Ish-deputeti demokrat: PD vështirë ta ngrejë kokën për një kohë të gjatë, ka rënë në kllapi dhe s’e shpëton as ulja e avionëve e as nëndetesve

30 Shtator 2016, 09:30Politika TEMA

Ish-­deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha i është bashkuar listës së zërave kritikë, që kërkojnë ndryshim të mënyrës së drejtimit të partisë.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ai ka lëshuar një mal akuzash ndaj ish­kreut demokrat, i cili sipas tij e ka ngritur në strategji tkurrjen e PD­së.

Në analizën e tij, Hoxha thekson se një parti pa vlera intelektuale dhe e paorganizuar, kontrollohet më kollaj nga lidershipi i PD­së. Ai mbështet frymën kritike të Selamit dhe Bregut, por jo dhe thirrjen e saj që të largojë Bashën dhe ta sjellë sërish Berishën në drejtimin e partisë.

Në mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka pasur shumë kontestime për mënyrën se si po drejton PD­ja. Disa deputetë kanë kërkuar të rishikohet lidershipi në parti. Çfarë po ndodh sipas jush?

Partinë Demokratike së fundi e ka prekur një “sëmundje”. Është infektuar nga fenomeni i tkurrjes dhe kjo po bëhet në mënyrë aq sistematike sa që duket sikur nulizimi i partisë është bërë pjesë e strategjisë së tyre. Nulizimi është shterimi intelektual, politik dhe organizativ i një force. Më shumë se sa për shkaqe të paaftësisë organizative, nulizimi në PD bëhet për një qëllim të caktuar. Kjo strategji e futur tashmë në “programin” e partisë është bërë për t’i hequr PD­së vlerat intelektuale dhe ta lërë forcën kryesore të së djathtës të shkojë drejt zeros. Kështu siç ka nisur PD­ ja do ta ketë të vështirë të ngrijë kokën për një kohë të gjatë.

Kujt i intereson kjo zoti Hoxha?

I intereson atyre duan të kenë kontrollin total të partisë. Kontrolli i partisë në çdo pore, është i mundur vetëm atëherë kur të kenë “dezertuar” nga partia të gjithë intelektualët dhe këta të jenë zëvendësuar me njerëz të rreshtuar pa mendim politik dhe organizativ. PD­ja i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një forcë e madhe. Nëse nuk do që edhe më tej të mos tkurret, duhet të heqë dorë nga strategjia e nulizimit.

 Për çfarë ka nevojë PD-­ja në këto momente?

PD-­ja ka nevojë të hapet, që të dëgjojë zërat kundër, të analizojë problematikat si në qendër dhe në bazë pa qejfmbetje, duke i mënjanuar klanet. Nuk mund të bëjmë një sy qorr dhe të zhvendosim problemet që ka funksionimi i PD­së te problemet që ka kjo qeveri. As ulja e avionëve, as nëndetëset dhe as 1001 problemet që janë evidente nuk sjellin rimëkëmbjen dhe besimin e PD­së te qytetarët. Nuk jam i vetmi që mendoj kështu, pasi kjo është konstatuar nga shumë kolegë që kanë kontribuar në vite brenda të djathtës. Ne na gërryen meraku për partinë tonë dhe nuk e shohim dot në këtë gjendje kllapie ku ka rënë. Këtë lloj thirrje për ndryshimin e strategjisë së PD­së e bëj prej katër vitesh.

Sa merren për bazë në PD kritikat tuaja por dhe të tjerëve demokratë me kontribut në parti?

Në të mirë të kësaj force të cilës i përkas, unë jam i detyruar të evidentoj problemet dhe t’i artikuloj ato. Nuk e di nëse më dëgjon njeri, por do të vazhdoj derisa partia të ketë ndryshuar.

Ju thoni se PD-­ja është marrë peng. Nga kush?

E kam thënë edhe më parë që partia është marrë peng. Ajo me kohë duhej të ndahej nga pengmarrësit. Derisa nuk ndahet qartazi nga ata që e kanë zaptuar, normalisht që gjithnjë e më shumë do të tkurret. Sot, PD­ja vuan për vlera intelektuale, kur intelektualët i ka pasur me shumicë, sot PD-ja vuan rëndë për mendim politik dhe organizativ, të cilat u panë jo më larg se në zgjedhjet e fundit në Dibër. Sot më shumë se kurdo Partia Demokratike sundohet nga individi dhe nuk drejtohet. Duke qenë sa më e vogël, kjo forcë është më e lehtë për tu sunduar.

Pse nuk po funksionon lidershipi i PD-­së?

Për shkak se asgjë nuk ka ndryshuar në funksionimin e PD­-së që nga humbja e 2013. Nëse e kemi ndërmend të bëhemi të besueshëm në masën e gjerë të qytetarëve shqiptarë dhe këtu nuk e kam fjalën për vetëm për militantët demokratë duhet t’i përveshim mëngët që tani që të shkëpusim nga vetja hijen e së kaluarës që na shoqëron. Lidershipin e PD-së, në këto vite është treguar i papërgjegjshëm me partinë që shqiptarët mbanin shpresë. Është koha të tregojnë përgjegjshmëri. Është koha të nxjerrin e të mbajnë përgjegjësi

3 komente në “Ish-deputeti demokrat: PD vështirë ta ngrejë kokën për një kohë të gjatë, ka rënë në kllapi dhe s’e shpëton as ulja e avionëve e as nëndetesve”

  1. Alban Luma says:

    Sepse ja ke ulur koken ti o Fatos Hoxha me bemat tuaja ne Kukes per tete vite si deputet qe ende vazhdojne te komentohen dhe do komentohen gjate.Ende je gjalle ti.Po nuk ke faj ti se pa asnje merite ishe per tete vjet deputet i Kukesit dhe nuk le gje pa bere.Pra shkurt e shqip.Nuk ke lene gje te keqe pa bere ne ate zone.

  2. Skypion says:

    Ky koktrashe,eshte “demokrati” tipik prej te cilit kane marre shkas historikisht klishete pezhorative per demokratet,nga te majtet kryesisht.
    Kur nje socialisti i flet per PD-ne apo demokratet,ai vetvetiu perfytyron tipa te ketille.Portrete te tilla,ftyra te tilla.Jane pikerisht individe te tille koketrashe,qe ia kane nxjerre bojen PD-se ne vite.
    Partia Demokratike ka pasur historikisht nder intelektualet me te mire ne vend.Por ,pervec tyre,per fat te keq,ka pasur edhe tipa te tille si FAtos Hoxha.
    Me shkollim,deri diku,por qe ne cdo aspekt,duke filluar qe nga artikulimi,te duken analfabete.Analfabete me shkolle te larte!
    Per fat te mire,ky soj i keq,ka patur pak hapesire ne PD.Sot,ka edhe me pak.Neser ,shpresojme qe te mos kete fare.
    Duke e ndjere kete,ky berllok,ky fshatar 24 karatesh,mundohet te beje kritikun!
    Tmerr!Fatos Hoxha flet per intelektuale!E pike e zeze!
    Po ta shohesh ne rruge nje surrat te tille,te duket si ata shoferet e furgonave te linjes Kukes-Tirane!

  3. Vaso says:

    PD si shpetim sipas ketij dhe Bregut ka rikthimin e Berishes,atehere ajo do zhbehet fare jo me te ngreje koken nga kllapia.

    Bregu dhe ky tipi qenkan te rrjedhur totalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje