Berisha tregon një histori me gjyshin e Ramës (por marrëdhëniet me të shkuarën s’i ka mirë, sidomos për historitë e sikletshme që i përfliten)

5 Tetor 2016, 09:48Politika TEMA

Gjatë intervistës së dhënë për Eni Vasilin, Berisha ndërsa fliste për ligjin e importit të mbetjeve, ka treguar një histori për gjyshin e Ramës.

Sipas Berishës, ai nuk foli për 27 vite më radhë me të vëllain, për një gjë banale.

“Gjyshi i tij dhe i vëllai për 27 vite nuk kanë folur me njëri-tjetrin dhe këtë e di i gjithë bregu. Nuk kanë folur për 27 vite sepse aty kaloi një kafshë në një gardh, dhe njëri tha ishte mace, tjetri tha ishte lepur. Edhe këtij do t’i duhen 27 vite të kuptojë se a janë plehra apo mbetje”, tha Berisha.

Në fakt, Berisha nuk i ka për vetë mirë marrëdhëniet me të shkuarën.

Ai nuk shkel në kullën e tij të lindjes në Viçidol, për një histori të sikletshme që i përflitet.

Po kaq e sikletshme është një histori tjetër që thuhet se ka ndodhur në kullën e tij, para se Berisha të lindte.  

Kjo histori është rrëfyer nga ish-badigardi i tij, Izet Haxhia.

Njerëz të fisit të Berishës i kanë treguar atij për një ngjarje që nuk dihet nëse është e vërtetë, apo jo, por që është shumë e silketshme.

“Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë si i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. I ati i Radovanit ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori  për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës. Në atë kohë Tito po i luftonte çetnikët nacionalistë që i rrezikonin pushtetin. Madje, kur ka filluar të merret me politikë Radovan Karaxhiçi, janë ngritur çetnikët që ishin në diasporë dhe i kanë thënë që babai jot (i Radovanit) ka futur në kurthin e UDB-së Drazha Mihajlloviçin, që ishte shef i çetnikëve dhe u pushkatua nga Titoja në 1946…

Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe “në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët. Ai u martua me Jovankën 20 vjeçare në vitin 1943, me të cilën pati pesë fëmijë. Pas lufte bëri 5 vjet burg pastaj u lirua”, thoshte Haxhia.

12 komente në “Berisha tregon një histori me gjyshin e Ramës (por marrëdhëniet me të shkuarën s’i ka mirë, sidomos për historitë e sikletshme që i përfliten)”

  1. Xen deledashi says:

    Hahahahahaaa ky ka pjerdhur perfundimisht.
    Nuk duhet ta ngacmojnë vetem per te fortat qe flet. Eshte katandisur si puna e Milo budallait

    1. Kujtim says:

      Ky ipafytyre do mbetet gjithmon SALIHANE SERB

  2. Ska cfar ti bej Rames edhe kapet me stergjyshin ky perfaqson tipik malokun hakmarres

  3. seriozi says:

    Jeni bere si kurvat e shpifura , me keto thashetheme , qe nuk i interesojne askujt . Turp per ju qe i botoni.

  4. vasil laci says:

    Nje media voulgaire,kriminale,katunre,e neveritshme dhe e peshtire.Nje media armike e publikut,cfare hallesh kane njerezit e cfare hallesh ka gazeta.Tipike kriminale dhe katunare.

  5. tradita says:

    Berisha ju mund et gjitheve se bashku edhe i vetem. Sikur te mobilizoni te gjithe llumin e botes perseri ai fiton mbi ju. Sidomos tani qe nuk kerkon pushtet. Niveli juaj mizerabel ttregohet kur mbeshteteni tek Izet Haxhia. Sa poshte ka rene Kartagjena.. Ha.. ha. ha…

  6. I biri sheqeres dhe i partizanit serb says:

    I biri sheqeres e kupton qe po i vjen fundi dhe po luan rolin e psikopatit . Dita me e lumtur e shqiptareve do jet kur te zhduket ky monster

  7. Ramy says:

    Na i la dobicin ne dere serbi.

  8. Tahir Gashi says:

    Doktor MORTJA !
    I paperseritshem! Ky ja kalon dhe serbeve per mashtrim!

  9. Kola says:

    Po ate historine me Argiten dhe Sllobodanken, kur do na e rrefeje ky kopili i UDB-se?

  10. arben says:

    Ne fillim kur e lexova kete shkrim nuk e besova dhe mendova se edhe kjo do te ishte si te gjitha shashkat tymuse qe hidhen per politikanet nga te gjitha ngjyrat.Por kureshtja nuk me la dhe kerkova ne internet fotografine e Radovan Karaxhicit qe per fat jane te shumta dhe bera krahasimin me ate te Saliut.U befasova dhe nuk munda tu besoja syve.Jane aq te ngjashem ne te gjitha tiparet sa zoti na ruajte dhe mos biem ne gjynah por per mendimin tim jane pjella ne mos te nje nene te nje babe sigurisht qe jane.Zoti na ruajte mos qofte e vertete se kjo do te ishte goditja me shokuese per te gjithe njerezit e ndershem qe ne kohen e ndryshimeve te medha Saliu ishte idhull per ta dhe i besuan te ardhmen e tyre e te femijve te tyre.

    1. me thene te drejten says:

      Saliu ishte dhe eshte idhull per budallenjte,atehere dhe tani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje