Nuk ka Ramë që mund të shuajë frymën e protestës!

1 Tetor 2016, 13:48Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

 

“Nga nxitimi për tek protesta kundër plehrave, i hodhën mbeturinat nga ballkoni”.

Kështu shkruante një miku im me humor, për protestën e sotme, e cila përmban gjithë ironinë e një vendi që proteston kundër plehrave, ndërkohë që vetë s’dinë nga dhe ku i hedhin plehrat.

Për kauzën e ngritur, protesta ishte shumë e vakët.

Përballë një rreziku të tillë të madh, siç kanë evidentuar aktivistë të shoqërisë civile, përpara Kryeministrisë vërshuan vetëm disa qindra qytetarë.

Mediat pranë PD-së, kryetari, deputetë dhe aktivistë të saj saj, e pompuan për ditë të tëra këtë protestë.

Dhe kur panë që në mos zhgënjyese, ajo ishte larg pritshmërive të tyre, filluan të kërkojnë fajtorët.

Në fillim bënë përgjegjës Ramën, se iu mori vëmendjen shqiptarëve me fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së.

Më pas bënë fajtor trajnerin e Kombëtares, Xhani De Biazi, se mbajti konferencën e tij të shtypit në të njëjtën orë që mbahej protesta.

Pastaj iu turrën televizioneve, pse nuk jepnin me zë protestën.

Të gjitha justifikime qesharake!

Në fakt, nëse do të kishte një frymë proteste në këtë vend, atë s’do kishte Ramë e De Biaz që ta ndalte.

Por, kur në një protestë për një kauzë shumë serioze, siç është ajo e importit të plehrave, bashkohen një laramani interesash dhe njerëzish, që vetëm me qëllimin e protestës nuk kanë lidhje, ajo është e destinuar të dështojë.

Aty ishin bashkuar nga ekstremistët e majtë, që janë kundër çdo gjëje, tek “protestuesit” me pagesë të PD-së, duke filluar nga Altin Goxhaj.

Nga ish-“aktivistët” si Besjan Pesha, tek deputetët që vetëm pak vite më parë, kishin votuar një ligj shumë herë më të rëndë për importin e mbetjeve.

Nga “ambientalistë” të përdorur nga pushtetet, tek të rinj që presin të vijë partia e radhës në pushtet për një vend pune.

Ndaj dhe atyre qytetarëve që kishin dalë si qytetarë në protestë kundër rrezikut të importit të mbetjeve, nuk iu bashkuan ata mijëra apo qindra mijëra njerëz që janë realisht të shqetësuar për këtë çështje.

Përderisa protestat nuk çlirohen nga këto “mbetje”, Rama do ta bëjë gjumin e qetë!

Dhe do qeshë natyrisht, kur dëgjon argument të tilla, se protestat në këtë vend dështojnë se në televizor del ai apo De Biazi dhe njerëzit janë duke parë në televizor ata dhe jo protestat!

A thua se protestat bëhen në televizor, dhe jo në shesh.

Njerëzit e pakënaqur dalin në shesh të protestojnë, nuk qendrojë para televizorit.

Por për të dalë duhet t’i drejtojë dikush.

Dhe ai nuk mund të jetë Besian Pesha apo Altin Goxhaj!

28 komente në “Nuk ka Ramë që mund të shuajë frymën e protestës!”

  1. Nje shqiptar says:

    Bledi trego me teper respekt kur shkruan per njerez qe protestojne per te mbrojtur vendin dhe jo xhepin e tyre. Ti paguhesh keta protestues jo. Ata besojne ne diçka, eshte shoqeria civile qe nuk ia eshte nenshtruar asnje ideologjie, ata besojne ne te ardhmen e vendit, e duan dhe e mbrojne Shqiperine. Ti punon dhe shkruan per PARATE dhe per PARTINE, ligji per importin e mbetjeve eshte shume shume i gabuar.

    1. Ermir says:

      O shqiptare leshi ke quan shoqeri civile ti ata qe dalin kundra nje kendi lojrash per femije? Apo ata qe dalin per ti bere qefin PD dhe saliut.Shqiperia ska pasur kurre shoqeri civile se po te kishte do ishin ngritur per probleme me te medhaja qe ka pasur ky vend prandaj ti me mire mbylle dhe mos nxirr plehra nga goja.

      1. kastrioti says:

        nje kendi lojrash per femij? kaq idiot e sy mbyllur je? nuk dolen per kendin por per menyren sesi kryetari i bashkise thyen cdo ligj pa asnje pik problemi. dhe sa per dijenine tende ky kryetari qe i do kaq shume kendet per femije po i jep leje samirit dhe kastratit tek shtate xhuxhat

      2. ☆Gopisti i .NSHRAK-ut☆ says:


        Sa çudi më vjen
        Pse s’i duan plerat
        Kur me to ushqehen
        Non stop këta derrat!?
        .
        Dhe pse opozita
        Sot ësht në pakicë
        Derrat edhe dosat
        i ka me shumicë.
        .
        Sa për ilustrim
        Meqë bie fjala
        A ka tjetër derr
        Më derr sesa SALA?
        ….
        P.S.
        Unë jam për “Pa Plehra”
        Pa muxhahedinër
        Ende qeverisim
        Me “Takim me Prindër ”

      3. Nje shqiptar says:

        Ermir, megjithese nuk e meriton te dialogoje me ty per nivelin e ulet te kultures qe keni , por po te pergjigjem me kete shkrim shume te mire: http://www.gazetatema.net/web/2016/10/01/nuk-eshte-antena-artur-zheji-nga-kazinoje-ne-proteste-ndjeva-eren-e-djerses-se-njerezve-te-thjeshte-dhe-qe-slidhin-dot-dy-fjale/

    2. Spartaku says:

      Nje shqipetare! E ke gabim.Nuk ishte shoqeria civile ajo sote ne proteste,por njerez te paguar nga pd-ke,dhe disa llapanjoz e te pakenaqur se nuk u jane plotesuar ofiqet e tyre.Ata nuk e kishin hallin te pleherat(qe eshte nje problem i drejt),por per te plotesuar teket politike te pd-ke,qe Basha ka kohe bertete dhe therret,e gerthet si derr qe po theret.PRANDAJ BLEDI E KA BERE MIRE KETE PANORAM.Ka shkruar ato te verteta qe jane ne realitet.Mbetjet si lende e pare ndryshojne nga plehrat.Kjo duhet kuptuar drejte e pastaj behen protesta.

  2. PLEHRAT PLEHRA NGELEN says:

    ME SHUME PROTESTUES KISHTE PARA AMBASADES GREKE per camerine SE SA PER PLEHRAT…KJO TREGON QE KY POPULL ESHT KOT….ShITJA E DETIT SI BERI PERSHTYPJE E JO ME PUNA E PLEHRAVE…POPULL LEGEn, GAZETA QESHARAKE, shoqeri civile drejtuar nga hajdute e kriminele…


    por numri i vogel ne demonstrate sdo te thote qe populli nuk eshte kunder…pro plehrave jane vetem plehrat, rama, meta, salu, ruci, imami, balla etj etjetj

  3. Arturi says:

    Aha … Altin PeDe-rri do drejtonte protesten, a? ?

    1. jooo says:

      Jo trim nuk ishte Altini qe e drejtonte. Une isha ne krah te tij; erdhi verdall si legen edhe iku po ashtu.
      Isha une qytetar i thjeshte, as pjese e opozites e as pjese e shoqerise civile, bashke me femijen ne kurriz qe po bertisja ashtu si kam bertitur dhe para tre vitesh kur femijen e shtyja me karroce. Hap syte e mos u manipolo nga kahet politike, shiko interesin tend e te femijes tend. Interesi eshte NJE SHQIPERI PA PLERA / MBETJE
      Bledi shoku i Meros, te mashtrosh opinoinin e gjere qe nuk ishte ne protese eshte e thjeshte, po dielli nuk zihet me shohe.
      Genjehen vetem ata qe duan te genjehen

  4. ceni says:

    Jane me te shumtit legena PDiste dhe beqira si puna e ketij Altinit apo dhe e atij tjetrit. Ollit.I kane shume deshire ato shkopinjte artificiale te policise se jane te trashe dhe kane qef kur ja u fusin brenda.Hajde opozite leshi hajde!

  5. Qarri i zigurit says:

    Te tere shqiptare blenda e kane emrin?? Dhe te tereve u pelqen te shkruajne budallalleqe.

  6. Toni says:

    Shoqeria civile humb shume pike dhe akoma me shume humb kjo ceshtje kur ne mes tyre eshte PD!! Ja ku i ra dhe vlera ksaj proteste e ksaj kauze. PD ne balle te protestes, dmth merrni hi dhe hidhjauni syve tuaja. Tall bythen Basha ose kjo shoqeri civile eshte thjesht nje vegel.

  7. Kangur says:

    Kush ta tha ty që qënkërkan qindra mijera qytetare te shqetësuar nga ky ligj?!!! Aspak. Kanë besim tek qeveria njerzit, tek ligji, aplikimi i tij me institucionet e reja te drejtesise qe pritet te formohen dhe kaq!!! Kush jua mbush mendjen juve qe populli degjon Saliun se ç’thotë?!!! Saliu ka hak te mbaje ate qëndrim qe po mban e ben si i virgjër, se eshte ne hall te madh dhe do te beje çdo gje te mundur qe ta pengoje ose se paku ta shtyje reformen ne drejtesi. Kjo dihet, gjithkush ne vendin e tij do bente re njëjtën gjë per te ruajtur veten dhe familjen e tij nga ndeshkimi per bëmat që kanë bërë. E quani popullin debil ju? E dini se eshte populli i 1990?!!!! Jo mor vlla, eshte zgjuar mileti nga gjumi tani, s’ka me budallenj. I shohin gjerat qartë tani, çfarë kanë bërë dhe kush i ka bëre, s’kane nevojë për kujdestar. Le të bëhet reforma në drejtësi e të shkojnë të gjithë para saj, me të majtë e me të djathtë. Kush ka ndyrë duart, ne BURG! Se kush ka frike nga reforma nuk duhet te jesh as shume i zgjuar dhe as shume i vemendshem që ta kuptosh. Plehrat e dreqit, na e nxinë jetën kanë 25 vjet! Keta që do sillnin demokracinë. Ptuuuu plehra!!!

  8. Helli says:

    Foli, u cor, bertiti, uluriti, u ngjir, u perpelit si kurve e keqe edhe sot madje ne podiumin e protestes. Them “edhe sot” sepse ka disa dite qe ka dale neper TV-ra…eshte …kush eshte asnjeri nuk dinte te me thoshte se si e ka emrin ky njeri, a ka emer a eshte normal?Nga sjelljet e tij, i pa edukate, dukej si anormal. Eshte ai pra qe ne 24 news. i tha “babait” te tij “…ju qe na cate trapin”.Ky pra ishte ai qe ishte ne pjesmarjen e atyre qe kerkojne qiqra ne hell. Apo mos ndoshta vetem hellin?

  9. Fshatari says:

    O kar gazetar te gjitha i Ke thene por duhet te ngresh edhe nje pyetje- A MOS valle njerezit e Kane kuptuar se eshte miratuar nje ligj qe e ka gjithe bota ?…madje nje ligj me strikt edhe se Luksemburgu ekologjik ?

  10. Loni says:

    Pertej injorancise teknike Rama tregoi qe eshte injorant politik. Ngjalli PD qe kishte vdekur dhe per me teper 6 muaj perpara zgjedhjeve. Idiot komplet.

    1. Arturi says:

      O Loni! Perkundrazi, Rama, m miratimin e ketij ligji, u tregon njerezve (atyre me mend ne koke), se cili eshte dallimi mes dy forcave politike. Krahaso dy ligjet dhe dallimi del vetvetiu.
      PeDe-rrja, sikur edhe 24 ore ne dite te pompohet nga mbrapa prej “gjatoshit”, nuk mund te ngjallet me!
      Iku mbeshtetja serbo-greke per trimat pedekare te Salihit!
      Ik o Loni, mjel lopen dhe mos harro, hidhi plehrat ne kosh dhe jo ne rruge!

      1. Loni says:

        Artur te falenderoj per repliken por po te sqaroj disa pika. Nuk kam lope po nuk do ishte keq te kisha nje.
        -Ketu ku jetoj une eshte qyteti me i paster ne bote per te gjashtin vit rresht. Ketu nese ke nje mbetje dhe nuk ke kosh mbeturinash prane cdonjeri e fut ne xhep derisa te gjesh vendin e caktuar.
        -Ketu treni nuk ka fatorino as dhe autobuzi dhe cdonjeri me ndergjegje validon bileten ne stacion. Nuk ekziston asnje gervishje ne tren apo autobus.
        -Genjeshtra eshte fenomen i rralle dhe vjedhja eshte fjale e harruar.
        – Nuk kam pare njeri te peshtyje ne shesh apo te haje fara luledjelli.

        Tani per plehrat.
        Une jam specialist ne fushen e ambientit dhe impaktit te tij nga ndotjet e ndryshme. Percaktimi me i mire i nje ambienti te paster eshte kur ujrat nentokesore dhe basenet e ujrave te pijshem nuk jane ndotur nga aktiviteti ne siperfaqe te tokes dhe ajri ka permbajtje brenda normave nga helmet e ndryshme dhe nga CO2.

        Industria e riciklimit te metaleve eshte shume e lakmuar nga vete vendet e industrializuara dhe shishet apo kanacet e aluminit jane burim te ardhurash qe cdo shtet ne bote i ben vete pasi ka perfitim ne vlere materiale dhe vende pune. Po ashtu industria e prodhimit te celikut ku makinat e vjetra cdo vend i shkrin vete dhe e fut ne riprodhim. Kompania Kurum beri kerdine duke blere skrapin hekur shqiptar sepse kishte perfitim. Franca apo Gjermania nuk nxjerr asnje makine te vjeter jashte por I rishkrin vete sepse u duhet celiku.
        Letra po ashtu eshte material deficitar dhe riperpunohet nga vete vendet e industrializuara qe kane nevoje per karton amballazhi dhe leter. Te presesh dru per leter ka kosto ambientale dhe kosto ekonomike. Ne nje fare kuptimi keto nuk jane mbeturina por lende te para te riciklueshme me leverdi te madhe. Psh nxjerrja e aluminit nga mineralet boksite eshte proces i kostueshem por nga kanacet e aluminit eshte lende e gatshme. Asnje shtet nuk ti jep keto materiale falas. Eshte mashtrim ta mendosh dhe tu mbushesh mendjen te tjereve.

        Edi Rama kerkon tu mbushe mendjen shqiptareve per nje problem qe 90% eshte kompetence ekspertesh dhe jo politikanesh.
        Jane mbi 200 substancat e rrezikshme me impakt permanent ne shendetin e njerezve te ambientit nentoke mbitoke dhe ne ajer.
        Keto substanca identifikohen vecas me analiza samplesh me metoda dhe procedura te vecanta. Nga ana tjeter keto analiza jane te kostueshme dhe kerkojne personel mjaft te specializuar.
        Nuk ekziston skaner dedectimi qe te beje elementary analysis per cdo prurje mijera tonelatash mbetje qe do futen ne shqiperi.
        Ne se falen tonelata karton apo leter, te jesh i sigurt qe midis tyre do te kete pislleqe qe pala e interesuar kerkon ti shtyje ne vendin tone edhe duke paguar. PSE?…??? Letra edhe mbetje qe koston dhe ata qe prodhojne leter edhe e blejne kete mbeturine. Mbaj mend qe edhe ne kohen e socializmit kishte pika grumullimi te letres dhe kartonit dhe e blinin me 4 leke kg. Neve na e falin. PSEEEE?
        Sepse pislleku del nga llogaria e thjeshte 1 + 1 = 2. Kimikatet e paasgjesueshme jane kancer per vendet qe i kane si mbeturine dhe paguajne shuma te majme ti heqin nga territori i tyre. Prania e kimikateve te rrezikshme ne keto vende ka bere te paperdorshem ujrat nentokesore pergjithmone. Ne qe nuk kemi industri perse duhet te ndotemi me mbetjet e te tjereve. Shqiperia eshte ende nje nga vendet qe mund edhe te pish uje ne krua. Pse ta vrasim dhuraten e nenes natyre???
        Per Edi Ramen njesia e vleres matet me vite ne pushtet, per popullin me vite jete te shendetshme dhe mireqenie. Jo nje proteste por edhe 10 vete te dilnin para ministrise per proteste dhe ky ligj nuk duhej te miratohej.

  11. ivani i madh says:

    Per sa kohe ne protesta e tubime te shoqerise civile e sindikatat edhe pse segzistijne keto te fundit Tte marin pjese partite politike ato jane te destinuara te deshtojne .Prandaj qe protestat e tubimet te qe te dalin te suksesheme te mos pranojne keto ne protestat e tyre pa dallim ngjyre e bindjesh po organizatoret ti zbojne ne te fundit e ne mos largohene me dhune nqf se duan qe ne to te dalin sa me shume njeres e popull. Se duke pare ne mitingje e protesta maskarenjte e djeshem e b…. lepirsit atehere pjesa e shendoshe dhe e ndergjegjeshme e popullit distancohet se nuk do qe te behert bpale me mashtruesit dhe maskarenjte e rene e te mbetur ne pushtet.

  12. Arben says:

    O MILET,

    NE SHQIPERI PO C’MONTOHEN ARMET KIMIKE TE SIRISE.

    1. “KESHILLTARET RUSE”, JANE SPECIALISTET E ARMEVE KIMIKE QE I KANE PRODHUAR ATO, DHE ATA KA KONTRAKTUAR USA PER TI DEMONTUAR.

    2. KAMIONAT E SHUMTE USHTARAK QE KEMI PARE KETO KOHET E FUNDIT NE DREJTIMIN E VLORES, I TRANSPORTOJNE TEK VENDI I PERCAKTUAR PER DEMONTIM, QE DUHET TE JETE NE JUG TE SHQIPERISE.

    3. ANIJA USHTARAKE RUSE QE U ANKORUA PARDJE NE KORFUZ, SHERBEN PER TI MARRE PJESET E ARMEVE QE DEMONTOHEN, PASI JANE PRODHIM RUS, DHE MUND TI FUSE PRAPE NE PUNE. PERVEC TE TJERAVE, MUND TE JETE EDHE SHPERBLIMI QE MERR RUSIA PER DEMONTIMIN E ARMEVE QE AJO I KA SHITUR SIRISE.

    4. RAMA, DUKE QENE SE KA PRANUAR DEMONTIMIN E ARMEVE NE SHQIPERI, KA KERKUAR TE KALOJE LIGJIN E PLEHRAVE, QE TE “BEJE NJE DORE LEK” PER VETEN E VET, NUK KA SI SHPJEGOHET NDRYSHE QENDRIMI I LULU-SE PER PROTESTEN KUNDER PLEHRAVE.

    5. PERFUNDIMISHT, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, PRAPE E KA BRENDA, PASI ESHTE AKOMA DUKE FJETUR GJUME.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  13. WAAR DOG -SALIU says:

    ik o mut e bani buzet me botoks pastaj fol per protestat homosexsual

  14. Kamzaliu prej Viçidoli says:

    Treçereku i protestuesve ishin kamzalinjtë dhe bathoristët e mi. Na çoi me autobusa ekologjisti i shamikuqes, Mzati.
    Na lumtë, ne e duam Tiranën të pastër, siç kemi Kamzën e Bathoren. Rroftë Lul-ushi me Salihun me Mulin, Strazon, Ristanin e Paloqen!

  15. Kola says:

    Me protesta te tilla langaraqesh SHQUPI, Rama ben mire qe tall bythen, pasi nuk meritojne me teper. Mjeranet qe ndersa s’po gjejne dot vrime per te fshehur koken, marrin edhe guximin te kercenojne.

  16. X says:

    A ka ndonje qe mund te me spjegoje se ku qendron e mira e marrjes se plehrave ose mbeturinave quajini si te doni dhe si mund te behemi me te paster duke i shtuar plehrave tona qe,( nuk ka qytet qe te mos jete mbytur )edhe plehrat e Europes.

  17. keli says:

    o bledi lumani merru me thelbin e protestes jo fajin e ka saliu, nuk shkon me kjo llogjike, jo po ishin pak protestues jo po ishin paguar nga pd-ja, te gjitha argumente boshe, ju duhet te thoni nese ja arriti qellimin protesta apo jo???

  18. Shqipe says:

    O goxha Altin, o trap me republike, ti je vetem nje plesht i Saliut, qe Rama te shtyp me by…. !

  19. Mike says:

    Altin Goxhaj nje pervers budalla me enderr shume vjecare per pushtet. Besian Pesha ish hajdut me licence i LSI te AKBN. Keto jane shoqeria civile sot per sot. Njatjeta

  20. Samiu says:

    Ky po , ta mbush mendjen… se keshtu tha edhe per Parkun te Liqeni….. Na softe Rumen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje