara ’90. Burra pa burreri, pa moral!
    Shporruni karagjoze!
    Nuk ju shkon me pazari, sado qe t’ju paguaje Basha, sypeshkaqeni apo kucedra e Vicidolit, vellai i Karaxhicit!

  9. Moni says:

    Paskan lene nam.
    Protesten jua prishen lokalet tek blloku qe ishin japur ne oren e protestes dhe u moren shume kliente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje