Braçe i bashkohet Gjikës kundër Kokëdhimës: Vënçe! Më në fund një zë që vjen prej Lumi-Lumit të Vlorës!!

4 Tetor 2016, 19:10Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe nuk ka hezituar aspak që dhe ditën e sotme t’i kundërvihet ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Ndonëse ka qënë një kundërshtar i hershëm i Kokëdhimës, përmes kritikave për sjelljen e tij në Jug të vendit dhe për më tepër për strukturat paralele me PS në qarkun e Vlorës, Braçe sot ka bashkuar zërin me ish-kreun e bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i cili lëshoi publikisht për të dytën herë brenda një jave kritika të forta ndaj ish-deputetit socialist.

“Vënçe! Më në fund një zë që vjen prej Lumi-Lumit të Vlorës!!”, shkruan deputeti Braçe në adresën e tij në rrjetin social facebook. Njëherësh poshtë boton linkun e reagimit të plotë të Gjikës ndaj Kokëdhimës.

Ish-kreu i bashkisë së Vlorës i ka kujtuar ish-deputetit socialist faktin se ai është kontributor më i madh për PS, kontribut që ka arritur deri në atë pikë sa të linte gruan e sëmurë në shtrat dhe të bënte fushatë për PS. Ndërkohë që vajza e Kokëdhimës, sipas Gjikës dhe për të kënduar në fushatë duhej të parapaguhej, ndryshe nuk vinte fare.

5 komente në “Braçe i bashkohet Gjikës kundër Kokëdhimës: Vënçe! Më në fund një zë që vjen prej Lumi-Lumit të Vlorës!!”

  1. Çentrale says:

    Lere o Erjon se dhjeve fare.
    Shpetimi eshte me mut se Koçua

  2. Sokoli says:

    Jane bere dy konet bashke, nje me mustaqe dhe nje pamjeker. Jeni dy gjera shume te vogla per te perbaltur vepren e nje njeriu te madh si KK. Ti vije qaje te Kocua per te te shenuar emrin ne liste.

  3. minatori says:

    Po te jete per “vence”, ua ka kenduar Kocua te tereve ne mes te Vlores sa u ka dhjere mustaqet.

  4. Visi says:

    Si partiak qe je shquar Erjon duhet ta vlersosh Kocon per ate pune te madhe dhe filozofi qe kerkoi te zbatonte ne parti. Qe deputetet e perkushtuar dhe ne sherbim te njerezve, si ti, te mos te ishin te paket. Mos e lejo veten te te nxjerrin te tjeret per te perbaltur. Merr shembull nga Kocua!

  5. Haidi says:

    O Brace me kete kopace qe leshove keputja vetes dhe Gjikes. Po u kapi Kocua do jua hyje vence te dyve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje