Henri Çili: Cikli reformist i Edi Ramës duhet të vazhdojë një mandat të dytë

3 Tetor 2016, 09:48Politika TEMA

Nga Henri Çili

Në nisje të mandatit të kësaj qeverie, në ditën kur ajo po inaugurohej kam botuar një ese të gjatë ose një libër të shkurtër “Kundër-reforma, një shpjegim subjektiv mbi 23 qershorin”. Në atë moment unë përfaqësoja një zë minoritar dhe shumica e shqiptarëve, një milion vota, kishin vendosur të zgjidhnin Edi Ramën kryeministër, që sipas meje kishte një program regresiv dhe me një populizëm in extremis, të cilin unë e gjykoja shumë të dëmshëm për vendin. Jo më vonë se disa javë më pas Edi Rama ra viktimë e kësaj fryme superpopuliste që ngriti vetë. Në vend pati protesta kundër asgjësimit të armëve kimike dhe ai u tërhoq nga një vendim për shkak të tyre. Ky detaj m’u kujtua kur po ndeshim në rrugë, në media sociale, në opinion publik një temë të re: çështjen e importit të mbetjeve, për të cilën fatmirësisht zoti Rama ndërroi mendim dhe me disa rregullime ligjore arriti me guxim ta votonte një ligj të tillë. Në esenë e përmendur më lart kuintesenca ishte kjo: Edi Rama përdori një populizëm regresiv për të mbledhur vota dhe do të bjerë shumë shpejt viktimë e këtij populizmi në qoftë se nuk do ta braktisë atë. Sa më shumë dhe sa më shpejt ta braktisë Edi Rama programin e 23 qershorit, aq më mirë do të ishte për të dhe për Shqipërinë. Tre vjet më vonë jemi në një situatë ku dallohen së paku tri fenomene.

Fenomeni i parë është se jemi në kulmin e një kundërshtimi laraman ndaj qeverisë dhe ndaj Ramës personalisht, në të cilin mblidhen grupe ekstremiste, ziliqarë, intelektualë të mbetur pa kauzë, të hatërmbetur të çdo lloji dhe moralistë publikë të çdo ngjyre. Dhe kjo krijon përshtypjen sikur është një masë e madhe shoqërore që kundërshton politikat e qeverisë dhe zotin Rama përtej defekteve që ai ka “duke provokuar me stilin e tij komunikativ sentimente që nuk kanë të bëjnë me thelbin por janë qëndrime”.

Fenomeni i dytë është se jemi në kulmin e populizmit, ku aktorë të ndryshëm publikë janë duke adaptuar me shpejtësi kauza populiste që janë sa irracionale aq edhe të dëmshme për shoqërinë. Ata e bëjnë këtë vetëm që të krijojnë një front kundërshtimi ndaj qeverisë dhe kryeministrit pa kapur idenë e një lidhjeje të përbashkët të shumë anëtarëve të këtij fronti. Në këtë kuptim zëra, nga ish-kryeministri Berisha te kryetari i opozitës Basha deri te politikanë të rëndësishëm si Blushi janë duke adaptuar qëndrime, të cilat bëjnë të duken shumë racionale dhe shumë të moderuara qëndrimet e Aleancës Kuq e Zi para vitit 2013.

Fenomeni i tretë dhe më i rrezikshëm është krijimi për herë të parë i premisave për organizimin dhe përfaqësimin politik të ekstremit të majtë në vend, e nxitur edhe nga presioni i retorikave në vendet fqinje, retorikave alla Corbyn, atyre antiglobaliste etj. Në Shqipëri ky rrezik nuk ka ekzistuar asnjëherë në këto 25 vite edhe për shkak të neverisë që ka patur vendi ynë për shkak të komunizmit.

Është rasti të ndalemi pak dhe të shohim ç’ka ndodhur këto vite. Ndonëse Edi Rama erdhi në pushtet me një program regresiv dhe përfaqësoi një frymë antireformiste, rrugës kryeministri Rama adaptoi shpejt disa elementë, të cilët paradoksalisht iu kundërvunë këtij programi populist “duke tradhtuar disi votën e 23 qershorit ose duke bërë gjëra që shkonin përtej 23 qershorit”, megjithëse nuk pati një braktisje të drejtpërdrejtë të atyre premtimeve aspak të përshtatshme për zhvillimin e vendit. Disa prej këtyre reformave për mua do të ishin me kosto shumë të madhe për kryeministrin dhe Partinë Socialiste, reforma që kanë krijuar territore apo ishuj të vegjël rezistence, të cilët mbledhur së bashku nën artin e përdorimit të populizmit krijojnë përshtypjen e një kundërshtimi të madh ndaj kryeministrit Rama. Shpejt e shpejt po rendis disa nga këto reforma: Reforma territoriale krijoi një kosto të madhe duke lënë jashtë zyra të shtetit dhe batakçillëkut lokal dhjetëra e qindra zyrtarë dhe interesa në komuna dhe bashki që u zhbënë nga ndarja e re territoriale.

Reforma në arsimin e lartë krijoi kundërshtim frontal në radhë nga të gjithë filozofët e vjetër dhe nga një armatë pedagogësh të sistemit shtetëror të arsimit (jo të gjithë por pjesa dërrmuese) të lartë, që nënkupton 90% të kapaciteteve të sistemit tonë të arsimit të lartë, të cilët helmojnë përditë opinionin publik duke u përpjekur të ruajnë një gjendje të mjerë të sistemit punist në arsimin e lartë shqiptar, të cilës reforma Rama i dha fund.

Reforma për nëpunësit civil dhe praktikat gjithnjë e më të mira të rekrutimit në administratë sidomos në atë të lartë kanë krijuar pakënaqësi shumë të madhe të socialistëve, të cilët nuk mund të kalojnë konkurset që i kanë prerë rrugën kalimit masiv nga partia në administratë, ndonëse ka akoma shumë për të bërë në këtë drejtim dhe tendenca është e mirë.

Formalizimi i ekonomisë, ideja që një ditë kontrolli tatimor do të vijë dhe do të kërkojë rregull në dokumentacion, do të sjellë kosto në biznes ka krijuar një pakënaqësi të madhe si edhe ka rritur kostot administrative të biznesit, sepse nuk është bërë gjithçka dhe gjithnjë me performancën më të mirë të mundshme.

Një reformë e rëndësishme është kontrolli i territorit. Me gjithë koston e bllokimit të ndërtimeve kjo reformë ka dhënë efekt duke ndalur një babëzi të jashtëzakonshme te ne për të shkatërruar mjedisin, rrënuar territorin dhe prishur paratë me shëmtira urbane dhe inxhinierike. Kjo ka qenë një nga dramat më të mëdha tonat në këto 25 vite.

Dhe e fundit, reforma në drejtësi për të cilën Rama rezistoi, këmbënguli edhe pse ajo mund të njihet si reforma e ndërkombëtarëve. Kjo reformë ka krijuar një tërbim të papërmbajtur në korporatën e drejtësisë. Dhe të gjitha këto grupime, kosto reale të reformave të rëndësishme, reformave të mëdha, të gjitha jo populiste, të gjitha me kosto njerëzore dhe emocionale për aktorët njerëzorë që kanë prekur, ose interesat apo traditën politike shqiptare, duket se kanë krijuar një front laraman kundërshtimi dhe rezistence ndaj qeverisë: madje kanë krijuar një front zëmadh që bërtet shumë. Por a do të thotë që janë shumicë?! Në parim për të gjitha mendjet racionale të këtij vendi, për të gjithë aktorët shoqërorë me peshë dhe ata që shkojnë përtej interesit personal të momentit, një hatërmbetjeje apo një tensioni, të gjitha janë reforma që meritojnë përshëndetjen e elitës shoqërore, intelektuale dhe të ekspertëve më me zë, sepse janë reforma me karakter të qartë modernizues, kundër interesit elektoral të kryeministrit apo Partisë Socialiste e shumicës së majtë në tërësi, që i ka votuar këto reforma. Të gjitha këto reforma do të meritonin një duartrokitje apo së paku një mirënjohje tek aktorët e përgjegjshëm të shoqërisë. Krijohet përshtypja edhe nën efektin e mediave që ato kanë mbuluar me kundërshtim thuajse totalitetin e shoqërisë shqiptare.

Përkundër kësaj, Edi Rama nuk ka guxuar në shumë prej fushave. Nuk ka guxuar të heqë dorë nga idiotësia e taksës progresive, e cila ishte një nga arsyet e ndalesës dhe të rrënimit ekonomik të Shqipërisë. Ishte një masë me një kosto të jashtëzakonshme administrative për biznesin shqiptar dhe e provuar me aspak rendiment për të ardhurat dhe arkën e shtetit, që më shumë prishi punë se sa rregulloi, ose rregulloi aq pak sa ishte e parëndësishme para asaj që prishi. Edi Rama nuk ka guxuar të përballet me të vërtetën e idiotësisë së shëndetësisë falas me në krye ministrinë përkatëse, si një pamundësi absolute për t’u bërë në një shtet të varfër si Shqipëria, por edhe sikur Shqipëria të ishte vendi më i pasur është një nga sistemet më regresive që nuk e lë shëndetësinë të zhvillohet. Investimet shpenzuese kanë qenë në shumicën e kohës tipar i buxhetit dhe investimeve publike, edhe pse disa elemente estetike janë shumë pozitive për të ndryshuar imazhin e qyteteve apo Shqipërisë së vizitueshme, kanë bërë që në ekonomi të mos injektohen investime zhvilluese me karakter multiplifikator ose shumëfishues. Po ashtu etatizmi si fryma e përgjithshme e kulturës së të majtës, dhe të majtës socialdemokrate aq më shumë dhe buizmi nëpër administratën shqiptare nëpërmjet zgjerimit të ministrive, agjencive, rregulloreve, vendimeve, udhëzimeve, të cilat të gjitha janë harxhim kohe, ka sjellë ngadalësim dhe rritjen e kostove administrative. Një administrativizëm dhe etatizëm ka shpërthyer dhe ka lulëzuar në administratën shqiptare gjatë këtyre viteve si një frymë e reminishencë direkte e kulturës së majtë, me efekt shumë negativ të ngadalësimit të reformave. Edi Rama nuk ka guxuar të përballet me disa të vërteta të rëndësishme ende domen i populizmit shqiptar; taksat në fshat, taksën e produktivitetit, financimin e politikës e shumë tema gangrenë që mbeten paprekur për shkak të populizmit. Por është në interesin vital të shoqërisë shqiptare që Edi Rama dhe qeveria aktuale duhet të guxojnë për të ardhmen me çdo çmim, përfshi këtu edhe marrjen e një kostoje elektorale, e cila është në pamje të parë, por që shumica e popullsisë e kupton dhe e pranon. Edi Rama nuk duhet të hezitojë, dhe presioni i opinionit publik dhe aktorëve shoqëror duhet të jetë i fortë në këtë drejtim, të heqë dorë nga ky sistem i komplikuar me nivel të lartë dhe shumë jo zhvillues për ekonominë, duke adaptuar një sistem më të thjeshtuar dhe më funksional taksash. Më afër rrugës së tretë në krahasim me progresivitetin e socialdemokracisë. Niveli i biznesit shqiptar është ende shumë fillestar për të përballuar një taksë progresive, biznesi shqiptar është ende në fazë investimesh, kapitalizmi 25-vjeçar shqiptar është ende shumë i dobët për të përballuar këtë, ai ka nevojë për investimet dhe inkurajim, që t’i japë më shumë shoqërisë nëpërmjet punësimit se sa taksimit. Edi Rama duhet të fillojë një reformë urgjente anti-etatiste duke shkurtuar maksimumin e drejtorive, të rregulloreve dhe ligjeve, duke krijuar një proces derregullimi që është tipik për të paktën nivelin e të majtës amerikane dhe të majtën “bleriste”. Duke mbajtur nivelin qendror të politikave në ministri (si ministri politikash) dhe duke ia kaluar nivelin ekzekutiv agjencive qeveritare apo duke bërë shumëçka me sektorin privat, me partneritetin publik-privat, duke zgjeruar koncesionet apo duke i kaluar outsource shumë shërbime që mund t’i kryej sektori privat. Pushteti vetëm mbikëqyr, kujdeset të mos kemi pozitë monopol të mos kemi abuzim. Edi Rama duhet të guxojë të merret me ekonominë që është çështja kryesore e çdo qeverie. “E para është ekonomia”, është një slogan i famshëm i fushatave amerikane. Një profil konkurrues i ekonomisë shqiptare është absolutisht nevojë emergjente ku duhet të drejtohen të gjitha mjetet duke çuar këtu investimet publike me karakter zhvillues, duke thjeshtuar procedurat, duke informatizuar dhe rritur transparencën apo duke i dhënë impuls zhvillimit të atyre sektorëve ku më së shumti Shqipëria ka strukturë dhe mundësi reale kontributi në GDP, të cilët mund t’i identifikojnë më mirë specialistët. Ide të tilla apo çështje të tilla mund të kishte shumë, por ato janë më shumë pjesë e debatit teknik e publik. Sidoqoftë ajo që mund të thuhet në përfundim është fakti që sot kryeministri Edi Rama, kryesisht ai personalisht, por edhe ekipi e stili i tij, përtej nevojës për riorganizim, thjeshtim, vitalizim, përfaqësojnë vullnetin më të rëndësishëm dhe më të besueshëm reformues të shoqërisë shqiptare në këtë kapërcyell të rëndësishëm të ciklit tonë të zhvillimit, ku në shumë e shumë procese jemi vonuar e ku dikush duhet t’i “ekzekutojë” ato me guxim dhe pa patur frikën e populizmit apo kostove elektorale dhe nga ana tjetër ky moment është ndoshta nga momentet e fundit, përpara se disa prej këtyre proceseve të kthehen në të pakthyeshëm. Edi Rama është investim i rëndësishëm i shoqërisë shqiptare, të gjithë ata që e kanë mbështetur, madje dhe ata që e kanë kundërshtuar kanë krijuar një figurë politike me fuqi të madhe, bashkuar dhe me ambicien e tij të rëndësishme si individi dhe siç e thekson ai vetë “për të mbetur në histori”. Ky potencial duhet shfrytëzuar në dobi të shoqërisë shqiptare dhe interesit publik dhe si i tillë cikli historik i nisur nga Rama duhet të vazhdojë përtej një mandati. Duke e kthyer prozhektorin në diçka tjetër. Me gjithë respektin për shpirtin protestues, kontestues, për këdo aktor të shoqërisë shqiptare, duke i quajtur legjitime arsyet e çdokujt nga ato të opozitës politike deri te kredot intelektuale në këtë vend, prozhektorët duhet të orientohen gjetkë: Presion publik Edi Ramës që cikli i tij reformues të kapë të gjithë elementët e jetës së vendit dhe të mbrohet dhe të mos impaktohet nga populizmi. Masat do ta kuptojnë, publiku do ta votonte. Kush e di publikun dritëshkurtër është i gabuar. Publiku në shumicën e tij, përtej ekstremeve apo grupeve skajshmërisht të impaktuara apo emocionale, do ta mbështeste një mandat të dytë, me kusht që ai të ishte reformues dhe dobisjellës për të gjithë.

27 komente në “Henri Çili: Cikli reformist i Edi Ramës duhet të vazhdojë një mandat të dytë”

    1. XhaBarka says:

      Para zgjedhjeve te 2013, ky katundari karagjoz, thoshte qe opozita e atehershme(Rama) nuk ishte gati per pushtet,pra duhej te vazhdonte Berisha ne qeveri.
      Tani po mbur Ramen,nuk do shume mend te kuptosh se cfare jane keta lloj sharlatanesh si puna E ketij Neim ca mut e quajne.
      Ka rene inteligjenca ne nivelin e Neim katundarit,prandaj jemi keshtu si jemi!!!

      1. bureto says:

        Te korrigjosh vetveten eshte guxim. Ah sikur ky te kishte qene ky Çili, dhe te tjere, kaq mendje hapur edhe ne mandatet qeverisese te Berishes, ku pati jo shume prapesira dhe zullume, arsye keto qe e bene elektoratin ta neveriste. Me mire vone se kurre! Ne kete kuptim Çili duhet pergezuar dhe jo kritikuar. Ka apo nuk ka te drejte ne te gjitha ato qe thote eshte tjeter gje. Se nuk ka njeri qe i di te gjitha. Per cdo njeri, rendesi ka qe, per ato qe di dhe i thote, te jete i sinqerte. Sepse Çili njihet si pragmatist sigurisht qe i meshon shume dhe interesave te biznesit te tij. Sikurse dhe njerezit kuptojne ato qe jane ne interesin e tyre dhe konform ketyre interesave, do bejne dhe zgjedhjet. Keto le t’ia leme kohes.

        1. Eri says:

          Duhet me qene shume injorant dhe symbullur per te bere kete koment bureto. Cili eshte ai qe ka qene, perhere dhe i njejti. Ai i sherben pushtetit dhe vjel frytet nga qeveria e rradhes. E mbronte Berishen per te njejten arsye qe mbron Ramen, sepse do te perfitoj prej tij.

          Biles lexoji edhe komentet qe ka bere, e mbron Ramen duke e quajtur vazhdues te reformave te Berishes e jo si rilindasin qe te gjithe besonin ne 2013.

      2. Edkari says:

        Besoj se mandati tjeter do e gjej te cofun.

    2. Spartaku says:

      Luis! Ti thua shkrim i sakt.Une do them shume i sakt.Henri Cili si nje kundershtar i Edi Rames dhe qeverise se tij,ka vene re nje ndryshim ne drejtimin dhe organizimi e qeverise,angazhimin qe ka ai per te bere nje epoke te re per shqiperine.Mua do me vinte mire se kete qe shikon Cili te Edi Rama,ta shikoje edhe disa intelektual te tjere,e te reflektojne drejte dhe sakt pa i bere qejfin njerit dhe mbetje qejfi tjetri.Edi Rama ka te metat e tija por e pergjithshmja eshte shume e mire,ka vizion per te ardhemen.Populli ka shpresa se Edi Rama nuk do te beje ato prapesi qe beri Sali Berisha,por do beje gjera te mira.

  1. LORA says:

    Kujtoj ne 2009 ne fushaten e zgjedhjeve ky fenda e plevitosur neim cili argumentonte,tek Panorama, nevojen e nje mandati te dyte per dr.krimin,si nevoje per finalizimin e procesit te reformave.
    Kujti i kane mbetur trute ne udhe,le te ndjke cil-efendiun.

  2. Qemal Stafa says:

    Kjo monstre eshte specia qe tregon se deri ne c grade mund te degjeneroje njeriu.Kjo specie e peshtire dhe e neveritshme eshte mjrrimi i shoqerise njerezore.Ky i paedikate shkruan pallavra akademike duke mos pase respekt per njerezif po duke i marrr ato per breshka.Kujton ai molusque se nuk e njohin njerezit se kush eshte.Turpi i shoqerise militare per nje voulgaire e ordiner.

  3. Vlonjati says:

    Thjesht fakti qe nje kermill si Cili thote qe Rama ka te drejte, me ben te jem i bindur qe Rama ka gabuar sepse 1. Eshte mosmirenjohes 2. Terheq e mban pas vetes njerez ordinere me kufizime kulturore , duke qendruar njekohesisht indiferent ndaj njerezve me vlera te verteta. 3 Rama eshte i dobet ndaj servileve. 4. Rama eshte i dashuruar me kriminele e llum. 5 Rama eshte i dorezuar ndaj deshires pakufi ndaj parase. 6. Rama eshte prodhim sipas shijes se Kokedhimes. 7. Rama i urren socialistet. 8.Rama ka ndertuar nje administrate mediokre mbushur me socialiste t mebte paafte, lsi-stet e korruptuar dhe pdiu-istet e pazarit.

  4. b says:

    Nuk e lexova shkrimin dhe nuk e lexoj por di te them se me kellire se ky qe e ka shkruar nuk ka.Ky qe ne emision live tha me “do trapi” dhe c’nuk tha e permendi kunder opozites dhe ngriti ne qiell kryeministrin te njejten gje ka per te bere perhere.

  5. Petro says:

    Hahaha foli Ciili, shkaterruesi i pare i arsimt te larte ne vend, nisur krejt nga interesa klientelste.Nje shkolle fasade, ku kalon shumica e femijeve te pasanikeve te rinje shqptare, sigurisht bosh, nga ata qe nuk e marrin arsimin e larte per shkak te mesatares se ulet ne maturen shteterore, pra me nje arsim te pergjithshem te manget(edhe sikur te dine anglisht, nuk dine mire gjuhen shqipe), shkolle qe na mbyti me juriste, kur vendi vuan per shkak te nje drejtesie inekzistente, shkolle qe na mbyti me ekonomiste e financjere, kur vendi vuan nga mashtrimet e bankave, nga falimentimet e bizneseve private dhe nga mos zbatimi i ligjit ne institucionet shteterore.(Cfare shkeljesh konstaton vet kontrolli i larte i shtetit0, shkolle qe nxjerr politikane me kilograme e tonelata qe enderrojne vetem pasurimin e shpejte permes nje posti ne strukturat shteterore.Me ty Cili(vemje) as gjer ne WC nuk shkohet.Asnje fjale per shkencat e sakta, qe mprehin logjiken, moralin, ndershmerine, deshiren e punes.Shkolle bla bla bla.Ne 2005 coc kakariste ky Cili i zgjuar ne grupin e punes se ministrit te arsimt,por shkaktonte vetem te qeshura nen buze e mb buze nga specialistet qe ishin plakur qofte dhe me shkollen e politizuar te diktatures dhe enderronin nje shkolle te nivelit te larte kombetare ne sherbim te vendit.

  6. Edison says:

    Rama do humbase 2017. Me e pakta nuk do jete kryeminister. Tek e fundit nuk eshte se humbem gje. Ja nuk do na behen ministra keta lloj skuthash qe kemi sot ministra e nuk do kemi ne adminustrate keta lloj llumrash injorante qe kemi sot. Rama do shijoje parlamentin si deputet i thjeshte bashke me listen e tij te deputeteve anonime, injorante e te pakulture. Lamtumire Rama.

  7. henricili tip kopili says:

    Ky felliqesira Naim, i cili urren dhe emrin e tij, eshte problemi me i madh i sistemit, eshte komplet nje personazh qe cdo gje e ben per interesa private, si nderhyrjen e tij ne ligjin per arsimin, si keshilltarin neo liberal te Sali Berishes, si ate personazhin publik qe del neper media etj etj.Eshte plotesisht nje e keqe qe duhet pasur parasysh si shembull negativ, per cdo gje qe behet ne kete vend.

  8. braho kaleci says:

    H. Cili je zgjatur shume,mund ta permblidhje artikullin vetem ne nje fjali : ” Mendoja se Rama do bente te kunderten qe beri Berisha por beri te njejtat gjera qe do bente edhe Berisha.

    Kjo do te thote qe per mandatin e trete te Berishes kishe te drejte,reformat e Berishes po i ploteson Rama.

  9. Lpl. says:

    Une them i duhen edhe dy mandate se edhe nje iken shpejt si ky .Jane hapur vetem themelet kete mandat , tani ne mandatin e dyte do hidhen themelet , ne te tretin do ngrihen muret , nuk mjaftoken tre se duhet me i helle çatine edhe nje , dhe nje te peste per ta akomuduar per gjeneraten tjeter ,e cila korrespindon fiks me kete qe predikon dhe eshte investuar Rama , por puna eshte se Shqiptaret duhet te tregohen te durushem deri ate here .Bravo Hajri je burre me mende dhe dijetare i ndritur , je frymzim per politikat e zhvillimit dhe beshtetes i se ardhmes ,per keshtu figurash ka nevoje Shqiperia qe kane vizjone te qarta .

  10. ta says:

    epo duhen bere ministra ata te naltmadhenise apo si ai qe mbulonte trupin me flamur dhe shikonte me dylbi,apo ca zvaranike qe i lepien berishes.

  11. saliu says:

    A e dini ju qe ky Edisoni nuk ha mut kot?

  12. Thanasi qe ta plasi says:

    Dhe kur kete ta thote Henri Cili merret me mend se sa ne rruge te drejte eshte Rama

  13. alber says:

    Edhe psikolo’mgjia me extreme per nga zhvillimi, e ka zor ti beje radiografi ketij sharlatani pederast.Njekohesisht edhe idioti me dallkauk ne bote e din se kush eshte kjo vemje.I vetmi person ne bote qe nuk e din se kush eshte eshte vete maskarai Henrique.Skajshmerisht e pabesueshme qe njeriu te bjete me poshte se ni eli i mutit.Perfundimisht ti maskara nuk mund te fyesh vetedijen e shqiptareve.T U R P KATUNARESK !

  14. Aldo says:

    Lepirje byt*e hapur fare , nuk I intereson me njeriu si duken tek syte e populit. Mjafton qe t’i ecin bizneset private mire. Ne vend te vajzave qe u denuan per ushtrim prostuticioni pak kohe me pare, duhen denuar keta njerez qe kurverohen sa majtas djathtas.

  15. oni says:

    Meqe permende reforme ne adm publike e verteta eshte qe 90 % e te punesuarve vijme nga kasollja Cilit pra UET te tjeret nga Kristal e Vitrine. Nese nuk besoni pyesni

  16. Bena says:

    Shkrim shume I sakte lere cfare shkruajne ata qe nuk e pelqejne H.Cilin

  17. Bekim says:

    Bekim
    Shkrimi eshte problematik dhe i trajtuar drejte e me shume profesionalizem.Nhe pjese e jona nendojne se po pate simpati per nje lloj qeverisje duhet ta mbeshtesesh ne pafundesi. Rrethanat ekonomike e ato politike ndryshojne nga koha ne kohe,dhe njeriu duhet te shohe e perkrahe ate levizje qe e ndihmon progresin shoqeror.
    Sigurisht tek Cili ka dhe interesa personale, por ne nuk duhet te shohim vetem njeren ane te medaljes sepse do te ngeleshim gjithmone ne vend nunuro,isha ne Berishen dhe do ngwl me Berishen se tek Rama nuk pata besim,e per rrjedhoje perseri nuk duhet te kem,pir edhe anasjelltas. Ajo qe behet mire duhet perkrahur e nuk duhet kundershtuar per shkak te disa mendimeve te pa luajteshme.
    Per fat te keq komentuesit tane,nje pjese, jane te porositur per te folur keq per te kur shkrimi bie ndesh me interesat e bosit qe u ka dhene porosine se si te shkruajne.Ata nuk neten me shkeimin,pir ne shkruesin. Zotesi eshte trajtosh e kritikosh shkrimin me argumenta e jo te shash shkruesin. Ky eshte nje veprim qe nuk sjell zhvillim,por vetem turp

  18. ivani i madh says:

    ec er beso keta klloune mediatik si ky katundari HERI DERI ASI E KA EMRIN tjeter shkruante e botonte per Ramen e opoziten e atehereshme e tjeter tani atehere e ndiqte e shoqia e Rames si petagoge tek universiteti mafioz i ketij palo gazetari e analisti.Tani e ndjek ky Ramen se do te beje lek e euro sa te munde se ketij ja ka dhene te drejtat karieristi i pa ndreqshem RAMA te beje reformat ne arsim sipas bindjes e llogjikes se ketij trapi te quajtur Heri ac m…e ka emrin Ky krimb b….na thote se valla miku i tij Rama na ka hyre ne konflikt me pronaret kur eshte e kundera se ai eshte ne koflikt me qytetaret qe i fut ne sher me pronaret me thirjen e tij ndaj qytetareve se– TE DASHUR QYTETARE PA MARE KUPONE MOS U LARGONI NGA LOKALI OSE MOS PAGUANI-dmth rihuni er theruni ju me ta se une ate dua.kur ai per te vene gjendjen ne normalite ne vend te thirjes se me sipereme te vendose– Z.PRONARE E BIZESMENE U KAP NJE QYTETAR PA KUPONIN DENOHET SIPAS LIGJIT ME GJOBE KOFISKIM DERI NE PEZULLIMIN E AKTIVITETIT.—Keshtu shmangte nje perplasje qytetar pronar qe keto kohe ne shqiperi jane shtuar e njerzit paguajne e largohen se nuk duan sher apo seshte keshtu o kameleoni i gropave te zeza Heri .Tu djekerka shpirti ty per arsimin publik dhe se ke problem per tendin privat dhe na i kraheson me ate punist qe atehere jo nenen po dhe babane ta beni e universitetet snxirnin idiote dhe injorante me dipllome po intelektuale e profesiniste te afte qe ndertuan nje vend e arsimuan nje popull te tere dhe ty si mi halesh.

  19. natasha Lako says:

    Henri Cili po flet sikur Edi Rama ka bere nje puc.
    Nuk ka qeveri qe nuk zbaton ato qe ka ne pasur ne programin e vet dhe ate per te cilen e kane votuar.

  20. Anton says:

    Nuk do me pagu taksa Cili do me ju ul, se menon per t’ardhmen e kombit.
    AH pikaaaaaaa o Cili, e dime qe sdo me zbraz xhepat e mbushme me rrenim jetesh.

    Yt TQR

  21. Treviso says:

    Ore, ky qenka armik i hapur i atdheut. Si hidhen poshte gjithe keto reforma qe jane bere, apo ishe mesuar me anarshi. Nuk them se Edi Rama eshte i perkryer. por vendi ka filluar te marri vendin e merituar ne arenen nderkombetare. Jane bere reforma shume te forta ku ka rrezikuar dhe qeverine dhe partine me inisjativen qe mori, por megjithate ja doli me aq sa ka arritur. Per 3 vjet eshte punuar sa nuk eshte punuar per 25 vjet.
    Kjo arritje nuk i pelqen vetem krimineleve dhe tradhetareve te vendit, qe kane punuar gjithmone per agjenturat e huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje