LETRA/ Ben Blushi zyrtarizon largimin nga PS: Po dal nga kazani i Rilindjes

30 Shtator 2016, 08:32Politika TEMA

Deputeti Ben Blushi ka vendosur që, duke kundërshtuar ligjin e mbetjeve të miratuar nga maxhoranca, të zyrtarizojë ndoshta edhe largimin e tij nga Partia Socialiste.

Fjalën e munguar këtë të enjte në Parlament, Blushi e përcjell perms një shkrimi për “Panoramën”, në të cilin analizon pasojat e ligjit të mbetjeve duke u dhënë njëkohësisht përgjigje edhe shumë prej kritikëve të tij.

Eduard Shalsin, kreun e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend, Blushi e ka krahasuar me shilarësin. Në analizën e tij, deputeti i Elbasanit apelon edhe për disa nga miqtë e mbetur Brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Shkrimi i plotë i Blushit:

Nuk është çudi që të gjithë ata që votuan për të nxjerrë zgjedhjet jashtë Partisë Socialiste, votuan për të futur mbetjet në Shqipëri. Pak a shumë janë të njëjtit njerëz dhe kushdo që ka pritur që ata të sillen ndryshe ka menduar shumë mirë, për njerëz që prej kohësh bëjnë shumë keq.

Unë nuk kam më shpresë tek ata, qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet.

Por meqë në Grupin socialist besoj se kam ende disa miq, sepse të tjerët Rilindja i ktheu në kauçuk armiqësor, dua t’u them diçka që ndoshta nuk e dinë sa duhet. E kam të pamundur të ndiej keqardhje për shumë njerëz aty dhe nuk besoj se edhe ata pak miq që më kanë mbetur, kanë nevojë për  keqardhjen time, çka mund t’i vinte seriozisht në siklet, duke i lënë pa punë.

Sepse edhe me ndihmën time, disa prej tyre bëjnë prej kohësh një punë të merituar: janë bërë ndarës në burim të mbetjeve të Rilindjes. Unë i nxis ta ushtrojnë pasionin e tyre për mbetjet me qetësi, dashuri dhe përunjësi.

Ata ngrihen çdo ditë në mëngjes dhe ndajnë Delirin me Salirin, Salirin me Ilirin dhe Ilirin me Delirin, pastaj me radhë Fatmirin nga Bamirin, Shpëtimin nga Parimin, Liken nga Rimin, Hasanin nga Kazanin, Shukriun nga Sadriun, Markun nga Carkun, Vrasësin nga Marrësin, Kapësin nga Hapësin, Shalësin nga Shilarësin, Patokun nga Bosi, Koçon nga Patosi, Qimen nga Kosi, Qullin nga Klosi, Klosin nga Gjushi, Taon nga Askushi, Blerimen nga Dushi, Elisën nga Sushi, Doganën nga Kaushi, Ndezjen nga Prushi, Tatimen nga Pushi, Puplën nga Kaposhi, Fidelin nga Varoshi, Lezhën nga Ndoshi, Kavajën nga Roshi, Gramozin nga Qoshi dhe Edin nga Koshi.

Për këtë punë paguhen dhe nuk kanë pse qahen. Nëse kjo është punë, i justifikoj kur herë pas here më ndotin duke më dhënë dorën, sepse një nga detyrat që u ka caktuar Rilindja është që në kohën e lirë të ushtrohen në artin e mosmirënjohjes kolektive, për të cilin Rilindja është një shkollë e çmuar nate.

I thashë këto për të treguar se në kazanin e mbetjeve parlamentare në të vërtetë fshihet kalbja e demokracisë sonë të ndotur. Mjafton t’ju kujtoj se si u sollën në Parlament tri partitë kryesore me rastin e lejimit të importit të mbetjeve. Rilindja votoi pro pasi kishte votuar kundër të njëjtin ligj në vitin 2013.

Partia Demokratike votoi kundër pasi kishte votuar pro të njëjtin ligj në vitin 2011. LSI votoi pro importit pasi kishte votuar kundër importit në vitin 2013 dhe pro importit në vitin 2011.

Nisur nga ky shembull, atë që ne e quajmë parlament, çdo popull I botës do ta quante çmendinë të pakthyeshme. Ose të pariciklueshme për asnjë arsye.

Prandaj pyes:

A ka vend të botës ku këto parti mund të votohen ende?

Ku mund të ndodhë që për të njëjtën çështje të kesh tre qëndrime të ndryshme në tre vjet?

Çfarë partish janë këto, nëse akoma mund të quhen parti?

Mjafton të shohësh qëndrimin e PD për të kuptuar se ku ndryshon morali i ricikluar nga mbetjet e riciklueshme. Morali nuk është mall dhe nuk është send, sado plastik qoftë ai në politikë.

Prandaj morali politik nuk mund të riciklohet kaq shpejt pa një proces teknologjik të vetëshpëlarjes së ndërgjegjes. Partia Demokratike kishte një mundësi për ta rrëzuar importin e plehrave. Sepse për fat të mirë kishte një mundësi, që për fat të keq nuk ndodhi.

Duke e konsideruar të pamundur që LSI të grindej me Rilindjen për mbetjet, sërish kishte një mundësi. Nëse PD do merrte pjesë e gjitha në votim, ligji i importit të mbetjeve do ishte rrëzuar.

Ky është ligji që ka marrë më pak vota në Kuvend që nga viti 2001. Mori vetëm 63 vota pro dhe 28 kundër. Nëse Partia Demokratike do kishte mobilizuar të gjitha votat kundër, ai do ishte rrëzuar, por sigurisht PD e tradhtoi ligjin për ta kaluar pa votat e veta, për herë të dytë.

Kjo është një teknikë e vjetër shqiptare: mos shko në votim, në mënyrë që ajo që do, por bën sikur nuk e do, të fitojë me votat e kundërshtarit, sepse edhe ai e do. Ja pse mbetjet e Qeverisë së kaluar

që e miratuan këtë ligj në vitin 2011, nuk erdhën fare në votim. Ata donin që ligji të kalonte, siç kaloi. Por Kazani i mbetjeve parlamentare është më i thellë dhe nuk mbaron këtu. Tani Rilindja dhe PD po sabotojnë edhe referendumin si të vetmen mundësi që ligji i mbetjeve të rrëzohet në popull.

E para, natyrisht do ta kundërshtojë referendumin duke u bërë partia e vetme në botë që zgjedh kryetarin me referendum dhe i mohon popullit të drejtën për të bërë referendum për ligjet. Kushdo që e neverit Rilindjen, siç është rasti im, nuk mund t’i uronte fat më të mirë.

Rilindja duhet të hyjë në histori si të gjithë ulokët ideologjikë perms një kazani me rrota dhe jo me biçikletën e socializmit të ricikluar siç e quajnë me përkëdheli, të gjithë ata që punojnë natë e ditë për të ndarë në burim, Delirin me Salirin.

Por nëse Rilindja tund kanabisin si lulen e flirtit të saj me të ardhmen, ajo nuk mund të fajësohet plotësisht për dashurinë për mbetjet. Këtë sentiment e ka të huazuar, sepse Rilindja, në përgjithësi, nuk e njeh dashurinë.

Kur vjen puna te mbetjet, ajo ka marrë me qira qëndrimin e Partisë Demokratike, siç merren në një dasmë taksitë me qira. Në dasmën e mbetjeve, dhëndri është i PD, nusja është e Rilindjes, ndërsa paja është e industrisë së riciklimit.

Për ta mbyllur këtë kronikë, duhet të shtoj se dasma u bë në një kazan, kurse taksinë e pajtoi LSI. Por Rilindja nuk është vetëm në mbrojtjen e kauzës së kazanëve. Partia Demokratike po bën gjithçka për ta sabotuar referendumin për mbetjet.

Natyrisht duke e mbështetur ajo e rrëzon referendumin. Sikur të isha një riciklues, do ta paguaja PD që të mbante pikërisht qëndrimin që po mban. E vetmja mënyrë që referendumi të mos bëhet, apo nëse bëhet, të rrezikohet, është pjesëmarrja aktive dhe e frytshme e PD, çka po ndodh.

Nëse Partia Demokratike rreshtohet në këtë kauzë, sigurisht që njerëzit nuk do votojnë vetëm për plehrat, por edhe për partitë, çka në fakt është e njëjta gjë dhe PD e di që mund ta ndihmojë shumicën duke thirrur në kutitë e votimit, pakicën.

Kjo është mënyra më e poshtër për të sabotuar një kauzë dhe natyrisht Partia Demokratike nuk ka nevojë të mendohet për të nxjerrë qeset e përdorura të hileve nga kazani i vet i ndryshkur.

Ky pra është kazani i mbetjeve te tri partive të vjetra parlamentare. Ato nuk kanë asnjë ndryshim, asnjë ditë, me përjashtim të ditës së zgjedhjeve, kur përpiqen të ndajnë mbetjet në mënyrë klasike: plastika më vete, druri më vete dhe letra më vete, dhe natyrisht të gjitha për vete.

Njëra merr plastikën e fjalës së lëvizshme të burrit, tjetra drurin e hurit të gurit dhe tjetra letrën higjienike që fshin gjurmët e mbështetjes pas murit. Ky është një kazan elektoral që unë e njoh shumë mirë.

Prej tij nuk do dalë kurrë më, asnjë gjë e pastër. Ai mund të riciklohet, por asnjëherë nuk do pastrohet. Prandaj kam vendosur të dal përfundimisht që aty për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët.

33 komente në “LETRA/ Ben Blushi zyrtarizon largimin nga PS: Po dal nga kazani i Rilindjes”

  1. ben says:

    E ke gabim Blush
    Ne shqiperi ajo qe duhet ricikluar realisht jane shqiptaret.
    Nese shqiptaret I trajton si njerez ju thua te verteten nuk ke gje ne vije.
    Shqiptaret duhet ti tallesh ti genjesh ti helmosh ti vjedhesh ti vrasesh ti prostituosh dhe mundesisht po pate fuqi ti peshtysh cdo dite ne fytyre atehere ke shans te te vlersojne e te te votojne.
    Ja shif komentusit e sektit rilindas ca do thone per te me dhene te drejte!

    1. Edkari says:

      Ne PS mund te kene mbetur dhe nja dy apo tre kokrra
      e ne se ikin dhe keta mund te thuhet me siguri se PS
      eshte nje bande komplet kriminale.

  2. Fevzo says:

    Je nje delijant i pandreqshem dhe nje parazit i pashprese beni huri nga hauri………..

    1. tom says:

      Perse?!
      Sepse kerkon ndryshime?
      Nese ke interes ta kuptoje,Fevzo komentuesi,por nese je popull i thjeshte,eshte fatkeqesi te besh tifozin per njerezit e korruptuat te PS,PD,LSI.
      Jemi gati te vritemi ne shqiptaret per njeren apo tjetren parti,por harrojme se po mbajme ne kembe nje grup maskarenjsh te te gjitha kraheve,njerez te korruptuar ,qe jane pasuruar me votat tona.
      Duhet te qerohen keto parti dhe ndofta,ndofta vjen nje parti e re me djem te rinj te pakorruptuar dhe kapur dhe bejne dicka per ate vend.

  3. LORA says:

    Ky qe e njihka kaq mire kete kazan (patjeter qe e njeh ,se e ka gjellitur per dy dekada dhe eshte protagonist I vendimarrjes per kete problem) do te dilka I paster nga kazani !!!!!!!????
    Me vjen mire per derexhene aktuale ,te dale mendsh e te dalun doret,te blush-dalzotes-nano-kurves.
    TUNG.

    1. tom says:

      Nese je Lora qe komenton shpesh,me vjen keq qe behesh pale.
      Mos e barrazo veten me komentuesit teveqele tifoze.
      Duhet ndryshim.
      Ndofta jo nga Blushi,por djem te rinj,te studiuar dhe te pakapur.
      Mjaft me me keto parti hajdute(PS-PD-LSI)
      (Shkruaj tani me nje nick tjeter dhe shaje Tomin)

  4. Alqi says:

    E ti je i pari o zoteri qe duhet te flakesh, je ricikluar aq shume sa duhet te futesh ne kazan ti e shume te tjere ne ate parlament qe vec popullin nuk perfaqsojne.

  5. Shoku Qatip says:

    “Blushi, i fundit i Nanoisteve” cmimi 10 leke e gjeni ne librarite e Tiranes.

  6. blushi J says:

    E ke thare blushi ashtu si te eshte thare edhe mendja ty. Po ti je nje mbetje per vete qe do perfundosh jo pe riciklim, por per jashteqje

  7. Koco says:

    Ne se Blushi i etiketon ” Kazan plehrash ” Tre partite kryesore parlamentare duhet te kete te qarte se vete ky zoteria ka qene dhe eshte pjese perberes plehre e ketyre kazaneve te cila na kane mare frymen e mendjen keta delenxhinj te fjales keta pordhamane e megallomane bythe mbajtes te gardhi .” Me mire djepi bosh se shejtanin brenda “.

  8. Neutrino says:

    Ke harruar të ndash edhe Blushin me Karabushin

  9. @ says:

    Ne Shqiperi duhen pastruar partite qe te pastrohen kazanet (e plehrave)

  10. Brisku says:

    Do dalesh nga kazani i Rilindjes dhe do perfundosh ne kazanin e te harruarve.
    Deri tani, çfare beje brenda atij kazani?!
    Padyshim je nje djale i mire, por kam frike se kesaj here e bere hapin me te madh se takati! E shfrytezove bukur kazanin e Rilindjes, pasi nje politikani me sindromen e “gruas se lene pas dore”, i dha padyshim skenen e duhur teatrale, por kam frike se jashte atij kazani, je thjesht nje anonim. Mendoj se ke trajtuar me shume mendje-lehtesi dhe diçka te rendesishme, qe i shpeton syrti tend, tani qe ke vendosur vetveten ne qender te vemendjes;
    Piket i merr ish partia jote.
    Eshte ajo qe ka investuar gati 15 vjet mbi ty. Eshte ajo se bashku me “Rilindjen” aktuale, qe nuk te mohuan edhe kur raportet i kishe kompromentuar thuajse teresisht, duke te garantuar karrigen e deputetit dhe ne fund Partia Socialiste dhe vete “Rilindja” u treguan mjaft te kujdesshem duke frenuar thuajse gjithmone me sukses, perballe provokimeve dhe sulmeve te tua, kunder-sulmet ndaj teje. Te lane skenen qe kerkoje me aq ngulm dhe ne fund edhe kur ti po i shfrytezoje hashiqare per interesin dhe projektin tend politik, nuk te shporren, por lane te ikesh vete.
    Ne PD do te kishin sodomizuar.
    Anti-ramizmi dhe anti-berishizmi, shprehin thjesht pozicion, por nuk jane te mjaftueshme per tu servirur si projekt politik. Nese me te vertete mendon se je ne gjendje te ndryshosh gjerat, nese me te vertete mendon se je ne gjendje te krijosh ndjekesit e tu…, do te isha shume i lumtur per ty edhe pse nuk e mohoj do te isha jo thjesh i habitur, por i shashstisur.

  11. analisti says:

    Te ngrihesh ne mengjes dhe te lexosh ben blushin do te thote qe te te eci dita mbare,ky parazit mediatik qe per parim ka lekun nepermjet pushtetit,gjate kesaj legjistrature nuk ja dha ky i gjati kete mundesina ,e la pa nje post ministror,megjithe presionet qe perdori me qendrime,analiza,fjalime e turli lloj marifetesh.Rama dhe P.S~ja u treguan shume tolerant me te,ose me e thene me troc duke testuar ne opinion qendrimet e tij kane arritur ne perfundim qe individi blushi nuk ka ndonje vlere per P,S i kane hapur rruge qe ky te beje zgjedhjen e tij,po jo brenda P.S.Gjate leximit te promemorjes lexova disa personifikime,po nuk gjeta Bibilushin,denushin,fredushin e shume te tjere.Ti i ben thirrje socialisteve qe te te ndjekin ty,se ti je ardhmja e ketij vendi,ti je me i mencmi,ti je me i ndershmi,ti je per fukarane vetem ti mund ti dalsh per zot shqiptarve,po socialistet te njohin shume mire,ti je nje parazit ne P.S dhe normalisht parazitet dalin me jashte qitje dhe nuk futen ne materialet e gjelbera qe riciklohen,po futen ne kategorine e plehrave,prandaj te qote rruga mb….

  12. Petro says:

    More ju ketu, jane apo s jane te tre partte plehera?kesaj pergjigjuni.Se kush eshte Blushi e dine te gjithe.

    1. Lugati says:

      Mos shani lugatin e ripjelljes enverokomuniste kryeministin me krahun e ti te djathte sali berishe kurven
      .o shqipe jane gjith me i ven o popull..zgjuhuuuuuu shqipe.jasha ripjellka..osht komplet teater ka drejte blushi

  13. Ermir says:

    Ike plaku mere ike ,ja dhe nje pleher me pak…

  14. BERISHIZMI DHE NANOIZMI, POR DHE METIZMI JANE PADISKUTIM LINJAT E MAFIAS SHQIPTARE KETO 25 VITE GJOJA DEMOKRACI, PLURALIZEM, EKONOMI E TREGUT TE LIRE. POR KUR NDER TE SHUMTE NE RADHET E BANDAVE TE BERISHES, NANOS DHE METES HYRI DHE DJALOSHI BEN BLUSHI, MADHESIA E KESAJ BANDE APO E KETYRE BANDAVE ESHTE E JASHTEZAKONSHME, SEPSE KA DHE SHKRIMTARE+GAZETARE ME KOSTUM TE GJYSHIT E BABAIT PER KARIERE. BEN BLUSHI VETEM HUMBI NJE SHANS NE JETE, TE BEHESH VERTETE QYTETAR NE KUPTIMIN DHE GENIN E QYTETARIT, POR ESHTE VIKTIME E MENDJEMADHESISE SE KOLEGEVE E SHIKEVE TE TIJ ANETARE ME KOHE TE BANDAVE TE TRIOS MONSTER BERISHA+NANO+META. IK E MOS BEFSH KURRE PREOKUPI O SHARLATAN ME “KULTURE” TE “MADHE”.

  15. Emiljano says:

    Nji gje esht e sigurt ne shqiperi,te gjithe politikanet majtas apo djathtas qofshin as e kane rrujt dhe as do e rrujne k…n nonjihere per popullin.Vit per vit premtime,genjeshtra dhe ata jane prape ne pushtet dhe as ju futet asnji gjemb ne kembe.kjo gjendje per fat te keq do vazhdoje derisa keta mbeturina te komunizmit te mos jene me ne pushtet sepse esht krijuar nje elite qe ska fare lidhje me popullin e thjeshte.Ndoshta brezi tjeter ka fat me te mire se ne .

  16. Nostradamus says:

    Ah mor Blush sa kot po ja fut. Nuk ke faj se nuk te dha ndonje kocke Rama. Mbyllu ne ndonje kazan dhe shkruaj libra per qejfin tend se nuk i lexon dikush tjeter. Tani do te harrohesh bashke me ate humbamenon qe as shqip nuk flet tamam.

  17. pro says:

    ..me i rendesishem do te ishe ne tufe..,por..ju e dini..

  18. mirel says:

    Per hair Blush, po plerat kane marre ere te keqe dhe kane infektuar shume komentues, qe e duan fort ate kazan.
    Me vonese, po dole ama. Vetem mos prit ndonje elektorat te madh me vete.
    Eshte qelbur shume

  19. un dora vet says:

    o mirel me i qelbur eshte vet blushi si …….islami fenomeni islami pra kaci eshte degrdim kozmik a di njeri ta dikreditoj der ne cfarosje fenomenin islami .seriozisht ndjehem keq nga kta lloj karateresh sikur me vrasin kalamajt per tu mare zemren per t’a dhen dhe ndonje kafshe kanibaleske qe eshta duke ngordh

  20. un dora vet says:

    o mirel me i qelbur eshte vet blushi si …….islami fenomeni islami pra kaci eshte degradim kozmik a di njeri ta dikreditoj der ne cfarosje fenomenin islami .seriozisht ndjehem keq nga kta lloj karateresh sikur me vrasin kalamajt per tu mare zemren per t’a dhen dhe ndonje kafshe kanibaleske qe eshta duke ngordh

  21. NjeQytetarOptimist says:

    Populli thote nje llaf vulgar dhe te merituar kur mbush kupen: “Ik ere pirdhu”.. Je nje deshtak..

  22. Rr. B. Gramshi says:

    Qe dole nga partia apo politika dhe qe bere mire apo keq eshte zgjedhja yte, por po te shikosh tere kronologjine e kesaj “aventure” rezulton se ke dale pa dinjitet.

  23. sami says:

    Nuk e lexova shkrimin ,por nqs je kaq parimor dorzo edhe mandatin e deputetit sepse e ke marr nga PS

  24. Bardhi Tolabi says:

    Nese deri dje,e kam share kete koqe Blushin,sot me takon ta “falenderoj”.Falenderimin e “meriton”,sepse u largua nga PS-ja dhe mete largim e pastroj ate nga nje plehre apo mbeturine le ta quajme si te duam.U largua nje parazit,nje bukeshkale,nje fjalaman e grafoman,nje delenxhi e i pabukes,nje intrigant e mafioz,nje hajdut e tinzar,nje qe nuk di se cfare epitet tjeter duhet ti vesh…
    Tani ta shohim se sa bythe ka per te patur me ate particken qe ka per te ngritur.Kam frike se as Kicoja nuk ka per ta votuar,pamvaresisht se deri tani ka “ecur”.Ka ecur por jo vete,ka ecur duke u mbeshtetur prej PS-se dhe prej te tjereve…
    U shpor dhe nje plehre nga PS-ja,te shohim kush e ka rradhen mbas tij…

  25. Labi says:

    Disa komentues nuk e kuptojne qe edi Rama po e shkateron partine soc.po do ta shihni ne 2017 ne zgjedhje,po ate here eshte vone.

  26. nari says:

    Beno ,do te na mbushesh mendjen se je me i zoti se Ed Rama ?
    Mundohu te meditosh pak dhe do te kuptosh se i vjen as ke thembra.
    Ti don Tos Nanon se Ai te perkedheli duke te bere minister.

  27. Akili says:

    O Ben Ben zgjithe nje nga te dyja o kazanin e naos ose kazanin e kac islamit tek i dyti ki kujdes se mundet te gjeshe dhe plakun mere dhe vai me det pastaj O ben ci bere vetes.

  28. plehrasateduash says:

    Prsh,!
    Gazeta Tema nga 1 tetori do publikoje vetem komente me profil te vertete.
    Sa nga ju 5-10 veta qe komentoni me lloj-lloj pseudonimesh do mbeteni pa pune,,,,

  29. Korçari says:

    Më në fund po pastrohet Partia Socialiste nga një PLEHRË si ky Blushi. Sikterrr…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje