BATUTAT/ Rama në Fier: Ne duam që njerëzit ta shohin dhe të argëtohen me Berishën, jo të marrin seriozisht marrëzitë e tij

30 Shtator 2016, 18:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar gjatë pasdites së të premtes, një takim me fermerë të Qarkut të Fierit.

Gjatë këtij takimi ai ka folur edhe për aktualitetin politik.

Rama foli për importin e mbetjeve, kultivimin e hashashit, ngjarjen tragjike të vdekjes, akuzat e opozitës dhe kritikat ndaj medias.

Ai nuk ka lënë pa thumbuar Sali Berishën, që sipas Ramës, është bërë gazi i botës.

“Ne duam që njerëzit ta shohin dhe të argëtohen dhe jo të marrin seriozisht marrëzitë e tij.

Aq më tepër që ju ndryshe nga unë dhe Gramozi (Ruçi) nuk e keni të detyruar që ta keni afër, ju e keni me një sustë.

Ju lodhi prraf sustën shkoni te ‘Bang Bang’ dhe shikoni kartona se aty janë shokët e Saliut.

 Ça të them unë, se mos është vetëm Saliu”, u shpreh Rama.

9 komente në “BATUTAT/ Rama në Fier: Ne duam që njerëzit ta shohin dhe të argëtohen me Berishën, jo të marrin seriozisht marrëzitë e tij”

  1. Baba Tomorri says:

    Ju, mbase jeni ne kohen e argetimit, z. Kryeminister, ne vazhdojme te jemi ne gjendje lufte per mbijetese.

  2. Edkari says:

    Berisha te ka perdhunuar si ka dashur
    aq sa u detyrove e ike naten per tere naten.
    Megjithate ti nuk e di fundin tend politik
    por dhe sa borxh je fut ke shqiptaret qe
    do duhen disa Edirama qe ti fusesh ne dore
    e te nxjerresh inatin.
    Mund te perfundosh dhe si Kadafi mbasi
    revolta popullit po afron por ka dhe mundesi tjera.

    1. iLirKar says:

      Ehhh more iEditKar. Ngele duke bere avokatin e Saliut. Çfare te paskan bere komunistet… Shiko se ka gjasa ti ngjash brigadierit te sat Ëme. Me duket normale te sulmosh e te shash Edi Ramen, por te besh karshillik duke lavderuar Saliun, tregon se ke probleme mendore.

    2. Qamili. says:

      Or taj edhe une prej malesh kam zbrit por nuk shaje njeri or taj,kam respek per vendin ku rri or tej, na flliqet fare or tej shko
      puno si une or taj e mos u merr me poltike se qeke k….. me zile or tej,o tkeme per djal une mo mire deke se sa ti o k… edit.

  3. vito says:

    O Rame mblidh mendjen. Berisha ka vrare e ti thua njerezit te argetohen e te mos e marrin seriozisht.

  4. mirel says:

    Po tamam, 26 te vdekur..eshte gallate e madhe.
    HECEt jane qyfyr me vete.
    Koncesionet nga ana tjeter jane gjeja me gazmore e shqiptareve qe rrine pa paga apo helmohen nga gazi.
    Gazi i te qeshures shperthen fort..

  5. Lal Prenga says:

    E vertete dhe ti aty te kartonat je!
    Shkarravina e Rilindjes dhe Doktor MORTJA tallin topet me delet shqipfolese!
    Doktor MORTJA nuk ben per te qeshur njeri, fatkeqesisht!
    Cfare te pengon z.Piktor ta denoncosh?????

  6. Ledio says:

    Cfare thote Kushtetuta dhe ligjet e shtetit Shqiptar zoti Kryeminister? Nuk shkohet me perpara me humor edhe batutat e tua.

  7. Don says:

    Berisha nuk ka bere marrezi qe ne te tallemi por ka bere krime te llahtarshme qe po na bejne te lengojme si popull. Detyra jote si kryeminister dhe si qeveri eshte te zbardhesh evidencen e krimeve ekonomike dhe politike dhe qe ti denoncosh ato ne organet e drejtesise. Keshtu nuk e kalon dot klasen o Kryeministri i shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje