Asambleja e PS, 4 porositë e "fshehta" të Gramoz Ruçit për socialistët

2 Tetor 2016, 10:45Politika TEMA

Përpara 174 anëtarëve të Asamblesë së PS-së, dy ishin protagonistët e vetëm të mbledhjes: Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Ndryshe nga herët e tjera që i gjithë sekretariati ulej në podium bashkë me kryetarin, në këtë mbledhje Edi Rama kishte marrë përkrah vetes vetëm Gramoz Ruçin: triumfatorin e kohës dhe bërrylave të pushtetit brenda partisë. Ky ishte mesazhi i parë për të gjithë sekretarët, duke i ulur të gjitha bashkë me sallën, duke shmangur kështu me delikatesë vendosjen në podium të Koço Kokëdhimës. Në sallë ra në sy prania e vetmuar e këtij të fundit, që thuajse askush nuk i kushtoi vëmendje, veç ndonjë përshëndetjeje mirësjelljeje. Në sallë, mungoi siç pritej Ben Blushi, i cili një ditë më parë kishte deklaruar ndarjen nga PS, por edhe dy përkrahëset kryesore të tij brenda grupit parlamentar, si Mimoza Hafizi dhe Arta Dade. Pas fjalës së Edi Ramës që zuri kohën kryesore të takimit, vijoi mbledhja me dyer të mbyllura. Shqiptarja.com ka siguruar bisedën e plotë në vijim të mbledhjes, ku i vetmi që ka folë ka qenë Gramoz Ruçi. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka kaluar menjëherë në votim të gjitha vendimet, të cilat janë miratuar në unanimitet, dhe më pas u ka dhënë të deleguarve 4 porosi për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen elektorale.

Fjala e plotë e Ruçit në mbledhjen e mbyllur

Gramoz Ruçi: Duke filluar nga kjo mbledhje e Asamblesë, nën udhëzimet e Kryesisë së Partisë, do të bëhen zgjedhjet e sekretarëve organizativë. Do të bëhet shumë kujdes që të mos ketë bashki që të ngelet pa sekretar për organizimin dhe administrimin e partisë. Bazuar në numrin e ZAZ që ka bashkia, do të caktohet dhe numri i sekretarëve që do të ketë bashkia. Në numrin e sekretarëve që do të ketë PS në bashki, do të mbahen parasysh veçanërisht: përbërja intelektuale, shoqërore dhe qytetare. Ajo që duhet të them, është se zgjedhja e sekretarëve duhet parapërgatitur së bashku me delegatët e bashkisë që janë pjesë e kësaj asambleje, deputetët, të deleguarit e kryesisë e po keni nevojë edhe tek ne më lart. Ky është problemi i parë.

Problemi i dytë, kryetarët e 61 degëve, nga e hëna do të jenë në detyrë funksionale me rrogë nga partia dhe do të ndjekin të gjithë problematikat që ka partia. Sigurisht do jenë të ndarë në disa kategori shpërblimi i tyre. Kategoria e parë është Tirana që është një territor shumë i madh. Kategoria tjetër do të jenë disa bashki që kanë deri në dy ZAZ dhe kategoria tjetër bashkitë me një ZAZ.

Problemi i tretë që kam, është se brenda këtij muaji do të përcaktohet koordinatorët elektoralë. Do të kemi koordinator elektoral për çdo bashki, pastaj koordinator për çdo ZAZ (zonë e administrimit zgjedhor) atje ku bashkia ka më shumë se një ZAZ, koordinator elektoral për çdo njësi administrative, dhe koordinator elektoral për çdo qendër votimi. Thashë që caktimi i sekretarëve është shumë i rëndësishëm, por kjo është akoma edhe më e rëndësishme. I gjithë ky proces që do të kryet nga anëtarët e asamblesë, deputetët dhe të deleguarit e kryesisë, do të udhëhiqet nga Sekretarja e Koordinimit Elektoral.

Problemi tjetër është problemi i dokumentacionit në parti. Një pjesë është duke punuar, një pjesë e ka përfunduar dokumenti i anëtarësisë së partisë, i cili duhet t’i vendoset në dispozicion të kryetarit të partisë. Kjo do të shërbejë në radhë të parë për të plotësuar regjistrin elektronik të procesit. Me pak fjalë, për t’i dhënë fund çdo lloj efektiviteti në parti. Kjo, edhe për të vazhduar aksionin për pranimet e reja në parti. Po ashtu, për të miratuar dhe grumbulluar kuotizacionin e anëtarësisë, sipas kësaj tabele që miratuam. Të gjithë kryetarët e degëve të rrinë, të tjerëve faleminderit.

Takimi me kryetarët

Pas mbledhjes së parë të asamblesë, Rama dhe Ruçi kanë shfrytëzuar mundësinë që të zhvillojnë një takim edhe me kryetarët e 60 bashkive të vendit, përjashtuar Tiranën që ende nuk ka një kryetar të ri që të zëvendësojë Tahirin. Në mbledhjen e shkurtër, Rama dhe Ruçi kanë përforcuar 4 porositë e dhëna më lart, ku kanë dhënë sugjerime për shtimin e anëtarësisë, evidentimin e problemeve sipas zonave dhe dokumentimin e të dhënave të çdo dege të partisë. Por një element tjetër i kësaj mbledhjeje asambleje, ishte dhe prania e 8 finalistëve të garës për FRESSH, të cilët zhvilluan takime sporadike në kërkim të mbështetjes për garën që do të zhvillohet në 22 tetor me votimin sipas parimit “Një anëtar-një votë”.

Për Blushin

Ashtu siç pritej, Blushi nuk mori pjesë në punimet e kësaj asambleje. Në mbyllje, Edi Rama ka bërë një koment të shkurtër në interes të gazetarëve. I pyetur nëse e vuri re mungesën e deputetit Ben Blushi, ai tha: “Nuk e di. S’e vura re, ishte a s’ishte”. Kurse deputeti Taulant Balla tha: “Komenti im është i thjeshtë, ka njerëz që çohen vonë dhe nuk kanë kohë që të lexojnë ligjet apo vendimet e Asamblesë. Asambleja Kombëtare e PS ka mbi 170 anëtarë”. Një ditë para mbledhjes së Asamblesë, Ben Blushi deklaroi ‘divorcin’ nga Partia Socialiste./ Shqiptarja.com

18 komente në “Asambleja e PS, 4 porositë e “fshehta” të Gramoz Ruçit për socialistët”

  1. Lugati says:

    O lugat.. kryeminister ne hapshim syte me ty tu pas shprese si gjithe popujt e tjere

    Ti ripjellja komuniste mo keq se sal berisha me shoke..akoma me gramoz rucin e arta daden ka mrapa..tet vi turp per zoti per ca rilindje bohet fjale..tashi dalin ushtaret e ripjelljes me komentu..nuk e di pse kom dyshimin qe do ta lejne pa analizu ket artikull se jane hipokrita..ene i vje keq me dale kundra lugatit kryeminister te ripjelljes..g.ruci..arta dade…vari k…..in kshu do hecim perpara ne..oshqipni mere me long se mishi e dini vetju

    1. tafil guri says:

      lugatet zakonishte me perpara digjeshin ne furrat e gerqeles ti mut si paske shpetuar akoma gjall o te dhjefsha faren jote te qelbur.

      1. Lugati says:

        Ma honksh mojen tafilo ene e ka emrin gelqere

      2. Mzati says:

        O tafil komento mos shaj tjeret..ca ke per te thone thuje se me shajt tjeret o kollaj

    2. PS Partia e Plehrave says:

      Shume e sakte. Une dua fundin dhe zhdukjen nga faqja e dheut e ashtuquajtures PD, qe mos me ngaterrojne plehrat socialiste, por kjo foto eshte fytyra e ligesht e socialisteve te plehrave. Keta bijte e Enverit kujtojne se edhe po ti sjellesh plehra apo te kesh Gramoz Rucin ne gjirin e Partise eshte e justifikuar per derisa Saliu e Banda etij jane jashte loje.


      PS , partia e plehrave

    3. sopiqoti says:

      Me te vertet qe ti zoti ‘ l u g a t ‘ qenke LUGAT PREJ VERTETI .Ato qe zotrote shpreh ketu per kryeministrin apo Edi Ramen ne i nxjerrim nga prapanica.

  2. Los Vjerda says:

    Deri kur do te vazhdoje te qendroje ne kembe kjo kryeveper(per te keq) kriminale e shpifur dhe perverse e partise komuniste(socialiste)kriminale e cila perfaqeson djallin ne toke.

  3. Loni qeni myzeqar i Edvinit says:

    ncncncnc te te komandoje ky lloj fytyre ,cfare prisni ?.ja kete lloj njeriu meriton ai lloj populli.peshtirsi ske cthua tjeter.

  4. socialistet e vertete says:

    O z. Ruci po pse nuk porosit per punesimin e socialisteve,,kujt do ti kerkoni per te punuar ne fushate,demokrateve qe keni punesuar?Me ata vazhdoni se do beni hajer ne 2017.do shikoni cfare do ndodhe

    1. Lugati says:

      Bravo ku osht puna qe kishin premtu..ah mos merzitem se boj un fushate 2017..shkoni boni fushate me brimklonen edhe tafilin

  5. Briklona says:

    Me Gramoz Rucin nuk mund te krahasohet asnje, ai eshte i paperseritshem!
    Vetem respekt meriton, nje njeri si Gramozi, ndersa ti Lugat, duhet te jesh vertet lugat dhe ti e di mire ku e kane vendin lugeterit si ty.

    1. KazANI I pLEHRAVE:" gRAMOZ rUCI" says:

      Briklona, ty sic duket te pelqen egersia, ligesia, apo shikon te krimineli Gramoz Ruci virtutet me te bukura te njeriut socialist?!

    2. Lugati says:

      A mi briklona sa ka bo lugati per kto plena..

  6. Spartaku says:

    GRAMOS RUCI,eshte nje nga me te miret e ps-te.Ata qe shajne ate,jane bythelepirsate e saliut.Deri sot pune e Ruçit eshte per t’u lavderuar,pasi eshte shume korekt me punet e partise dhe te grupit parlamentar.Kushdo nga neve e ka degjuar kur flet ne parlament.Ai nuk di as te shaj e as te ofendoi njeri,eshte shume inteligjent dhe trim.Ata qe thone se ai eshte i BRYLAVE,e kane shume gabim,pasi flasin me mllefe.Puna dhe sjellja e mire dhe me edukate e Ruçit,bene kundreshtaret te pellcasin nga inati,te cilet shfryhen duke nxier pocaqillqe nga goja e felliqur e tyre.Por tja kthejne vehtes.

    1. TAKU i veshun si GRUA says:

      SPARTAKU APO GRAMOZI JANE E NJEJTA GJE, DMTH MBETJE E PLEHRAVE KOMUNISTE, TANI SOCIALISTE.

      MJAT mo ME IDJOTIZMA TE TILLA QE MENDONI SE POULLI APO INDIVIDI I LEPIHET SALIUT. jU PLEHRAVE TE SOCIALISTEVE OSE ME MIRE ALEANCES SE QELBESIRAVE NUK JU PELQEN E VERTETA ASHTU SI NUK I PELQEN ATYRE PD errave.

  7. Aseni says:

    Gramozi Ruci eshte shtylle e forte qe I ben nder PS dhe Tepelenes. Ai nuk eshte pergojuar kurre per korrupsion, as per fjalor banal, as lufte per karike, njeri I lidhur me bazen e PS. Ata qe e shajne nuk e njohim. Nisen vetem se vjen nga e kaluara. Nik jam me asnje parti, po PS e shajne kot. Eshte me e mire se PD. Sa here vjen NE pushtet rregullon shkaterrimet e PD. Kete beri me 97, kete po ben dhe tani. Po shlyen borxhet qe la Sala. Po njerzit jane te verber. Kane me teper instiktin e tufes se te analizes realiste.

  8. dymi says:

    Ç’ka ketu sekrete ne ato porosi qe ke dhene Gramozi. Me siguri kete shkrim e ka bere Koke- dhmja ose ndonje gazetaruce e tij.

  9. vjola says:

    Doni rrumpalle o hajvaner, nuk ngopeni me shkaterrime e me vrasje Populli ju shporri dhe ju sdo te vini kurre me.Gramoz Rutci i ka lezet kuvendi sic thote populli . Te ligjte pergojojne cdo njeri duan ti bejne si veten gjynah te shkretet qe si beson njeri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje