Bllofi i radhës/ Berisha bëhet lëmsh me kryetarin e PS Kukës që ta quajë trafikant, por ai s'është kryetar partie (e ngatërron me kryetarin e tij në Mat)

2 Tetor 2016, 20:36Politika TEMA

Është bërë e udhës që nëse vjen një mesah kundër kundërshtarit të tij politik, sado i pavërtetë e tallës me doktorin qoftë, ai do e publikojë.

Kështu ka ndodhur edhe sot, ku doktori ka nxjerrë një mesazh që i ka ardhur në Facebook që fliste për ara me kanabis të kryetarit të PS së Kukësit. Sipas doktorit, Gëzim Omuri është kryetar i PS-së së kukësit dhe mbjell kanabis.

Mirëpo pas një kërkimi të thjeshtë që Lexo.al bëri në google del që lista e kandidatëve përkryetar të PS-së së Kukësit nuk ka patur fare kandidat Gëzimin që pretendon doktori. Pra, nuk është kryetari i PS-së Gëzim Omuri, sepse nuk ka qenë as në lista për kryetar të PS-së së Kukësit (shih më poshtë Listën).

Ndoshta doktori ka tentuar të bëjë një “gol” pas golit që i bëri policia Kryetarit të PD-së në një komunë të Matit, që kërkohet për kultivimin e 3 tonëve kanabis.

Mirëpo, sërisht ka dështuar. Ky ishte bllofi i radhës i doktorit .

10 komente në “Bllofi i radhës/ Berisha bëhet lëmsh me kryetarin e PS Kukës që ta quajë trafikant, por ai s’është kryetar partie (e ngatërron me kryetarin e tij në Mat)”

  1. gita says:

    Psikopat ja çfare eshte sala.

  2. Saliu po tall B me te gjithe Plehrat says:

    Saliu po tallet qysh moti.Po ju shume shpejt harruat pse vazhdon te tallet Saliu. Shume shpejt harruat premtimin e Rames se do fuste Saliun ne burg. Shume shpejt harruat se plehrat do shenonin tradheti ndaj Shqiperise Mos valle, e ka fajin Saliu qe kemi Lazarat, Ishem, Divjake apo makine transporti droge ne emer te Saimir Tahirit? Po Tom Dosha e Taulant Balla?


    Po si nuk doli nje socialist plehrash te denonte mencurine dhe zgjuarsine e Kryeministrit Rama per mbetjet toksike te botes ne Shqiperine e vogel dhe te varfer, te pazhvilluar dhe te dobet ekonomikisht.Te rrenuar nga korrupsioni dhe harbuteria e politikaneve mafjoze.

  3. Geri NYC says:

    Mos e ka ngaterru doktori me kryetarin e fshatit Qivrym hahahahahaha

  4. Qemal Lushi says:

    Sa per sqarim Gezim Omuri eshte Kryetari i PSD Kukes,komunist si gjithe komunistat e tjere.Sa fituan komunistet e ben Drejtor Tatimesh ne Kukes.Se kush behet Drejtor Tatimesh e din edhe me idioti ne Zelande e jo ne Shqiperi.E hoqen nga puna pas nje viti.Gzimi per aftesite qe ka mund te merret edhe me heroine apo koka e jo me barishte.Kjo eshte absolutisht e vertete.Sqatojeni Berishen.

  5. I biri sheqeres says:

    Ka pjerdhur i biri sheqeres

  6. Albion Çerma says:

    E çfare rendesie ka ketu.Berishes keshtu i kane shkruar dhe ketu nuk kane gabuar.Gezim Omuri pavaresisht se nuk ka kandiduar ai eshte nje i majte me shume se ato qe jane zgjedhur ne krye te PS-se.Kjo parti e beri drejtor tatimesh, me sakte Vexhi Muçmata, megjithese ai njihet si hajdut qe nga koha e komunizmit. Ai eshte marre edhe me trafik heroine permes nje dhenderi te tij, dhe nje baxhanaku oficer i larte policie ne Vlore.Po me shume eshte marre me baxhanakun e Vlores , por se fundi nuk di se mban lidhje se ky oficeri i Vlores e ka ndare motren e gruas se Gezimit.Ndaj me kete rast Berisha nuk ka gabuar se Gezim Omuri eshte me socialist se socialistet.

  7. Kolosjani says:

    Po ku eshte ndryshimi nese eshte Kryetari i PS apo PSD, te njejte jane te dy palet.Problemi qendron a jane arat e tij apo jo.Se cfare dallaveraxhiu eshte Gezim Omuri e njohim te gjithe ne Kukes.Nese e ka bere per ne kuksianet per personin ne fjale,eshte dicka krejt normale.Gezimi e ben sak ate pune,eshte i gjalle.

  8. Amant says:

    Dhe hajde pastaj mere seriozisht kete çifteli te prishur viçidoli. Ky ne fakt eshte niveli i klase sone politike dhe atyre qe levizin ne skakieren e politikes shqiptere per nje çerek shekulli, por qe ne fakt ai vend i meriton perderisa i le qe ty hypin ne zverk pasi e kane plaçkitur, vrare, shitur dhe hedhur ne ere. Shqiptret ende jane ne stadium e durtokasin e bejne tifo per ekipet qe kane zbritur e nuk largohen asnjehere nga fusha e blerte. Tung nga Bostoni

  9. demokrati says:

    Qivrymea i dergon mesazh Sales…

  10. argenti says:

    Sala ka të drejtë Gëzim Omuri është bir komunisti dikur drejtor tatimesh e sot kryetar I PSD Kukës.Llumi i socialistëve dhe aleatëve të tyre janë në poste drejtuese në Kukës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje