Rusia kërcënon Shtetet e Bashkuara: Nëse sulmoni Asadin, do të ketë pasoja!

2 Tetor 2016, 09:49Politika TEMA

Rusia ka paralajmëruar dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos guxojnë të sulojnë drejtpërdrejt regjimin sirian, duke thënë se kjo do të ketë rrjedhoja negative në mbarë Lindjen e Mesme.

Ky kërcënim i përcjellë nga stacioni i propagandës ruse “Sputnik”, vjen në një kohë kur forcat e dikatorit Asad, me ndihmën e Rusisë janë duke bombarduar qytetin e rrethuar të Alepos, ku kanë shkatërruar spitale dhe strehime refugjatësh e vrarë qindar civilë të pafajshëm.

SHBA, Rusia dhe komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në përpjekjet për të ndalur luftën shkatërruese në Siri, ku përveç regjimit kriminel të Asadit dhe Shtetit famëkeq Islamik, luftojnë edhe një numër forcash kryengritëse, disa prej të cilave mund të qeverisin të paktën shumicën sunite në të ardhmen sipas pikëpamjes amerikane. Mirëpo, një rikthim në Sirinë dhe Irakun e paraluftës duket gjithnjë e më e pamundur. Me dobësimin serioz të ISIS-it, palët ndërluftuese duket se janë kthyer njëra-tjetrës, ndërsa Rusia mbetet e vendosur të mbajë në pushtet regjimin e Asadit, mundësisht duke rivendosur nën kontrollin e tij shumicën e vendit.

Mirëpo veprimet e regjimit sirian dhe të Rusisë janë kritikuar ashpër së fundi edhe nga OKB-ja, për shkak të mospërfilljes së plotë të fatit të civilëve. Forcat që deri dje luftonin ISIS-in sot po bombardohen pa mëshirë sepse refuzojnë të pranojnë pushtetin e Asadit. SHBA dhe vende të tjera ende nuk kanë vendosur se çfarë duhet të bëjnë në këtë situatë.

Ndërkohë Rusia mbetet në pozita agresive.

Zëdhënësja Ministrisë ruse të Lajmeve, Maria Zakharova tha sot, se “nëqoftëse, SHBA fillon një aggression të drejtpërdrejtë kundër Damaskut dhe ushtrisë siriane, do të shkaktojë ndryshime të tmerrshme tektonike jo vetëm në territorin e vendit, por në përgjithësi në rajon.”

Ajo tha se SHBA rrezikojnë të krijojnë një boshllëk pushteti në Siri duke rrëzuar Presidentin Bashar al-Assad. Kjo hapësirë boshe do të mbushet nga “teroristë të llojeve të ndryshme”, tha ajo për “Sputnik”.

Po Sekretari i Shtetit John Kerry, në një takim me një grup civilësh sirianë, javën e kluar shprehur simpati për kërkesat e tyre që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë më me forcë për të shpëtuar popullin në terren.

Takimi nuk ishte i hapur për median por një regjistrim i bisedës është kapur nga CNN dhe nxjerr në pah një konflikt në administratën amerikane.

Sekretari Kerry tha se ishte përpjekur shumë në favor të përdorimit të forcës kundër Asadit për shkak të përdorimit për armët kimike.

“Por argumenti im humbi në debat”, tha ai duke nënkuptuar se në fund, pala që ishte kundër luftës fitoi në vendimin e Presidentit Barack Obama.

A mund të ndryshojë kjo tani kur në shënjestër të trupave të Asadit dhe aeroplnëve rusë janë vënë shërbimet humanitare të popullatës për të ndëshkuar mbështetësit e forcave joekstremiste që nuk pranojnë pushtetin e regjimit?/ Illyriapress

13 komente në “Rusia kërcënon Shtetet e Bashkuara: Nëse sulmoni Asadin, do të ketë pasoja!”

  1. ARI says:

    Putini eshte duke bere qejf me Obamen pasi ai eshte njeri me llogjike edhe i perbajtur.Kjo eshte lufte civile edhe ai shtet qe futet mbetet brenda edhe i ngel pergjegjsija per cdo gje Amerika nuk don qe ti ngeli kot pergjegjsia e rrenimit te Sirise le ti ngeli Rusise Putinit i cili medon se me bomba do nenshtroje nje popull ashtu sic beri ne Checheni edhe Ukraine. Kurse per kercenimet do ti dalin per hundesh sespe Obama eshte edhe disa muaj. Do vije ndonje hundlesh edhe do tja tregoje vendin Muzhikut ne stepat e Rusise.Ka marre hove se trimerohet me bombat nucleare dhe duke perfituar nga butesia e Obames

    1. Edkari says:

      Po plaseni nje here se vertete na çate bythen dy superfuqi gjoja.
      plaseni qe te themi se fjalet i beni vepra.

    2. Adriatik says:

      Po baba juaj rexhepi e turkoshqiptar nga bohet se edhe ai kercenonte sirine po tani eahte qetesuar.

  2. Treviso says:

    Monedha ne burse ka ulje ngritje, por polika ka vetem ulje, mos me thane deshtim.

  3. Afrim says:

    Bravo Rusia bjeri ligsise me te madhe qe ka bota

    1. gerber says:

      Keshtu foli Zarathustra (=Janullatosi).

    2. armand says:

      Dmth ajo foshnja e nxjerre gjalle prej renojave eshte ligesia vete?

      1. ben says:

        Ajo foshja eshte viktimave e pafajshme e kafsheve kriminele sunite.
        Sepse nuk ka asnje prind ne bote vec suniteve ( rast I vertetuar me sunitet turko-shqipfoles qe ikin ne siri dhe mernin dhe familjet me vete) qe te mbajne femijet e tyre ne zona lufte ne rastin me te mire ose si mburoja humane ne rastin me te mire.
        Per me teper qe luften e nisen arabet e sunitet jo siriane .

  4. sula says:

    obama eshte nje dordolec-i shkateruan te gjithe vendet arabe.Shkurt bota eshte me mire pa Gadafin dhe sadamin,apo sic ishte?Kudo shkaterime ,vrasje,mjerim apokaliptik,-edhe Evropa qe qorrazi ndoqi ameriken ne aventurat e saj,po perjeton krizen e saj-pra amerika me nje gur po vret disa zogj,midis tyre,edhe nje ervope te cale dhe lengaraqe.Kudo loje e piset e amerikaneve.Na solllen edhe ne ,5000 muxhahedine terroriste,qe nuk e dime se sa te rrezikshem jane ata per ne.
    Putini eshte i vetmi ,qe e frenon Ameriken ,ne marrezite e saj.

  5. Pellazgos says:

    Kerry: Ju Romet e Albanistanit cfare probleme kini pervec Qeverise tuaj qe nuk ju ben me te Bardhe?
    Romet:Nuk na kane dhene Perusine (pasurine) keta turkoalvanosat qe kur erdhem ne shekullin e 3te p.e.s nga Egypti.
    Kerry:Cfare kerkoni ju nga NE?
    Romet:Sic “rregulluat” Libyne,Irakun,Palestinen,Sirine
    Qipron,Afghanistan in qe njerez kane Demokraci tani,mbaruan Hallett e tyre,kurse to natural?
    Kerry:O.K.B ja vendors we Albanistani te bombardohet ne qofte se Pashai I Erdoganit Sali nuk largohet per 15 date nga Albanistanit.
    “O.K.B ja:Pas bombardimeve ne Albanistan u vendos “drejtesia” pas shume mundimesh dhe tani ti gezoni shtepite tuaj.
    Romet:Faleminderit shoku Kerry,juaj pacim borxh me jeten tone.
    Kerry:ska perse te na falendetoni,Ne bejne “detyren”tone dhe te Zotit per nje jete me te “mire”.
    Romet:
    Po ku eshte Lagja jone zoti Kerry?
    Kerry:Ju premtuam cdo gje nga e para,nga themelet e “forta”
    Romet.”faleminderit”shume,tani na “rregulluat”fare.

    1. Giasou Janullatos albanoarxidoglyftis says:

      Po shume mire e ke, ja edhe pensionet e grekeve i merrni mos u ankoni re arapet e pontit.
      Pastaj e dini, po su pelqeu llozi alvaniqes…… ade merrni edhe janullen e pidiksuni ne junanistan

  6. berti says:

    shkrim i dobet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje