Koalicioni me LSI-në, PDIU-në, zgjedhjet e ardhshme dhe presidenti i ri...sipas Ramës

29 Shtator 2016, 23:22Politika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se çdo koalicion ka tensionet e veta të brendshme, ka momente të vështira, por se në aleancën mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ka ndryshuar asgjë.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se ky koalicion do të mbahet mend, pasi i ka “dhënë mundësinë Shqipërisë të bëjë reformat që duheshin bërë 20 vjet më parë. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.

I pyetur nga për shkrimet e publikuara në disa media që flasin për “krisje” të koalicionit, Rama tha: Fjalët e kazanit (duke ju referuar mediave) kanë mbetur në kazan si mbetje të pariciklueshme dhe përbën kërcënim të përditshëm të çdo lloj të drejte të qytetarëve për tu informuar

Ndërsa pyetjes së a do të jetë në koalicion me LSI-në edhe në zgjedhjet e ardhshme, Rama ju përgjigj duke thënë se kjo do të vendoset pasi të përfundojë bilanci i qeverisë.

“Jemi në diskutime për të bërë bilanc serioz dhe për të përcaktuar piketat e mandatit të ardhshëm. Këtu do përcaktojmë edhe si do të jetë koalicioni, këtë gjë do ta bëjmë publike kur ta përcaktojmë”, u shpreh Rama.

I pyetur se a do të jetë kreu i LSI-së Ilir Meta kandidat i mazhorancës për president, Rama nuk e përjashtoi këtë mundësi.

Rama: Nuk kemi bërë asnjë diskutim për këtë çështje, kandidati do të jetë ai që do të vendosë koalicioni, do ta zgjedhë ky parlament.

Fevziu: E përjashtoni Metën?

Rama: S’kam arsye të përjashtoj ashtu siç nuk kam pse mendoj kaq shpejt.

Rama nuk preferoi të komentonte nëse Blushi do të jetë kandidat i PS-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk komentoj në publik për deputetët e PS-së dhe anëtarët e Partisë Socialiste”, tha Rama.

Sa i përket PDIU-së, Rama tha se është në negociata për të vazhduar koalicionin.

3 komente në “Koalicioni me LSI-në, PDIU-në, zgjedhjet e ardhshme dhe presidenti i ri…sipas Ramës”

  1. Boston USA says:

    Meta president ….oh GOD! Me mire Nishani te marre mandatin e dyte.

  2. reforma e plehrave nga plehrat says:

    “Koalicioni do mbahet mend se e ktheu Shqiperine ne nje Itali e Gjermani te vertete”, thote Krieministri Rama.


    Edhe Saliu ishte i kujdesshem kur bente krahasime por Edvin Rama se ka gale qe e ka kthyer me aleancen e qelbesirave ne kazan plehrash e hashashi Shqiperine.

  3. Cami i Camerise says:

    Koalicion me Shpetim Idrizin!!! Vazhdojne negociatat per te vazhduar koalicionin ? Epo vetem nese anticamin Idrizi e votojne muhaxhedinet e sapo ardhur se ska cam qe ta votoje kete hajdut plehrash qe vjedh xhepat e cameve cdo minute. Hajde Edi Rama ku te ka rene hunda. Nga maja e politikes tek funderinat e shoqerise shqiptare te destinuara te dekompozohen kete mandat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje