Mimi Kodheli: Armët kimike u demontuan në Bari, askush nuk protestoi atje

29 Shtator 2016, 19:47Politika TEMA

Lëndët kimike siriane, të cilat Shqipëria i refuzoi 3 vite më parë, janë demontuar në një port në qytetin italian, Bari, pak kilometra larg bregdetit shqiptar.

Mbi këtë fakt hedh dritë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila thekson se askush nuk protestoi në Italinë fqinje kundër këtyre lëndëve.

“Armët kimike, në fakt lëndët kimike, pasi vetëm kur bashkohen bashkë shndërrohen në armë kimike, për të cilat u ngrit një shoqëri e tërë në këmbë, janë asgjësuar pak milje larg bregdetit shqiptar, në një port në Bari, Itali.

Askush nuk u ngrit atje kundër këtyre lëndëve, pasi kishin marrë garanci nga ndërkombëtarët. Garanci që e dhanë edhe në vëndin tonë”, u shpreh Kodheli ne Kuvend.

Qeveria refuzoi 3 vite më parë demontimin e armëve kimike siriane në territorin shqiptar, pas protestave të Shoqërisë Civile, të cilët e panë si rrezik për popullatën një proces të tillë.

4 komente në “Mimi Kodheli: Armët kimike u demontuan në Bari, askush nuk protestoi atje”

  1. Baba Tomori says:

    Si mund te na krahasosh me italianet!? Kane dije, kushte teknike dhe specialiste te kualifikuar. Ketu ka vetem nje toke lakuriq dhe politikane rrumpalle.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ce pyet !! Desh dogjen Kryeministri e u be nami.. U mblodh shoqeria civile dhe oooo burra te shpetojme vatanin (me plehra) se te huajt dhe pucistet po na helmojne vendit tone te dashur.. Doli dynjaja sikur erdhi ndonje bombe berthamore e padeshiruar.. U hodh ai Ziguri, Guri (nje specie gallat) dhe uzurpoi ekrane e radio derisa I rane vesht ne toke shoqerise civile..

  3. Ylli says:

    Idioti mbetet idiot si kur nuk e ka te drejten e fjales se lire ashtu edhe kur e ka. Turme qorre qe e genjejne me biskota.. lane milionat te ikin ne Itali.. Po pse ore kush kujtonit ju se do e bente demontimin Gerdeci?? Po do e benin amerikanet ore hunj gardhi..

  4. sport says:

    Fare milet injorant. Qe nga ministria, gazetaret e me radhe. Nuk thuhet demoni o shtaze. Ne shqip eshte çmontim qe ju çmontofshin hallatet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje