Lulzim Basha kopjon Berishën duke bërë apologji për gabimet e bëra në të shkuarën.
Dje Berisha deklaroi në Kuvend se është bërë pishman për ligjin e plehrave që miratoi në 2011.
Ndërkohë që sot Basha përsërit në akademinë politike të PD se PD ka reflektuar për gabimet e bëra në të shkuarën dhe është kokëulur para shqiptarëve.
“A vijmë të vetëdijshëm që edhe ne kemi bërë gabimet tona? Gabime që i kanë kushtuar interesit publik dhe ne duhet t’u japim përgjigje të qarta dhe të prera se ne vijmë si një forcë që ka reflektuar dhe pavarësisht rekordit tonë pozitiv, kemi pasur stokun tonë të gabimeve që patën rolin e tyre, rrotacionin në vitin 2013. Duhet të jemi krenar për çfarë arritëm, por kokulur dhe t’u themi shqiptarëve; po! Kemi gabuar, kemi reflektuar. Çdo ndjesë për gabimet duhet të jetë e sinqertë dhe në funksion të një aleance të re që ka lindur, jo vetëm me grupet e interesit por me qytetarin shqiptar. Nuk do ta kërkojmë votën për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet por për të sjellë qytetarin shqiptar në pushtet.
Dialogu do të nisë shumë shpejt. Do të gërshetohet rinia me kontributet historike të kësaj partie, me lektorët që vijnë, për të nisur një bashkëbisedim thelbësor për sfidat e Shqipërisë sot, sepse Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm sot, për demokracinë, shtetin ligjor, destabilitetin, dhe për të ardhmen e saj evropiane. Një udhëkryq të rrezikshëm të cilën nuk do ta dëshironim kurrë, ndonëse e paralajmëruam dhe e denoncuam çdo ditë të opozitës tonë trevjeçare.
Një udhëkryq të rrezikshëm të shkaktuar nga braktisja totale e rinisë shqiptare, e qytetarit shqiptar, e interesit publik në favor të aleancës të qeverisë aktuale, me krimin, me drogën, dhe me një grusht biznesmenësh hajdutë që kanë tre vite që zhvasin paratë e shqiptarëve në tre buxhete shteti që nuk derdhin asnjë përfitim te qytetarët shqiptarë, por frynë xhepat e një oligarkie, e një gjysmë duzine hajdutësh me Ali Babën në krye”, tha Basha.
come again?
=
tash kam me votu per PDerrat une se jan pendu shum Hajdarat.
–
JO REFLEKTIM, POR LARGIM NGA DREJTIMI I PARTISE. KJO BINDE. PD NUK ESHTE PRONE PRIVATE.
Gabimi është njerëzor
E ndodh që dhe gabon
Na kthe 300 milionat
Si shenjë që reflekton.
…
Gabimet janë njerzore
Të gjithë mund të gabojmë
Ringjall Katër Dëshmorët
E ndoshta… të besojmë!
Gabime?!
Mos te ishte per te huajt , ne na kishin fut nen dhe te gjalle fqinjet tane!
Nuk jane gabime ato qe ka be Doktor MORTJA!
Jane krime kunder shqiptareve!
reflektoni ne funksion te te mires se popullit jo ne funksion te ardhjes ne pushtet,duke ber kete populli di vet se kujt i delegon pushtetin.po ju se kini ber kete ne keto 26 vjet prandaj populli e ka zbehur besimin te pd.
Hahahahahahahahahahahaha.Fjalia me komile qe jam degjuar 11 vitet e fundit qe prej vitit 2005-se kur Berisha kerkoi ndjese per piramidat.
Krimet nuk mund te quhen thjesht gabime. Pergjigja per krimin eshte ndeshkimi i kriminelit. Reflektimi eshte nje analize mendore qe krimineli i ben vetvetes por qe eshte pa dobi per shoqerine.
Mba pollizmin se ke per te fituar noc rrokun ne 2017, mos harro ti besh dhe njerezit e aferm te tij deputet qe ta fusin mire gishtin ne 2017
Ju jeni kriminele dhe ushtare te perjetshem te UDBse!
Nuk i ‘ha njeri prrallat tuaja !
Mjere ai qe ju beson !
Ora juaj ………mbaroj !!!!!?
Cfar humoristi eshte bere lulushi.
Pse aq lehte u kaloka lumi?
Ju, si bande kriminale pasi te kryeni denimet, per krimet e bera munde te vini dhe ti kerkoni falje popullit. Por vetem falje , pa pasur pretendime politike.