Çfarë thotë Rama për deklaratat e tre viteve më parë kur kundërshtonte importin e plehrave!

29 Shtator 2016, 21:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se i qëndron të gjitha deklaratave që ka dhënë në shtator të vitit 2013 kundër importit të plehrave në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë u shpreh se nuk bëhet më fjalë për plehra të rrezikshme të cilat groposen apo digjen, por për mbetje të cilat janë të rickiklueshme.

Rama shtoi se kur ishte në opozitë si kundërshtar i ligjit që propozoi qeveria e djathtë, kundërshtoi edhe riciklimin e mbetjeve, për shkak se ende nuk ishin krijuar kushtet për këtë industri, atë të riciklimit, raporton Express.

Të gjitha që i kam thënë i nënshtruaj prapë sot, i them sërish. Ajo që kam thënë në atë periudhë për këtë çështje nuk lëvizin asnjë presje, i them prapë, që Shqipëria nuk mund të importojë plehra. Unë besoj që po bëhet e qartë për të gjithë ata që për shkak të mungesës së informacionit, apo propagandës që synon të luajë me emocionet e tyre kanë një ndjeshmëri shumë të lartë, dhe që plehrat janë mbetje të cilat nuk mund të ripërdoren më. Për këtë arsye digjen ose groposen.

Këtu nuk flasim për plehrat, që është kryekëput ndryshe nga ligji i shkuar, ne kemi ndaluar çdo formë importi të plehrave për arsyeje djegieje apo groposje në Shqipëri. Bllokuam edhe hyrjen e mbetjeve të riciklueshme, të vetëdijshëm që po bënim diçka që për një periudhë kohe do të shkaktonte probleme për industrinë. Por duhet të krijonim kushtet që në momentin kur të ishim gati, ne mund të bënim hapjen e rrugës për lëndët e para dytësore siç quhen, jo plehrat”, u shpreh Rama.

4 komente në “Çfarë thotë Rama për deklaratat e tre viteve më parë kur kundërshtonte importin e plehrave!”

  1. Delirama says:

    Delirant psikopat. Delet shqiptare si te PD-se and PS-se ndjekin delirant si Sala dhe Rama deri ne vdekje.

    Po i beni varrin femijeve tuaj o qorra.

    1. reforma e plehrave nga plehrat says:

      Rama mashtron si edhe tre vite me pare. Vetem qorrat sociqelbsina nuk e shikojne kete. Po sikur Bunkeri i Rames te kthehe ne kazan plehrash nga italia, do ta pelqent Edvin Rama.


      Edvin Rama, Shqiperia nuk eshte as e jote as e imja.Ti je i perkohesh nepolitike dhe ne kete dynja. Gabimi juaj ose kjo tradheti ling nga nenshtrimi ndaj mafjes ekonomike dhe integriteti juaj si njeri e politikan ne dyshim te plote tani.

  2. Skerdi says:

    Ky eshte debil i rrjedhur! I ka ikur cipa tashme.

  3. butrinti says:

    Delirama! Mbetjet e riciklushme nuk jane plehra . Ato jane lende e pare per industrin e riciklimit .Bota e qyteteruar ka 10–15 vjet qe i ka fraksionuar e grumbulluar dhe paketuar per tu riperdorur si lende e pare industriale ato qe jane te tilla , dhe kjo behet duke filluar nga cdo shtepi . Ne qofte se ju kujtohet (kuptohet ne qoftese ja u lejon mosha ) ne shqiperi ktheheshin per riciklim prodhimet e qelqit kundrejt nje vlere qenuk e mbaj mend . E njejta behet sot ne vendet e zhvilluara por nepermjet kompanive te licensuara per grumbullim dhe perpunim . Ketu nuk ka asgje te ndotur apo qe sjell ndotjet sepse edhe mbetjet e rrezikeshme ju dorezohen kompanive qe jane te paisura per pastrimin e tyre . E njejta gje ndodh edhe me mjetet , makinerite dhe paisjet e ndryshme e deri te uzinat e fabrikat qe dalin jashte pune . Thuaja keto edhe Meros qe te mos behet KKoqe kandari si bashe e Fevziu. Nje trajtim i tille i mbetjeve do te sjelle pa dyshim pasterti ne te gjitha qendrat urbane , klime me te shendeteshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje