Nga Keti Bazhdari
Kjo pyetje mund të mos ngjajë aspak fine. E di, por është e nevojshme karshi gjuhës së disa-ve, që në rrethana të caktuara u bie të menaxhojnë pjesë të rëndësishme të aseteve publike të një komuniteti. Gjuha e përdorur nga këta individ, përvec se jashtë cdo standarti etik që përmban disiplina protokollare, është tregues i një varfërie në koncepte e formim që shpërfill krejtësisht kulturën e njësuar për qindra vjet civilizim e shtet. Këta drejtues,nëse mund të quhen kështu, në vend të ngrejnë një problem të qenësishëm që shqetëson komunitetin, më shumë e shqetësojnë atë vetë. Si bretkosa të acaruara nga thatësira, shkaktojnë më shumë ndotje akustike se kërkojnë zgjidhje për hallin e tyre.
Po’bretkosave apo qënjeve të tjera jo inteligjente u lejohet ta shikojnë hallin e tyre si fatal sepse këtë ua imponon zinxhiri evolutiv, ndërsa te njerëzit kjo s’ka pse ndodh. Dhe në fakt ky është qëllimi i këtij shkrimi; kundërvënje ndaj një mentaliteti fatalist dhe jo ndaj një personi apo grupi të vecantë, se do kisha zgjedhur ta bëja me kohë. Jam e detyruar të marr Shkodrën si shembull sepse fatkeqësisht vetëm në Shkodër materializohet me zë e figurë, banalisht e dhimbshëm, ky mentalitet. Vetëm në Shkodër mund të ekzistojë një kryetar bashkie që të dali para kamerave, të deklarojë zi-në e bukës duke u zgërdhi dhe menjëherë pas kësaj të marr bicikletën me kambës të shtrembët dhe të niset me ble bukën e më pas me fjet në zheg.
Pse flejnë në zheg e jo vetëm në zheg, do e shohim më tej. Tani le të rrimë edhe pak te ligjerata e drejtë: “s’kena bukë me hangër”, të cilës s’i përcaktoj dot një shenjë pikësimi, sepse nuk e kuptoj në është konstatim, habi, revoltë apo panik i një kryetareje bashkie nën efektin e urisë, tamam sic deklaronte dikur një filozof gjerman, Ludëig Feuerbach;- “Ne jemi ajo cfarë hamë”. Pavarësisht se nuk bie dakord me këndvështrimin e Z.Ludvig dhe mendoj se Z. Frojd do ishte më i përshtatshëm për të trajtuar deklaratat e zonjës në fjalë, duke parë se cfarë mund të ketë shkaktuar mosngirja me bukë te zonja në fjalë, them që një farë të drejte edhe mund ta ketë patur Ludëig-u. Megjithatë ajo që më intereson mua, po besoj dhe shumë qytetarëve të tjerë, është se cili mund të ketë qenë qëllimi i një kryetareje bashkie që përsërit e ripërsërit vetëm 3fjalë “s’kena bukë me hangër” ndërsa’ i jepet rasti jo fort i shpeshtë për një përballje live me kryeministrin e vendit? Thua të ketë qenë një taktikë viktimizimi për t’iu dhimbsur kryeministrit dhe ai si për gjynah t’i sillte fonde? S’besoj. Të paktën toni i zërit fliste për krejtësisht të kundërtën. Ateherë i bie të ketë qenë një revoltë. Kuptohet ashtu sic Voltana di të revoltohet…
Dhe pikërisht këtu e shoh të arsyeshme të ndalem.
Pas kësaj “revolte” alla Voltana qëndron një filozofi e rrezikshme mase, më saktë një mentalitet dement, të cilin, ajo vetëm sa ka pozicionin, naivitetin dhe fodullëkun e duhur për ta konkretizuar. Ky mentalitet ka ekzistuar pothuajse gjithmonë, pavarësisht se jo deri në këto përmasa të frikshme dhe pothuajse gjithmonë ka frymëzuar një model dështues, të mbizotëruar nga pasiviteti që në mënyrën e të menduarit e deri te instiktet për mbijetesë të qenjes, duke i përcjellur shoqërisë një frymë mosbegenisëse, të tipit unë s’dua të mendoj, s’dua as të vrapoj dhe ti ma ke për borxh të më ushqesh, ndryshe unë vdes për bukë. Kjo shkollë e mendimit demelhan “s’kena bukë me hangër” ndiqet kryesisht nga ajo masë njerëzish që s’duan të bëjnë asgjë për të ndryshuar realitetin e tyre dhe ngelet karekteristikë e vendeve historikisht të varfra. Ndaj e përsëris edhe një herë që nuk ka fare rëndësi emri i përvecëm që mund ta konkretizojë një moment X me zë e figurë, rëndësi ka analiza shkak pasoje e filozofisë pabukse dhe që njerëzit të sensibilizohen për kostot social ekonomike që ajo sjell kur kthehet në moto të një shoqërie…
Duke e marrë literalisht, pa asnjë nuancë shprehjen: “s’kena bukë me hangër”, natyrshëm lind pyetja:”Që kur?” Buka e një shtëpie, lagjeje, fshati, qyteti apo edhe vendi vështirë të mbarojë për 2-3 vjet, vetëm po patì faktorë të jashtëzakonshëm si luftra e fatkeqësi natyrore etj, që mund të ndërhyjnë në nivel makro, në të kundërt economia e një vendi tenton të përmirësohet apo përkeqësohet shumë ngadalë dhe në këtë pikë i bie që kryetarja e bashkisë Shkodër të mos e kishte vetëm me kryeministrin e 3 viteve të fundit, por me gjithë kryeministrat e tjerë që s’i kanë dhënë bukë me hangër. Pyetja e dytë që të vjen në mend është se mirë që kryeministrat s’ të kanë dhënë bukë se ndoshta se dinin që kryeministrat duhet të blinin bukën e ta sillnin në shtëpi, po ti cfarë bën për ta siguruar bukën tënde për sa kohë nuk je nën rrethim ?!
Dhe këtu qëndron thelbi i mentalitetit pabuks, të cilit i ka dhënë një përgjigje mjaft shteruese z.Gëzim Galiqi, mjek kirurg në spitalin e Shkodrës si dhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Z.Galiqi pas një pune hulumtuese në disa ministri, ka arritur të sigurojë projekte të dorëzuara nga bashkia Shkodër, si dhe nga disa bashki të vogla si ajo e Memaliaj dhe e Tropojës në 3 vitet e fundit. Këtë e ka bërë për të krahasuar profesionalizmin dhe seriozitetin me të cilin stafet e bashkive respektive i janë drejtuar qeverisë dhe diferenca është llahtaritëse. Sado të mundohem unë ta paraqes me foto, kur i shikon më sy këto projekte vë re papërgjegjësinë dhe disinteresimin e stafit të bashkisë Shkodër për t’i dhënë rëndësinë minimale thithjes së projekteve. Do shikoni se si Bashkia Shkodër pretendon te fitojë një fond 800mijë euro me tre rreshta preventiv dhe se si për një fond të përafërt bashkia Tropojë dhe ajo Memaliaj kanë pajtuar ekspertizë të mirëfilltë dhe projektet e tyre vetëm preventivin e kanë me nga 30 faqe (praktikisht i pamundur pasqyrimi me foto për shkak të nr të stërmadh të faqeve përshkruese për cdo zë të preventivit). Pra që në paraqitje të parë vihet re një diferencë e theksuar… Projekti i bashkisë Shkodër ngjan si fletore keqeshkronje para projektit të bashkisë Tropojë e Memaliaj… dhe të dashur lexues mos harroni se po’ flasim për Shkodrën e kulturës.
Kur këshilltari socialist Z.Gëzim Galiqi ka debatuar në mbledhjen rradhes së këshillit bashkiak Shkodër në lidhje me këtë të vërtetë të hidhur duke dhënë fakte për papërgjegjësinë e stafit drejtues të bashkisë Shkodër në vlerësimin e nevojave që ka Shkodra dhe adresimin e tyre me profesionalizëm përmes projekteve serioze, kryetarja e bashkisë i ka kthyer një përgjigje si në rradhë të bukës duke mbyllur cdo mundësi për debat produktiv, me të njëjtin fodullëk që veproi dhe në krah të kryeministrit të vendit. Me pak fjalë, sipas fodullëkut të Voltanës e jo vetëm, i bie që shkodranët ta pranojnë që u ra për hise të qënurit pabuks dhe për pasoje të mos lëvizin as gishtin e vogël por vetëm të qahen nga mjesi deri në darkë, sëbashku me Voltanën se skanë bukë me hangër. Kjo është e rëndë. Këtyre pseudo-drejtuesve u intereson ta shtyjnë kështu dhe të ndikojnë që ta përhapin sa më shumë tek masat më pak të emancipuara këtë frymë si për të gjetur shokë në hall dhe dekurajuar të tjerët. Por unë jam e bindur që nuk do zgjasë edhe shumë. Një shoqëri, qoftë edhe më pak e emancipuar, zotëron mekanizmat për të reaguar ndaj apatisë së stimuluar nga filozofia pabukse dhe mekanizmi më i rëndësishëm për ta luftuar është drejtësia, ajo që vë ekuilibëra të rinj në shoqëri të tipit rron i zgjuari, mbijeton budallai dhe jo e kundërta sic shpesh ka funksionuar këtyre anëve. (Më poshtë do gjeni me foto krahasimin e projekteve të bashkisë Tropojë e Memaliaj të cilët janë nga 200 faqe secili me projektin 10 faqe të bashkisë Shkodër për pothuajse të njëjtin fond si dhe preventivët respektive ku kulmi qëndron te preventivi i bashkisë Shkodër, që përbëhet vetëm prej 3 rreshtash).
Komplimente Keti shkrim i gotitur.
Keti
emrin ne liste te kandidateve socialiste per elektorale 2017 do e kesh
po nuk do arrish te behesh deputete se Shkodra si asnje qark tjeter
nuk do nxjerr as edhe nje deputet ne zgjedhjet e radhes.
Shkodra dhe e gjithe Shqiperia do votojne per Lulzim Bashen dhe PD-ne
,do votojne qe Edi Rama te paguaje nje per nje te gjitha sa ka thene e sa ka
bere.
Besoj se shume shpejt Rilindja Solialiste do dal jasht ligjit dhe do i dalin nga
hundet te gjitha hajnite me koncesionet e dhena..ketu do jemi.
Votoni plako, se me keq se veten s’keni per te pare njeri. Eshte per te ardhur keq, qe Shkodra i shkon pas akoma qerres se prishur te gjasme Parti Demokratike. Keta vetem Demokret nuk jane.
Por sipas kokes edhe festja, plako.
s keni buk me onger ju shkodront?
po,mir,hani kar tash! se vet e sollet kte gjendje!
ju ishit ata qe prishet shtet e qeveri e cdo gje ne shqiperi dhe sollet shkerdhaten sali.
tash hani kar!
e meritoni.
Analiza e zonjes Keti me le pa mende, per nje qyetet si SHkodra qe ka qene djepi i kultures dhe i zhvillimit. Cuditem se si nje popull me kulture perendimore, ka zgjedhur per kryetare bashkie nje zonje te tille, qe seshte e zonja te regulloi shtepine e saje, jo nje bashki nga me te medha te vendit tone. Krahasimi qe behet midis bashkise te Memaliajt dhe asaje te Tropojes eshte jo vetem turpi i madhe, per kete krybashkiake, pore edhe fatkeqesi, per qytetaret e shkodres dhe rrehinave te saje. PopullI, i kesaje bashkie i ka dhene artit, kultures, fushave te dryshme te ekonomise personalitetete nga me te spikaturat, brenda e jashte vendit. Tani qe per fatin e keqe zgjodhen nje femer te pa zote, e cila, nga menjgjezi ne darke vetem qahet dhe zve spesjalistet te punoijne dhe te bjene detyrat, sepse jep vete shembullin e keqe personale, ndjell zi e panike, tek qytetaret shkodrane, kjo eshte per te vene duart ne koke. Kemi pare qe qeveria rindertoi nje stadjume nga me modernit ne ballkane, Loro Borici, Muzeun Marubi, biblioteken e qytetit qe si ka kush Qeveria i thote beje projekete, ajo tallet me ca zhgaravine 3 apo 5 faqe, kure Memalia projektet i ka me 30 faqe. Me vjen shume keqe si e paska katandisur shkodren kjo zonje. Si mergimtare , kure vi ne vendlindje, 3 here kame vizituar SHkodren , nuke e di pse kame nje nostalgji, per kete qytete dhe deshiroi, te shkoi familjarishte perseri, vitin e arcem.
Jam plotesisht dakord me c`ka ti ke shkruejt,e aq ma teper jam I lindun e I rritun ne ate qytet,bile nder familjet ma te vjetra e ma patriote te Shkodres por I larguar tash ma teper se 45vjet nga aj qytet qe me del ne ander cdo nate,qe c`mallem c`do dite duke pare ataret e ndryshem ne google apo facebook e me shprese qe edhe shkodra t`i bashkohet mendimit perparimtar e intelektual te Shqiperis.Shkodranet e din mire se mbi 80% e shkodranve neto jane largu e vendin e tyre dihet kush e kan zane.Nje mbushje e shkodres me injorant te ardhun kryesisht nga malcinat qe shyqyr se “erdhi demokracia” e plackiten shkodren e u bane te fortet e shkodres edhe ndoj edepses si P.Zogaj I quajt ato si njerez shume inteligjent,te ditur qe flasin disa gjuhe te huaja qe ne fakt ato ishin hajdut,vagabonda e Shkodra I njeh mire.(shkodra s`ka njohur vjedhje,shtepijat e shkodres kan qene te lidhuna me njera tjetren me arkapija.Vjedhjet ne Shkoder I sollen malcoret e merditoret).Pikerisht kto njerez qe nuk dijne asgje vec hajdutllek bajne projekte(s`din c`ka jan projektet) per prespektiven e ardheshme e te larget te qytetit.Ne kto s`desha te perfshinj mjekun galiqi e per ma teper Voltanen qe jane nga familje shkodrane te nderueme.Prandaj ke te drejte keti,ke te drejt zotni Rama qe nuk I akordon buxhet shkodres,sepse edhe mendyra e kerkeses per buxhet ne qeveri asht e tille qe len shteg per vjedhje .Me shprese qe shkodra te zej vendin qe I takon .
Bravo Keti.Bravo Komentuesi “tani”.Eshte turp e marre qe Shkodra vazhdon te votoje nje Kryekriminel si Bisha – Berisha.
Z. Bazhdari je e mrekullueshme, edhe ato qe s’te dhane voten jane pendu tash ma. Se po e shohin dhe po vertetojne qe Voltana pervec veshjes se vet s ka ndryshuar qe tjeter.
Shkrim shume i mire. fatkeqesisht nxjerr ne pah se kush e udheheq shkodren – nje partiake e thekur qe nuk ja ndermend te punoje e menagjoje por te beje politike, te shaje, e te hedhe fajet gjekundi. Pervec paaftesise tregon dhe mungesen dpe kultures te kesaj Voltana Ademit qe nuk di te lidhe dy fjale bashke pervecse kur shan. Por mendoj se nuk eshte rastesi qe d kane zgjedhur ne dhkoder. Ajo shkodra e kultures eshte nje mit legjendash urbane qe Shkodraneve u pelqen ta besojne dhe nuk lene rast pa ta perplasur ne fytyre kur duan te tregojne superioritet.ne fakt shkodra ka kohe qe eshte nje kotec gjithe pleshta partiak, ku maskarenjte kane kapur majat, te kulturuarit ankohen ne parti e bejne llafe kurse te rinje mbyten ne kafe, me falni zoteri, por situata eshte me then ‘ me nder’ shkodra
Eshte shume I thjeshte fakti dhe duhet thene realiteti: aty ku shumica e popullsise eshte veriore nuk ka as zhvillimi e as te ardhme! Qytetaret ikin se nuk munden me prej injorances!
Marr Lacin si shembull: deri me 1990 qytet i jetueshem dhe sot te gjithe kane nostalgji per ate kohe! Iken qytetaret se nuk munden me prej vales se barbareve, dhe sot qyteti i pajetueshem!
Shkodra mundet me qene nje nga qytetet me te bukura ne bote, prej pozites dhe natyres qe e rrethon, por sa kohe barbarizmi do jete i forte, Shkodra do I ngjaje perhere e me shume Kandaharit!
Me te ardh keq per Shkodren qe e drejtojne disa te korruptuar, qe bota e tyre sillet rreth xhepave te tyre, dhe me injorancen patetike alla Voltana.com mundohen te drejtojne gishtin per te gjetur nje fajtor.
Mire more ti jugori ja merr Fierin, Lushnjen, Vloren e bej po te njejten analize. Po aty mos ikin gje prej verioreve?
Qendron arsyetimi juaj nje BIG UP
ja the, Z. Bazhdari po kujt ja the?!!
Edhe ata Shkodrane qe kane emigruar jetojne mire edhe jugu dhe pjesa tjeter e Shqiperise ka emigruar masivisht dhe nuk jetojne me mire se Shkodranet as Kavajasit as Skrapari e Permeti as fshatrat e Lushnjes e Fierit as te Elbasanit as te Pogradecit dhe Korces dhe shume te tjere .Dhe kjo zoja me 150 mije lek rroge qe ju jep disa grave fatkeqe nuk reagij kur ju ngriti taksat dhe beri marrveshje per kater vite me firmat qe mos te ju rrisi punetoreve rrogat ky Kryeminister , kjo u pajtua dhe sju dhimsen punetoret qe i detyroj te gjitha me votuar per te .Pastaj per tre vite Rama i dha mirqenje gjithe pjeses tjeter te Shqiperise ? Apo ju merimeton sheshin dhe njerezit u pasuruan .Perveç Tiranes e Durresit ku jane te perqendruar fabrika spitale universitete banka ministri televizjone dogane porti drejtori agjensi aeroporti , ketu jetojne me parate qe fitojne me pune , kurse pjesa tjeter e Shqiperise jetojne ne skllaveri duke mbijetuar dhe me emigracjon keshtu qe e njohim Shqiperine dhe mos bej moral sepse nuk jemi penduar as nuk pendohemi dhe voten nuk e marrin komunistet , kjo eshte fryme nuk edhte urrejtje kemi ndarje dhe mosperputhje ideologjike dhe gjysma e te persekutuarve paskan qene spijuna te perdorur te komunizmit dhe akoma sjane vetvetja nga deformimi qe kane pesuar dhe nuk e kane mundur friken si ne qe skemi qene te persekutuar drejtperdrejte por nuk pjtohemi me ideologjine e dhunes sepse komunistet me te puthe ne faqe te djege faqja me vite mbrapa .Keti nuk krahasohesh as me nje qytetare te thjeshte per nga dija dhe paradhikimi dhe njohja e njerezve nga menyra se cfare flasin .
Problemi ne Shkoder esht se njerzit shumica per te mos then nje 80% jan nga ti fryn era as qe marrin vesht nga politika e te pakten as nga ajo cka i intereson dhe iu donte Shkoders..
Votuan nje kryetare qe as ne rrug nuk shihet me e as qe ka levis gishtin per te permirsu dicka thjesht nji hije e mebeshtetur nga njerz te cilet edhe pas votave nuk kerkojne as ate cka premtoj ..me vjen keq qe shkodra ka ket nivel e nuk kerkon as ate cka iu premtu.. dhe nuk ka kuptu asgje!!!!!
Voltana ku je!!!!
Zj BAZHDARI !
Ai/ajo qe shkruan ne emrin tend duhet te kete parasyshe nje gje fare te vockel
Verifiko nese keto projekte te “hartuara” nga bashkite e Tropojes, Memaliajve etj “DALLUARA” per projekte e prokjktues jane hartuar ne perputhje me ligjet e shtetit dhe nga jane financuar.
Pres nga ti dhe Galiqi qe te informoni publikun per :
1. jane shpallur ne buletinin e prokurimeve kerkesat per hartimin e projekteve ? (shihet ne foto qe jane hartuat nga studio te Tiranes)
2. Nga jane akorduar fondet per hartimin e ketyre projekteve ? (sepse pa disponuar fondin nuk mund ti shpallesh)
3. Jane likuiduar fondet per projektuesit ?
4. Kush e tha qe jane projekte te mira kur volumet e punes se projektit nuk i kontrollon njeri (pyet sa profesioniste te fushes ka psh Bashkia Memaliaj)
GJETKE FLE LEPURI, E KY ESHTE THELBI I KORRUPSIONIT ME FONDE POBLIKE
Po z. Medioker fatlum do e kem parasysh dhe do ia referoj atij/asaj qe ben shkrimet e mia, po ti lexoji me vemendje se per njerez si ty jane
Ti qenke me verte Keti, por une nuk jam Fatlumi.
Une jam FATKEQI qe si gjithe gjithe shqiptaret po presim me entuziazem qe nje pale mediokrish te zevendesohen me te tjere ne 2017.
Gjithsesi jepi pergjigje pyetjeve se ne te kunderten je ti Mediokre Keti.
te paguash nje studio ekspertize per te bere nje projekt eshte gjeja me normale dhe e pergjegjshme nga nje bashki qe nuk disponon eksperte(edhe pse keta te fundit ne Shkoder nuk mungojne), fondi per te shkruar nje projekt eshte variabel sipas projektit dhe detajeve qe permban, por ne rastin e projekteve te vogla nuk e kalon 500mije leke, gje qe per nje bashki eshte lehtesisht e perballueshme. Ne rastin konkret vlen per tu pergezuar puna e dy bashkive te vogla qe i paskan besuar shkrimin e projekteve studiove eksperte kudo qofshin ato dhe kjo ka bere te mundur t’i fitojne pa i bere dallim ne jane te djathta apo te majta. Ndersa kontrollin per ato shpalljet ne buletinin e tropojes per fondin 500mije lekesh le ta bejne ata qe nuk kane me se merren
Cdo dite e me shume me mbushet mendja qe shkodranet kan bere zgjedhjen e gabuar, por nuk cuditem aspak kur medoj se sa shume konservatorizem dhe injorance ka ne kete qytetet. Pjesa progresive eshte e shtypur dhe dote vazhdoje e tille sa te jete ne krye te qytetit nje njeri qe punon vetem per xhepin e vet, pa asje vizion progresi.
Te lumte Keti. Je e mrekullueshme. Per fatin e tyre shume te keq, shkodranet po denojne vetveten.
Zonja Bozhdari! Bravo,bravo,me kete shkrim ke treguar vehten se sa e madhe je,sa ineligjente,dhe shume e mençeme.Ngela i habitur kur lexova artikullin tend brilant.Me vjen mire,jo se vetem ngre disa probleme te veteta per kryetaren e bashkise,por per trajtimin e drejte te problemeve te Shkodres,permbajtjen e tyre me nje kuptim te plote dhe domethenes.Voltana Ademi,e zgjedhur kryetare eshte me shume rastesi,dhe aspak aftesi.Por megjithate,me shume dite vijne se sa ikin.Urime,respekt dhe pershendetje.
Shum e sakte dhe aktuale! te lumte Bazhdari
Te jesh shkodrane dmth te jesh mashtrues, frikacak, prepotent, mendjemadh, injorant, e mbi te gjitha te jesh llum si Voltana, Keti, jozefina etj etj. Vend legen meritoni vetem hurin mbrapa.
Shkodrën për ty dhe për të gjithë ata që luftojnë për ta shkatrru tash 70 vjet, e kishte rru perja. Jetojnë, mbijetojnë falë dëshires të zotit e aftësive individuale.
Ramarrja 700 miljon euro nga një miliard i ka shpenzu “projekte”. Normale të duket, e aq ma tepër me ja dhan studios ku “punon” e “bija”???
Qifi o te qifja librin e shpis mor kodosh karasterkurve, pidhropsh pa identitet ti e gjith ato qe shajn shkodren e shkodrant. Motrat e ropt ku ti jeni… m’fal se harraova: edhe t’dekmit ? ? !!
Edhe nje kerkese kam o Ket .; brenda mundesive vendis nje foto aktuale se kete e ke qekur doje te dilje deputete. Jo per gje por ne qe te njohim e sime se si je kurse te tjeret mund te krijojme pershtypje te gabuara. Klm dhe te fala Elises.
O sokol a e kupton tashti pse jeni legena ju shkodranet????? Hurin e keni pak ju duhen 2 cope nje per vete nje tjeter e si vete ti. Hajt mos u merzit se je naqe shkodre bej durim. Te fala mamit☝?️☝?️☝?️☝?️
O Sokar me fal Sokol!!! Po i ke la durt ma kap nje here prej qafe. Hi hi hi hi
Ketushe s’mjafto shkrimi copa copa po e paske mbush krejt edhe me komente mbeshtetese ketu. Shkodrant ta tregun mire sa te vlen lekura ndaj shif ate punen tate se te njofin t’gjithe kush je
ku ka shkodran sot!
shkodrant e vertet te qytetit iken ne itali qysh kur ra skenderbeu dhe erdh Turku.
ne qytet ngelen vec 3 perqind qytetar ,edhe ata te masakru nga Turku.
dhe edhe kta 3 perqind u sakatun nder shekuj ,dhe ngelen 0.3 perqind.
por edhe ajo 0. … perqindshi qe ngel,me te ardh demokracija u zhgenjyn dhe iken edhe ata per n amerik.
tash n Shkoder kan ngel vec emrat e qytetarve shkodran te popullu me gen malok malcie dhe mirditor e pukjon e pukalesha.
pukaleshat jan te mira per tu pallu. jan edhe t bukra.
e hajn hajdarin si peshkun peshkaqeni.
O Ket mos te laft zoti pa kto legenat e comentuesve… shyqyr qe i jepet mundesia me leh para kompjutrit sepse perballe skane ftyre sepse jane Legena, Me L -te madh. Vazhdoni se na knaqet me fjalorin… te pasuruar me shperfytyrimin tuaj. Zoti ju a shtofte inadin.
nji hartim i dobet i rradhes per Z. Bazhdari.
Gjeje dike tjeter me ti ba shkrimet se nji ky asht krejt kot ashtu sikurse edhe ti
Kane “lehur” dhe para kutise se voimit.
Ata, pabuksit..
Pa marre parasysh komentet e ndonje budallai qe s’permbahet ajo qe me bie ne sy tek komentuesit eshte pamundesia per te kapur thelbin e shkrimit. Keti e ka pershkruar sakte ate qe une shoh problemin kryesor te shqiptareve. Shqiptaret jane ziliqener dhe per qejfin e tyre duan gjithcka pa bere nje dite pune. Kjo i ka lene pabuksa.
Voltana o Keti, mut e kakë. Kuku Shkodra, ma mire veni kryetar Tat Licin ?
Neologjizmi “pabukse” ka per sinonim fatalizmin. Kemi degjuar shpesh se qeveria jep para, po projektet e bashkise Shkoder jane ku e ku me kerkesat bashkekohese per te justifikuar parate! Le t’i leme recitimet neper tv lokale, zonja kryetare e te merremi me angazhimet e vizionet e reja. Je de jure zonja nr.1 e qytetit tim dhe per hir te partise ku aderon mos e bej vehten qe te shtoj disa zero prapa! Ketin e pate rivale ne zgjedhje e do ta kesh kundershtare, por mos e ço vehten ne humnerat e harreses! Me çfare ke bere deri tani, pasqyra yte eshte e ciflosur e te deformon! Shpetoje vehten!
Shkrim shumë i mirë. Fryma disfatiste mbizotëron në gjithë Shqipërinë. Uroj që shkrimin ta lexojë edhe eklektiku, më falni akademiku Artan Fuga dhe shefi i tij Mark Marku e të mësojnë të shkruajnë.
Me fole kjo stervine per Shkodren tone asht marre
Shko moj vajze apo gru paguji punetoret tuaj sipas ligjit dhe mos i paguaj me nga 130 mije ne muaj e pastaj hajde e kerko e ban shkrime per Shkodren. TURP!!!