Top Channel: Ato që nuk thuhen në letrën e Ben Blushit

30 Shtator 2016, 18:44Politika TEMA

Ben Blushi vendosi të ndahet edhe zyrtarisht nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës ishte prej gati 20 vitesh. Dhe këtë e bëri me një letër publike, nëpërmjet së cilës zbulon pikën që derdhi gotën: Shkelja e premtimit elektoral dhe lejimi i importit të mbetjeve nga kryeministri Rama.

Në letrën e Blushit ato quhen plehra, Partia Socialiste është zëvendësuar me emrin “Rilindja” dhe e gjithë politika, ku Blushi bën pjesë prej 20 vitesh, përkufizohet si një kazan.

“Në kazanin e mbetjeve parlamentare, në të vërtetë fshihet kalbja e demokracisë sonë të ndotur”, shkruan Blushi.

Blushi ka arritur në këtë përfundim, duke analizuar qëndrimin e 3 partive kryesore për ligjin e mbetjeve gjatë 6 viteve të fundit, i cili ka ndryshuar pro lejimit të importit sa herë kanë qenë në pushtet.

“Nisur nga ky shembull, atë që ne e quajmë Parlament, çdo popull i botës do ta quante çmendinë të pakthyeshme. Ose të pariciklueshme për asnjë arsye”, shkruan më tej Blushi.

Por ajo çfarë nuk thuhet në letrën e Ben Blushit është se historia për lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri nuk është e këtyre 6 viteve të fundit.

Ajo nis në vitin 2004, kur Ben Blushi bashkë me dy ministra të tjerë të qeverisë “Nano” firmosën një memorandum, që i hapte rrugën qeverisë të negocionte një marrëveshje koncesionare me një kompani të Francesco Becchettit, për të importuar mbetje nga Italia dhe për t’i djegur në Shqipëri nëpërmjet një impianti i parashikuar për t’u ngritur në Kashar.

Atëherë, Ben Blushi ishte në studiot televizive jo për të kundërshtuar importin, por për të shpjeguar negociatat për termat e koncesionit.

“Do të shihen edhe termat e marrëveshjes apo të importit, në rast se lejohet, sepse tani nuk lejohet, të cilat ndoshta rrezikojnë shëndetin e publikut”, thoshte dikur Blushi për televizionin Klan.

Marrëveshja koncesionare e firmosur edhe nga ministri i atëhershëm Ben Blushi nuk u finalizua dhe u kundërshtua me protesta nga shoqëria civile dhe opozitës së atëhershme.

Por tani, pas 12 vitesh, në letrën publike të largimit nga Partia Socialiste, Ben Blushi ka zgjedhur të sulmojë më shumë Partinë Demorkatike, së cilës jo vetëm nuk i njeh si akt ndjesën dhe pendesën, por e akuzon se po bën të njëjtën lojë me Edi Ramën dhe se, duke qenë partia e pakicës, po përpiqet të dështojë referendumin.

“Kjo është mënyra më e poshtër për të sabotuar një kauzë dhe natyrisht Partia Demokratike nuk ka nevojë të mendohet për të nxjerrë qeset e përdorura të hileve nga kazani i vet i ndryshkur”, shkruan Blushi në letër.

Ben Blushi e quan të gjithën, kazani i mbetjeve të 3 partive parlamentare.

“Prej tij nuk do të dalë kurrë më, asnjë gjë e pastër. Ai mund të riciklohet, por asnjëherë nuk do të pastrohet. Prandaj kam vendosur të dal përfundimisht që aty, për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët”, shkruhet gjithashtu në letër.

Në letrën e hapur, Blushi ka lënë të hapur pyetjet, nëse do ta dorëzojë edhe mandatin e deputetit pas qëndrimit 20-vjeçar në politikë, a do të krijojë një parti të re, apo do të tërhiqet nga jeta politike.

Top Channel

13 komente në “Top Channel: Ato që nuk thuhen në letrën e Ben Blushit”

  1. Shoku Qatip says:

    Beni i vogel nuk i kishte as per reciklim por per djegje direkt! Tani ben moral hahahaha
    Ke te drejte kur thua se politika eshte kazan,por dhe ti je pjese e atij kazani.

    Beni ….. “Nanoisti i fundit”……..

    1. Levizja Rinore says:

      Nenu 48/1 perfshin djegien mos fol perralla kur nuk e ke lexuar ligjin. Beni nuk beri dot para se nuk u miratua ligji ketyre iu miratua.Tani rrini dhe kujtoni kohen e Benit nanos berishes e te gjithe legenave dhe rrini si pyla

  2. LORA says:

    Vetem dorezimi I mandatit te deputetit e ben te besueshem kete “dalje” nga kazani te blushit.Fjalet e tjera jane pordhe me rigon,si librat e tij.

    1. Stela says:

      Po Lora, qe pastaj Rama t’a zevendesoje me ty duke patur te sigurte voten dhe…….. he se e ben ti e ben.

  3. Gzetare te shitur says:

    Po pse nuk thoni kush eshte Ministri propozues, por permendni nje nga dy bashkefirmtaret. Zagare gazetare.
    Kontraten e firmos Ministri propozues.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Zorraxhiu se le mandatin sepse eshte pjese e kazanit.. Te qurravitet sa te doje, mandatin se leshon.. Do rrije per hudher mire e tha Mjeshtri..

    1. mirel says:

      Po Blushi ka rene ne duar te mjeshtrave.
      Ky i paska firmosur me nha dy te panjohur te tjere por Ramuti i ka kundershtuar.
      Tani kujt i ngelet ti vere gishtin e te paturpit propozuesit apo kundershtuesit.
      Se rolin e ja nderru dhe Ramuti, qe nuk ka te beje thjesht me nje firme. Po me platforme elektorale

  5. Ing says:

    Popull qe as vet nuk e kupton nga I vjen e keqja por ka filluar te qahet edhe nga e mira . Turp te kemi qe merremi me lugen e corbes se kujtojme se e keqja na vjen nga ajo. Asnje nuk permend ne vetvete Corben.

    Bravo Blushi. Respekte

  6. harillaqi says:

    Ne te semes vaft Ben Blushi.Bastardi.Mendjemadhi.Kapriçua.

  7. Xen deledashi says:

    Blusho se mos përfundo si Nik Spahiu me xhel

  8. Besoj says:

    Ku eshte vetem nje karierist ,fodull dhe i paafte. koha do ta hedhe ne koshin e plerave.

  9. kozmo says:

    NUK KUPTOJ SE KU QENDRON PROBLEMI I IMPIANTIT TE MBETJEVE , KUR CDO SHTET NE EUROP KA GJIGANDE , KUSH MENDONI SE DO TI BEJ KETO PUNE ??? CFARE POPULL INJORANT QE JENI .NUK KA ASNJE QYTETAR EUROPIAN QE TE NGRIHET DHE TE KUNDERSHTOJ KETO PUNE , ESHTE ME SE NORMALE RICIKLIMI I MBETJEVE ,TE VETE SHTETIT ,SI DHE TE IMPORTIT . MJAFT MORE IDIOT POPULL KUNDERSHTUAT CDO GJE ,PARTITE POLITIKE KANE INTERESAT E TYRE QE NGREJNE ZERIN ,POR POPULLI NUK DUHET TI SHKOJ MBRAPA TYRE.

  10. astrit says:

    Do ta kerkosh parlamentin Blush. Do sillesh neper Tirane si cifuti ne shkretetire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje