Lëvizja e Gruas për Integrim Gjirokastër zhvilloi Konventën e saj ku u zgjodh dhe kryetarja e re Mirela Mamani. Të pranishëm në konventn ishin deputetët, Vangjel Tavo, Monika Kryemadhi, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjoshaj, kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami si dhe kryetari i LSI-së për Gjirokastrën Krenar Kulla.
Në fjalën përshëndetëse, Ministrja e Integrimit dhe njëherësh Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha shprehu bindjen se suksesi i LSI-së do të vazhdojë edhe në 2017-n.
“Puna që ju keni bërë është shumë e madhe. Mos harrojmë që partitë politike nuk kanë qenë kaq të emancipuara ndaj vajzave. Në 2012-n ne arritëm që në të gjithë instancat tona të kishim 50 për qind gra dhe vajza. Ishte Lëvizja Socialiste për integrim e para forcë politike që mori flamurin për ta kërkuar këtë me forcë.
Dhe ne e kemi bërë këtë me bindjen më të plotë se gratë dhe vajzat janë të emancipuara dhe se realisht kanë kapacitetet e duhura për të drejtuar vendin. Shqipëria meriton të jetë pjesë e Europës së bashkuar sepse Gjirokastra meriton të jetë një qytet evropian. Jam e bindur se edhe kryetarja e bashkisë po punon çdo ditë për këtë”, tha Gjosha.
Deputetja Monika Kryemadhi vlerësoi se LSI do t’i çojë më përpara vlerat sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar.
“Politika ndonjëherë është shumë e egër, shumë e fortë, por ndonjëherë në momente të caktuara njeriu merr edhe vendime shumë të rëndësishme për jetën. Një nga ato vendime për mua ishte dhe krijimi i LSI-së, një parti e re me disa vlera që ne mendojmë dhe besojmë se LSI duke pasur si bashkëformuese Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për Integrim do t’i çojë më tutje.
Do t’i çojë më tutje sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar. Ne kemi nevojë për një largim nga politika e konfliktit. Kemi nevojë për paqe shpirtërore me njëri-tjetrin sepse në fund të fundit, të gjithë provizor jemi në politikë, por e vetmja gjë që nuk është provizore është ky popull, këta njerëz , që e shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe besojnë se ky vend do të bëhet”, deklaroi Kryemadhi.
Ndërsa deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Vangjel Tavo vlerësoi se roli i gruas është i rëndësishëm edhe në politikë, vendimmarrje dhe drejtim, për këtë arsye LGI është pjesë themeltare në misionin dhe aktivitetin politik të LSI.
“Pesha e madhe shoqërore dhe politike që ju mbani mbi supe meriton një respekt dhe konsideratë të veçantë. LSI, familja jonë e madhe politike, përmes LGI ka dëshmuar rolin jetik dhe rëndësinë e madhe që kanë gratë dhe vajzat në vendimmarrje, punësim, dhe zhvillimin e të gjithë sektorëve të vendit.
LSI e dëshmoi natyrën progresiste dhe frymën evropiane duke përfshirë kuotën prej 50% gra në listën e këshillave bashkiake në mbarë vendin si edhe përfaqësohet sot me dinjitet nga shumë zonja deputete në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi Tavo.
Pas zgjedhjes si kryetare e re e Lëvizjes së Gruas për Integrim për Gjirokastrën, Mirela Mamani shprehu angazhimin e saj maksimal për të punuar me qëllim përmbushjen e misionit për të qenë të suksesshme.
KUR PROSTITUTAT JAPIN LEKSIONE PER VIRGJERINE ESHTE FUNDI I BOTES PER LIKE FLORINE!
Hajdute buce. E majta e p…. Sateme. Hajduti i bagdatit ytshoq do beje te majte????
Ptuuuuu fare e ndyre hajdutesh.
Qelbesire. Talluni me pipullin budalla qe ska idene ceshte e majta apo e djathta.
As ti vet moj injorante ske idene cdo te thote e majte.
Si e majta e edvin palles. Futja popullit, vidh ktheje cdo prone shteterorevnevprivate. Jepja rrethit tend me koncesione.
hahhahaa, lol….keto ia ka thone naten ne gjume Iliri kesaj… mire kjo u bo deputete, po qe se e edi cdo te thote..pse jo dhe edi Rama ta boje gruan edhe ai deputete…..pare kane, bunker kane, pasuri nga grate dhe vellezerit kane, pse jo?!
Shqiperia nuk ka as te djathte e as te majte,por mbeturinat e PPSH qe u ndane ne disa partiza si arzat e Ramizit.
Ramizi nje gjeni , i caktoi me doren e vet ashtu si dikur levat e partise qe nga bashkimet profesionale apo org e rinise apo gruas.
Prandaj edhe vendi ka ngel peng e komunistave dhe sigurimsave te dikurshem dhe ka mare rrugen e mootit.
Padyshim kete ligjerim e kane pertypuar derivate dhjakse te monikes,,,,qe nuk kane asnje lidhje thelbesore dhe morale me te majten dhe shumicen e popullit qe e aspiron ate.
Meqe monika qenka e majta e vlerave,per te cilat n’a paska kaq shume nevoje shoqeria shqiptare,,,,perse e fillon fushaten nente muaj para ???? Po parate e nje fuashate kaq te hershme nga burojne ?
Ilir Meta , biri i nje oficeri te Gardes se Republikes ne ate kohe, u vu ne krye te levizjes studentore. Te vazhdojme me rradhe: Sali Berisha, Fatos Nano, Servet Pellumbi, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi e te tjere e te tjere, te gjithe antare te PPSH ose bashkpuntore te Sigurimit te Shtetit. Tani Monika do te krijoje nje parti tjeter te majte , qe defakto do jete vazhdimi i saje edhe Ilir Metes. Mjerre populli shqiptar ne duart e kujt ka rene.
Kur te veje yt shoq ne burg atehere mund te filloje te behet ky vend, hijena te pa ngopura.
Moj lora. Po cu bere moj cupe??? Na mori malli. Kemi ca dite pa u pare.
Su bere fare e gjalle per plerat e liderit palle mao ce dun.
Apo sprish pune kur i sjell udheheqesi i gjate i dashur dhe trashur kohet e fundit i partise?????
Hahahaaaaa. Ik moj lora beje pushim edhe sot se eshte e driele.
Mjere,mjere,mjere
Me lesh apo pa lesh mjaft qe ta kesh, foli dhe baldosa qe ” shpeton ” njerezimin me grupin e gjakut “te ralle” 0 negativně .ptuuuuu symbol i peshtires njerezore.