Ndreu: Nuk do doja të ikte Blushi. Nuk e kemi parë si armik, në PD ka kërcitur druri…

1 Tetor 2016, 23:14Politika TEMA

“Është vendimi i atij e gjykon ai vete. Nuk do kisha dëshirë që Blushi të ikte dhe megjithëse nuk e kam përvojën e Blushit do kisha dëshirë që ai të te ishte pjesë e PS dhe të jepte mendimet e tij edhe pse kundër.

Ai ka diskutuar lirshëm dhe nuk e kemi parë si armik. Ai ka ambiciet e veta dhe ndoshta nuk e gjen veten tek Partia Socialiste”.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu në një intervistë për Report Tv. Megjithatë Ndreu u shpreh se “Ndryshe nga Partia Demokratike ku kërciste druri, në PS ka demokraci të brendshme.

Madje kemi rrëzuar edhe projektligji të qeverisë në komisione të ndryshme parlamentare, pasi nuk ka opozitë”.

Deputeti u ndal edhe te Asambleja që u zhvillua sot, ku u miratuan disa projektvendime. “Partia Socialiste është organizatë e madhe edhe pavarësisht kësaj ka defektet e veta. Por po qeveris me reforma që po sjellin ndryshim rrënjësor.

Partia socialiste është ajo që ngjall më shumë shpresë dhe besim tek të gjithë ne”tha ai.

Ndreu ka komentuar edhe situatën ne luftën kundër drogës duke akuzuar Partinë Demokratike se ka ngritur një furtunë në gotë.

“Situata është problematike, por jo e rëndë, policia po bën përpjekje. Fenomeni ka qenë edhe më parë, nuk doli tani, policia po e lufton” përfundoi deputeti i PS.

3 komente në “Ndreu: Nuk do doja të ikte Blushi. Nuk e kemi parë si armik, në PD ka kërcitur druri…”

  1. Kcari says:

    Po te kecet bytha Fort per tè. Ne tu dhimte. Qoshi vete

  2. Petro says:

    Ky polic di vetem c eshte huri.Per te demokracia eshte planet tjeter.Hahaha…

  3. Kola says:

    Ju vertet nuk e keni pare Blushin si armik, por ama keshtu ka pare ai juve dhe ne keto marrdhenie ju s’mund te vazhdonit te ishit bashke. Blushi eshte nga ai lloj plehu qe po s’e pa ngrohte bythen e tij, s’i dhimbet askush tjeter, ndaj beri mire qe theu qafen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje