Tre ditët e Doktorit i mbyllur në shtëpi dhe diçka që nuk e dinim për Bashkim Finon

30 Shtator 2016, 13:17Politika TEMA

Iniciativa e një referendumi nga ana e Partisë Demokratike për bllokimin e ligjit në fjalë, që vetë opozita dje në pushtet e kishte miratuar me më shumë boshllëqe se ky aktuali, i sjell në kujtesë ish truprojes së presidentit dhe kreut të PD-së Berisha, një tjetër referendum. “Doktori dhe referendumet nuk kanë marrëdhënie të mira”, thotë Izet Haxhia në këtë intervistë për DITA-n, “dhe të mendosh se në atë të parin, ishte i plotfuqishëm në vend”.  

 

-Izet, në referendumin e Kushtetutës këtu e 22 vjet më parë, në 1994-n, ti ke qenë i përfshirë?

Ndiqja Saliun nëpër fushatë. Referendumin për miratimin e kushtetutës do ta quaja “referendumi i euforisë”, që do ta bënte Berishën “sulltanin” e ri të Shqipërisë. Gjithçka filloi vrullshëm. Në funksion të këtij referendumi u vu gjithë makina shtetërore. Zhvilloheshin nga disa mitingje në ditë, jo vetëm në qytete por edhe në fshatra. Televizioni i vetëm në atë kohë RTSH i hapte e mbyllte lajmet me këto vizita e mitingje “madhështore” a thua se ishim kthyer në vizitat e Enverit që bënte dikur rrallë e për mall nëpër Shqipëri. Si duket Berisha edhe këtu u mundua të kopjonte Enverin, paçka se tani na ishte bërë një antikomunist i tërbuar. Kronikanët e këtyre mitingjeve të përzgjedhur nga Aida Shehu kuptohet, pasi dorëzonin kronikat e mitingjeve madhështore tek shefja e tyre, kjo e fundit futej vetë në dhomën e montazhit për të përzgjedhur pjesët e këtyre mitingjeve e mesazhin e tyre me porosi të shefit të madh.

Në atë kohë fushatë u përpoq të krijohej imazhi nga ana e Berishës, sikur kjo kushtetutë që do miratohej ishte në të mirë të gjithë shqiptarëve, do i shërbente pajtimit kombëtar etj, për këtë gjatë vizitave në disa rrethe të caktuara u organizuan takime me njerëz të vjetër, por me bindje të majta e reputacion në ato zona.

-Dhe këta pranuan?

Jo vetëm njerëzit e zakonshëm. Bile më kujtohet që kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Bashkim Fino i PS, doli edhe në tribunën e mitingut në krah të Berishës, në mbështetje të këtij referendumi.

-Fino, seriozisht?

Po, Fino ishte në tribunë dhe, në mos gaboj, ka folur në përkrahje të referendumit bashkë me kryetarin e rrethit Sokrat Kalivopulli. Dhe Berisha si duket nuk ja harroi këtë nder, duke e zgjedhur atë si figurë të pranueshme për kryeministër të qeverisë së Pajtimit Kombëtar në 1997. Dhe duke hedhur poshtë kandidaturën e Pandeli Majkos të propozuar nga socialistët, me pretekstin se siç e kishte etiketuar Berisha, “është një i sëmurë psiqik”.

-Ke “kujtime” të tjera nga Gjirokastra?

Po sigurisht. Gjithashtu më kujtohet që kur ishim në zonën e Gjirokastrës gjatë fushatës për referendumin, u arrestua Arben Lika, debutet i PD, njëri nga themeluesit e saj dhe student i Dhjetorit me akuzën e kontrabandës nga Kakavija. Edhe këtë student të Dhjetorit që kishte mbetur bashkë me Azemin, Berisha e bëri kurban të propagandës në kuadër të referendumit.

-Propaganda për çfarë?

Sikur PD dhe ai po luftonin korrupsionin, ndërsa Azemin e bëri disa vite më vonë kurban në funksion të kauzës së tij për ardhjen sa më shpejt në pushtet. Fushata ishte aq intensive, sa nëpër fjalime të ndryshme Berisha filloi të thërriste qytetarët e grumbulluar në miting, me emrin e qytetit ku kishte bërë mitingun paraardhës. Besoj shumë njerëz i mbajnë mend, se janë kthyer në barcaleta. Në Patos për shembull, ju drejtua popullit me fjalën “të dashur roskovecarë”, sepse sapo ishim kthyer nga mitingu në Roskovec. Duke parë këtë atmosferë “madhështore” kuptohet e rreme, Berisha dhe stafi i tij menduan se fitorja do të ishte e sigurtë dhe nuk u futën duart në kutitë e votimeve. Por propaganda e tipit komunist të këtij referendumi, gjithashtu edhe puna nën rrogoz e një pjese të PD që ky referendum të mos kalonte sepse duke ndjerë rrezikun e miratimit të tij që do kthente Berishën në një padishah të kohëve moderne, një pjesë e drejtuesve të PD me Eduard Selamin në krye u treguan pasivë dhe nuk punuan për këtë referendum.

-Nuk ra në sy kjo?

Po ki parasysh që Selami, i cili u quajt fajtori kryesor për humbjen e referendumit, si pasojë e kësaj u përzu nga PD rreth 9 muaj më vonë për të marrë arratinë për në Amerikë. Siç u tha më vonë, këta pra e sabotuan me qëllim mosmiratimin e referendumit.

-Po të tjerë nga PD-ja kush ndenji ftohtë?

Meksi, për shembull, nuk më kujtohet të ketë ardhur fare atë Natën e humbjes.

-Është e vërtetë që Berisha mendoi fillimisht ta kthente rezultatin në pro referendumit, pastaj u frenua?

Humbja e referendumit ishte një goditje traumatike për Berishën, i cili u mbyll në shtëpi për tre ditë e preu komunikimin me të gjithë. Si duket gjatë këtyre tre ditëve Berisha u mendua gjatë. Jo për dorëheqje siç ka thënë ai diku, por për një hakmarrje që do vriste përfundimisht demokracinë në PD dhe do ta kthente atë në një parti militare të drejtuar nga falangat e SHIK-ut të Gazidedes.

-Ç’ndodhi tjetër natën e 6 nëntorit 1994?

Saktësisht është fjala për natën pas referendumit, rezultatet e të cilit i ndiqnim nga presidenca. Aty rreth orës 11 të natës u kuptua se kishte humbur projekti dhe më kujtohet që u hodh një ide e tillë për të ndryshuar rezultatin nga eksponentë të ndryshëm të PD, si Rexhep Uka, Tritan Shehu, Zhulali e disa të tjerë. U thirr edhe i kudogjenduri Gazidede. Unë nuk di bisedat konkrete që janë bërë në zyrën e Berishës e çfarë ka thënë ai për këtë, por kujtoj bisedat me këto personazhe që dilnin pas takimit në zyrën e Berishës dhe më thanë që po mundohemi. Por si duket, nga frika e një diskreditimi ndërkombëtar është bërë tërheqja nga kjo ide e përmbysjes së rezultatit.

-Dmth frikë nga të huajt…

Po patjetër, se të ishte për socialistët, nuk pyeste njeri për ta. Problemi ishte se nuk ka pasur mbështetje sepse edhe Rajersoni (ambsadori amerikan) ose ka qenë larguar, ose ishte marrë vendimi për largimin e tij e nxjerrjen në pension nga administrata e Klintonit. Dua të them që kjo administratë po e vëzhgonte me vëmendje këtë referendum, sepse aty kishte edhe një nen që i hiqte të drejtën që Berisha i kishte dhënë vetë Janullatosit për të drejtuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Edhe në sajë të ndikimit të lobit grek në administratën Klinton me anë të këshilltarit të afërt, grekut Stefanopullos, që në atë kohë kishte ndikim të madh tek Klinton…

-Kjo padyshim ishte goditje e madhe për Berishën. Ti ke qenë “dora e ngrohtë” asokohe, por dhe ne si bashkëkohës nuk mbajmë mend ushtrim dhune, të paktën hapur…

Pikërisht. Shiko, aty Berisha kuptoi se me “demokraci” mund ta humbiste pushtetin sa hap e mbyll sytë. Ai përdori çdo demagogji. Për shembull, në Dukagjin gjatë referendumit Berisha deklaroi se kushtetuta e re do jetë e mbështetur në kanunin e Lekës, a thua se po sanksionim në Kushtetutë gjakmarrjen! I gatshëm për çdo lajthitje, ku nga njëra anë predikonte pajtimin kombëtar e nga ana tjetër thoshte që frymëzohej nga kanuni i Lekës.

Këto nuk pinë ujë, dhe Sala nxorri “mësimet e duhura”. Kështu, nga frika e humbjes së zgjedhjeve të Majit 1996 u bë masakra zgjedhore e 26 Majit, duke vrarë përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Kjo, duke na sjellë vitin e zi 1997. Duhet thënë se referendumi i humbur i kushtetutës në 1994 në mënyrë poshtëruese, nxori nga brenda Berishës atë përbindëshin që përçau shqiptarët, vrau shtetin, vrau zgjedhjet e lira. Jo vetëm kaq, por shënoi fillimin e vrasjeve politike dhe futjen e krimit në politikë, dhe më e keqja vrau shpresën se ne shqiptarët mund të bëjmë shtet demokratik e të së drejtës. Dhe gjendja e sotme e tregon më së miri se çfarë bëri ai përbindësh me emrin Berishë. Që na paska filluar të reflektojë dhe të kërkojë “falje” për ligjin e plehrave, duke thirrur për referendum. Dhe kush? Ky “pastërtor” që e bëri vendin llum./ DITA

29 komente në “Tre ditët e Doktorit i mbyllur në shtëpi dhe diçka që nuk e dinim për Bashkim Finon”

  1. Edkari says:

    Nuk eshte e vertete ajo qe thote batakçiu ne arrati.
    Bashkim Fino doli ne tribune dhe i tha gjirokastriteve-
    -vota eshte e lire e votoni te lire per ate qe doni-
    dhe Sali Berisha u kthye dhe e pa Bashkim Finon qe
    ne ate kohe ishte kryetari BASshkise Gjirokaster.
    Mund te gjinden dhe filmime nga ai takim dhe do shifni
    si maloku ka hapur thesin e genjeshtrave me siguruar
    buken e perditeshme.
    …………………………………………………………………………..
    ndersa une do u them dhe nje fakt qe jo shume e dine.
    gjyshja Bashkim Finos eshte jevge kosove dhe ka qen
    ciclope.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ti qeke nje njeri I degraduar..

    2. Ivani i madh says:

      Ti o trap te ka paguan mire plaku matuf i lajthitur Berisha gjithe diten te rish e te presesh artikullin e radhes per te hedhur vrerin ndaj te gjitheve qe akuzojne babain tend kriminelin e tradhetari e kombit e Shqiperise Berisha qe kete e dine te gjithe edhe ti o vogel seksual po nuk te intereson. Per kete paguesh qe ti sherbesh padronit dhe kur ke kohe te lire ti pastrosh veglen me ndonje gojore ose pastrim b…me gjuhen tende pastruese e te bute. I pafshi hair zanatit se ke zgjedhje tamam sic je dhe je gatuar e sbehet ndryshe edhe sikur ti vere radhen familjes.

    3. Sali Trapi says:

      Ti duhet te jesh vete Berisha.. Dhe ku ka genjeshter ne keto qe thote Izeti. Vete dalja e Finos ne tribune krah Berishes ishte mbeshtetje per referendumin. Ka qene i vetmi Kryebashkiak Socialist qe foli ne tribune me Berishen

    4. Korabi says:

      C’donte Fino tek mitingu i kundershtarit politik? Po ky Fino e ricikloi ne 1997.

    5. L leshi says:

      O ti me ate emrin qe te shkon se ashtu duhet te jeni te gjithe si fis CARA po mbylle nje here o ty mbyllte se i degjenerove te gjithe verioret dhe do thone pastaj se jeni te gjithe njesoj……k….ra.

    6. harillaqi says:

      EDKAR! Na rrofsh b…n.Injorant.

    7. Bushi says:

      IZET Haxhiaj! Bravo,bravo,bravo.Na zgjove disa kujtime te hidhura qe zor se fshshihen nga kujtesa e popullit shqipetare.Je i madh.Je i zoti,trim,i ke te rralle shoket,paske nje kujtese te shkelqyer.Ti i shkruan keto ngjarje,dhe une kur i lexoje,me kujtoheshin tamam keshtu siç po i radhit ti ne kete tregim.Jane te gjitha te verteta ato qe thua per superkriminelin Sali Berisha.Ti po i sherben me ndershmeri vendit tend me keto deshmi kaq brilante e kaq te domodoshme per prokurorine.Por dihet se prokuroria nuk ka me fuqi te beje nje sherbim kaq te madh per shqiperine,duke arrestuar Berishen dhe familjen e tij.Duhet nje prokuror trim si ty,qe ta beje ate veprim,e te ngelet hero.Deri tani e ke treguar vehten se je nje nga patriotet me te medhenj,duke rrefyer krimet e sali Berishes dhe te tjerve,qe ja kane patur me hile popullit shqipetrae.

    8. Edkar a me ha nje car?!
      Nuk te paguaj per te be keto komente pa lidhje !
      Me leket qe te paguaj ty kisha pagu Ciljeten e Greten dhe ju kisha prek dhe iriqin !
      Mendo per tet eme per para se te besh komente per nenat e te tjereve !
      Ty do te pelqente sikur une te thoja gjithcka per mamin tend?

    9. Jani says:

      Ti qenke Salehu per zotin

  2. Lal Prenga says:

    Doktor MORTJA eshte pergjegjes per gjithcka !
    Nuk I kuptoj ata njerez qe i dalin ne krah!
    Fjaleve te Izetit do u shtoja dicka, shkaterrimin e qindra objekteve industriale e bujqesore, infrastruktures dhe pervojes njerezore!
    Me vjen keq qe as shtypi as organet hetimore nuk merren me kete pune !
    Pushteti i Doktor Mortjes hyn ne periudhat me te erreta te kombit shqiptar!
    Ne permendim dhe perkujtojme pushtimin italian dhe gjerman !
    Te jeni te bindur se asnjera pale vrau njerez per qejf.
    Asnjera pale largoi mbi nje milion shqiptare dhe ua dogji token e te pareve per mos tu kthyer me!
    As Italian e as Gjerman shkaterruan uzina, stalla, frutore e vreshta!
    Asnjera pale hapi shkolla serbe , greke apo turke e arabe !
    Perkundrazi ata hapen shkolla shqipe ne Cameri, Kosove e Maqedoni!
    Doktor MORTJA eshte njeriu me I lig qe ka nxjerre ky popull!

    1. Cudia says:

      Ata njerez qe i rrine ne krah doktorit do kuptonin aq sa edhe Izeti kuptonte ne kohen e tij. Keta tipa e kuptojne vetem kur e kane ne by..e. Me pas jane te kenaqur qe jane gjalle.

    2. bob says:

      Saliu eshte MONSTER.

    3. london says:

      o lal bravo per komentin

  3. Robi says:

    SALKARI KE TURNIN E PARE SOT? SA E KENI RROGEN DITORE?

  4. SaliTrapi says:

    Ti duhet te jesh vete Berisha dhe ku ka genjeshter ne keto qe thote Izeti. Vete dalja e Finos ne tribune krah Berishes ishte mbeshtetje per referendumin. Ka qene i vetmi Kryebashkiak socialist qe doli ne tribune me Berishen.

  5. Sali Trapi says:

    Ti duhet te jesh vete Berisha dhe ku ka genjeshter ne keto qe thote Izeti. Vete dalja e Finos ne tribune krah berishes ishte mbeshtetje per referendumin. Ka qene i vetmi Kryebashkiak socialist qe foli ne tribune me berishen

  6. xyx says:

    ai arben lika esht tipik shkerdhat shkodre. ka bo contraband sa osht mush me pare. dhe vetem me mbyll ceshtjen penale ka dhon 80 mij dollar . dhe 80 mij dollar ne ato vite jan baraz me 2 miljon sot.
    llogarit! nji cunak shkerdhat shkolle,me 2 miljon dollar per me dhon bakshish. po ,kushedi sesa I kan mbet per vete.
    sala nuk ishte trap. nuk rrifte huj n havan se ndryshe s do kish mbijetu der m sot. ai godiste atje ku donte dhe tamam. godiste fajtoret e vertet. packa se fajtor ishte krejt poplli hajn kriminel trafikant shqiptar. sala godiste ke donte ,sepse per me gjet kriminel s kishte pik problem. sepse sic thot konga
    “n parlament
    fol’ Spartak ngjela
    krejt shqiptart
    jan kriminela”!

  7. ts says:

    Kam lexuar per jeten dhe bemat e Pablo Eskobarit e bile edhe nje pjes te serialit te xhiruar e mjaft te suksesahem ku pushteti qe krijoi me paran e kontrollit te droges (gati 85%) ,desh gjunjezoi shtetin Kolumbian ! Vrasje dhe eliminime si brenda kartelit te tij dhe jasht saj, si gjykates e politikan te asaj kohe qe nuk esht e larget, se flasim per vitet 80 dhe deri gati ne 94 ! Edhe vet toka dridhej nga gjakftohtesia dhe aftesia kriminale e ksaja bande nen urdherat e tij per te vrar kedo pa meshir qe i dilte ne rugen e frenimit te tij Edhe ne burgun qe vet ndertoi , ne marveshje me qeverin Kolumbiane per ti shpetuar ekstradimit ne SHBA, nuk mundet te rinte dot pa vrar dhe ndonese ne popull kishte mjaft simpantizant ,sepse kish ndihmuar mjaft te varfer ,kur i erdhi fundi, e abandonuan edhe besniket e tij dhe fundi dihet tashme perfundoi me nje plumb mbas veshit !
    Bera kte parahyrje te gjej te perbashkten e shtetit Shqiptar me ate Eskobarin Berish dhe Kolumbis me Eskobarin e saj !
    Ndryshimi esht se ne Shqiperi udheheq banda Berish , dhe esht vet shteti qe e ka mar ne mbrojtje dhe ky shtet paturpesisht i ka parashkruar ter krimet ,vjedhjet ,mashtrimet e tradhetin ! Ky shtet nuk guxon te mbroj qytetaret e saj sepse esht vet i inkriminuar ne pabesit ,korupsion ,krim e hajni ne te gjitha qelizat, qe ky Eskobar i pavdekshem i injektoi qe diten qe mori pushtetin dhe sa koh te jet i paprekshem ,kjo band nen hijen dhe vezhgimin e tij, do mbetet kjo qe esht ! Ky perbindesh ja ka kaluar Eskobarit Kolumbis dhe ky popull do mbetet akoma shum vite jetim pa nje udheheqes atdhe dashes e populldashes !………

    1. Ti ke lexu per Escobarin dhe bukur e gjen krahasimin, i vetmi ndryshim me Kolumbine jane Bananet!
      Por nuk besoj te kesh lexuar per ndonje Doktor qe i ka be popullit te vet ate qe i ka be Doktor MORTJA !

  8. suldomi says:

    Votet e referendumit nuk eshte e vertet qe nuk u manipuluan, por huliganet e PD-se ishin aq te trashe sa atje ku ishte vene kryqi te JO-ja ata i vune kryq edhe PO-se, keshtu qe ato flet votimi u quajten te pavlefshme. por Izeti nuk e dinte se c’fare ndodhte ne qendrat e vitimit.
    ,

  9. taulanti says:

    keto jan genjeshtra te Izetit..ne qe jemi nga malesia e gjakoves e njohim mir se kush Izeti dhe vellezerit e tij. .Ata ishin bythelepireist te ish presIdentit berisha..derisa u fut Fatmir Haklaj per vrasjen e zotit Hajdarit..fatmiri e kapi nga veshi Izetin qe ta nxirrte ne prit z Hajdari per ta elementar. .Mos te ishte ky shkak ky palaco njeri do ishte sot akoma njeriu qe do I nderronte pelinat familjareve te Berishes..Prandaj nuk ka malesor qe nuk I njeh Kete familje shkerdhat

  10. pro says:

    ..Arben Lika mashtroi studentet e shkolles amerikane se do t’i çonte per studime ne Amerike dhe me sa di nuk ju ktheu leket e biletave…,po ngaterrohesh ?!…nga kjo i erdhi denimi..si mashtrues.

  11. Sula says:

    Une jam nga gjirokastra,dhe e mbaj mend shume mire ,qe Bashkimi Fino ,doli ne tribune dhe ishte pro referendumit te berishes.Une jam socialist,-u cudita me Bacin tone.Izeti ka drejte per cka tregon.

  12. Azemi says:

    Se pari turp per gazetat dhe gazetaret qe ju japin kredibiletitet nje krimineli ordiner izet haxhise
    Ata qe ju besojne genjeshtrave e shpifjeve te izetit jane me keq se izeti.Per inat te Berishes mos bini kaq posht.

    Izeti ja lejon vetes te thote gjithçka i shkon ne mendje duke harruar se izetin e njohim me dhembe e dhemballe.Po te mos ishte izeti ,Azemi akoma do te ishte gjalle ka then miku i izetit kriminel e bashkpunetor ne vrasjen e Azemit jaho mulosmani.
    Ky je ti izet qyqari

  13. Toni says:

    Sali Berishen shumica shqiptareve se kan dashte kurr(veç kriminelat e ata me aftesi te kufizuar mendore ).Ne diten e mitingut per refendum 1994 kam qene me dy shoke ne Kukes (per pune tregtie) por kur kemi hyre ne nje restorant gati te gjithe njerezit aty thane erdhen kta derrat e sales por ne ju spjeguam qe ne nuk jemi derrat é sales por ishte rastesi qe ishim aty edhe ne nuk mund ta shifnim me sy ate kriminel

  14. petrit says:

    Po Bashkim Fino ka marre pjese ne nje miting me Berishen , Por ka deklaruar : ju ftoj te merni pjese ne referendum dhe te votoni ate qe gjukoni me te drejte ,sipas vullnetit tuaj .

  15. alphade says:

    Nje roman me titull: ” Monstra e Vicidolit” !
    Ashtu si ” Drakula” ,rumune
    “Makbetihi” , i Shekspirit .
    “Don Kishoti” , i Servantesit !
    “Arkipeshk Ruxheri” , i Dantes !
    Etj.etj.etj.

  16. Jak-Boston says:

    Nje i njohuri im ish deputet i PD ne ate kohe, kur une e pyeta te nesermen se cpo behet se me sa di une referendumi ka humbur, ai me sinqeritet me tha, po ashtu eshte jo vetem ka humber po ka humbur shume thelle.
    Ajo qe po bejme tani eshte qe te rregullojme letrat sikur ka humbur me pak diference.
    Dhe kur u shpall rezultati doli ashtu sic me pati thene mua deputeti ne ate kohe.
    Pra Izet referendumi u manipulua plotesisht, por nuk iu a mbajti me e permbys rezultatin per aresyet qe une nuk i di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje