Deputeti socialist kritikon Ilir Beqajn: Ke një drejtor të korruptuar e pijanec

1 Tetor 2016, 17:46Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Parid Cara ka denoncuar një rast të rëndë të mjekësisë me një të plagosur në aksident.

Në një status në “Facebook” Cara sulmon ministrin Beqaj dhe drejtorin e Spitalit të Kavajës, si të papërgjegjshëm dhe alkoolist.

Ai merr rastin e të aksidentuarit në Kavajë, i cili u dërgua në Durrës pa mjek shoqërues dhe pa pajisjen e oksigjenit, duke rënë në koma gjatë rrugës.

Cara thotë se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu mbush xhepat duke rrezikuar jetët e qytetarëve. Cara thotë gjithashtu se s’ka marrë përgjigje nga ministri për denoncimin.

“Korrupsioni dhe papergjegjshmeria ne Spitalin e Kavajes ka arritur tashme ne nje nivel aq te larte saqe askujt duket se nuk po i ben me pershtypje. Dje eshte shenuar nje aksident ne qytet dhe te afermit e derguan te plagosurin me shpejtesi ne spital. Por mjeket atje rekomanduan qe te ndiqej ne spitalin e Durresit pasi kushtet ishin me te mira. Por me papergjshmerine me te madhe, i plagosuri eshte transportuar me ambulance, pa mjek dhe pa bombel gazi duke rene ne koma.

Sppitali i Kavajes prej kohesh drejtohet nga nje njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Perparim Daiu nuk mund te jete fytyra e qeverisjes sone ne Kavaje. Disa here i kam kerkuar Ministrit largimin e ketij te papergjegjshmi, qe rrezikon jetet e njerezve per te mbushur xhepin e tij, por nuk kam marre pergjigje.

Shpresoj qe ky rast i fundit te ndergjegnjesoje te gjitha institucionet per te vene dore ne Spitalin e Kavajes. Une, deputeti i kesaj zone, do ta ndjek deri ne fund kete ceshtje”, shkruan Cara.

2 komente në “Deputeti socialist kritikon Ilir Beqajn: Ke një drejtor të korruptuar e pijanec”

  1. Ledio says:

    Edhe Iliri vete eshte i paster..? Qellove edhe kete here si kalama o Erion, edhe si gjithmon jo ne shenje…

  2. blendi ...ziu says:

    KA NJE NDESHJE SONTE NE MILANO … ME KE DO TE SHKOSH ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje