Edi Paloka: Në PD askush nuk përjashtohet për mendimet (vetëm se iu thyen dhëmbët)

1 Tetor 2016, 16:54Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka folur për kritikët brenda PD-së, pas humbjes së thellë në Dibër.

“Asnjëherë kritikat dhe debatet që shërbejnë për rregullimin e gabimeve dhe zgjidhjen e problemeve nuk bëjnë dëm, përkundrazi. Zgjedhjet në Dibër i pa i madh e i vogël që ishin shembulli më i fundit se kjo qeveri e ky kryeministër nuk mund të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Jo vetëm opozita, por dhe mediat faktuan qartazi se në Dibër votat për “Rilindjen” u morën me të gjitha mënyrat kriminale që përmban repertori i dhunimit të vullnetit të lirë të qytetarëve; shantazh, dhunë dhe blerje e votës nga mafia e kanabisit dhe shtetit të mafies. Ai që deklaroi se fajin për humbjen e PD-së e kishte Lul Basha dhe vetë PD, ishte Rama”, thotë Paloka për gazetën “Koha Jonë”.

I pyetur nëse do të ketë masa ndaj kritikëve të Bashës, Paloka shprehet:

“As nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë ndonjëherë që të përjashtohet kush nga PD-ja për mendimet e tij”.

Ndoshta Paloka e ka harruar se si janë larguar nga PD nga ana e Berishës, drejtuesit e saj kryesorë ndër vite.

1 komente në “Edi Paloka: Në PD askush nuk përjashtohet për mendimet (vetëm se iu thyen dhëmbët)”

  1. Fatosi-kosove says:

    Me mire do te ishte o palloke sikur te thoje:
    Ne PD nuk prejashtohet askush nese eshte se paku kriminel,dhe kete do ta besonin te gjithe sepse te flesesh per lirine e fjales ne PD ne nje kohe kur shqiptaret e kujtojne fare mire se u rrahen,kidnapuan familjaret dhe u kercenuan me jete,u vrane dhe u zhduken njerez vetem pse mendonin ndryshe apo moren guximin te kandidonin per kryetar dhe ti mendon se te gjithe shqipatret jane kafshe sepse ti mund tu hedhesh hi syve,kjo sdo koment,eshte e mjaftueshme qe shqiptaret te jene te kenaqur qe kan arritur ta kuptojne se kush jeni ju,prandaj ndihen te qliruar qe u liruan nga ju spese te vrasesh naten dhe te qan diten dhe te krenohesh me kete duhet te kesh veset qe vetem ju ne PD keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje