Koço, unë lashë gruan të dergjej në shtrat gjatë zgjedhjeve, kurse ti nuk e nxirrje vajzën të këndonte pa marrë lekët parapagim

4 Tetor 2016, 11:52Politika TEMA

Nga Shpëtim Gjika

Para disa ditesh, degjova disa “teza te reja” te Koços, i cili, (sipas tij), paskesh shpetuar PS-ne e Vlores nga Shpetimi dhe shpetimet e tjere!

Sepse, (sipas tij), Shpetimi dhe shpetimet, paskeshin marre peng PS-ne ne Vlore, dhe, ( gjithmone sipas tij), nuk paskeshin lejuar zhvillimin e karrierave dhe hapjen e saj perkundrejt aspiranteve!!!

Harron me vetedije Koçua dhe koçistet, qe Shpetimi dhe shpetimet, e kane drejtuar PS-ne dhe Bashkine Vlore vetem ne kohe opozite, kohe ne te cilen njerezit nuk ftoheshin per grada dhe ofiqe, por per te dhene kontribute, me te vetmin qellim te perbashket, rikthimin e PSSH-se ne qeverisje!

Harron qellimisht Koçua, qe ishte Shpetimi dhe shpetimet, te cilet u hapen rruge per te qene sot deputete apo drejtues institucionesh, pikerisht njerezve nga shoqeria civile!

I ka dhe sot ne krah keta Koçua, por nuk i quan si investim te Shpetimit dhe shpetimeve, sepse keta jane transformuar dhe jane bere sot njesoj si deshmitaret e Jehovait!

Po si mundesh ti Koço te guxosh te anatemosh dhe perbaltesh kontributin e kesaj Bashkie, dhe Bashkive te tjera te majta ne Shqiperi, te cilat, ne ato vite te veshtira opozite, ishin dhe u bene aset i cmuar i PS-se dhe betejave te saj per demokraci, zgjedhje te lira, gjithmone ne balle te perpjekjeve opozitare per te rikthyer (sic ndodhi ne fakt) PS-ne ne qeverisje te puneve te vendit!

Ka qene Shpetimi dhe shpetimet, qe ne zgjedhjet per delegate te Kongresit te PSSh-se, perjashtuan nga konkurimi te gjithe punonjesit e Bashkise Vlore, per tu lene rruge te lire vetem militanteve dhe strukturave organizative te PS-se!

Jo si Koçua, qe ne listat per delegate tash se fundmi, futi ne konkurrim jo vetem drejtues institucionesh emeruar prej tij, por tinezisht deri edhe drejtues te partive te tjera!

Ti Koço qe paske alergji nga Shpetimi dhe shpetimet e Bashkive, a te kujtohet nje dreke ne Durres, ne te cilen isha se bashku me disa kolege te mi kryetare bashkish!

Ishte koha pak para zgjedhjeve per Kryesine e re te PSSH-se!

Nuk e di kush te kishte ftuar ne ate dreke, por ti mbajte nje leksion te gjate, se si ne, kryetaret e bashkive te majta, duhet te benim lobing te forte, madje presion mbi Ramen, per te qene ne Kryesi!

Sepse, sipas teje,ne ishim qartesisht ne balle te vetejave opozitare, ne ishim te vetmit te zgjedhur me vote te drejteperdrejte,( jo si deputetet nga lista kooperativash the ti), dhe dinte apo nuk do te Rama, nuk kishte nga t’ja mbante, sepse, (sipas teje), na e kishte nevojen!!

Jam i lumtur dhe ne paqe me ndergjegjen time, sepse ta dhash pergjigjen ne sy qysh ate dite: per mua nuk vlen zgjedhja ne Kryesi, por ardhja e PS-se dhe e E.Rames ne qeverisje te Shqiperise!

Ne ate kohe per ty vlente Shpetimi dhe shpetimet, ndersa sot i hedh poshte dhe i percmon!

UNE E DOJA PS-ne!

TY TE DUHEJ PS-ja!

Ky eshte dallimi yne!

Mbaj mend gjate fushates ne 2013, bashkeshortja ime ishte gati e paralizuar ne shtrat e semure!

Une Shpetimi, armiku i PS-se (sipas teje), e lashë te dergjej deri sa te mbaronte fushata dhe numerimi i votave, pastaj ta coja per operacion (sic ndodhi ne fakt)!

Kurse ti Koço, diten e koncertit te fitores se zgjedhjeve, dite kur u bere dhe deputet i Vlores, nuk e nxirrje vajzen tende te kendonte ne podium, pa marre ne dore parapagim leket nga Shpetimi dhe shpetimet!

Ja, dhe ky eshte dallimi yne!

Dhe ne fund, doja te te thoja qe, duke qene se me ke shpall armik te PS-se, por, nderkohe opinioni i shendoshe socialist eshte i bindur qe je ti armiku i saj, me rregullin e treshit, i bie qe te jemi shoke dhe aleate bashke!

Pu pu pu shok dhe aleat une me ty!

Pu pu pu mos e dhente Zoti!

26 komente në “Koço, unë lashë gruan të dergjej në shtrat gjatë zgjedhjeve, kurse ti nuk e nxirrje vajzën të këndonte pa marrë lekët parapagim”

  1. Emer says:

    Pu pu pu, po grinden cunat e bregdetit!

  2. Sokoli says:

    Se kush e do PS dhe cilit i duhet PS? – nuk e di. Kush i ka dhene me shume partise, dhe kush, cdo gje qe ka e ka fal partise?-as kete nuk di ta them.
    Kush nga ju dy shok, large qofte nese keni qene ndonjehere ka punuar me shume per partine, e dini vetem ju! Por se kush e i’a “zgjati” jeten PS edhe kater vjet ne opozite, duke ndihmuar dhe nxjerre nje deputet me shume nga partia kundershtare: “Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!” Ne Vlore kete te vertet e dine te gjithe.

  3. Aldo says:

    Une nuk e kuptoj si ka mundesi qe ky hajdut vazhdon dhe flet. Ka guxim ky qe shkaterroi Vlore? Po ti sdel dot ne Vlore more se cdo gje qe ke bere ke kerkuar dicka ne kembim. Flet ti per PS?? Per ke Ps per ate qe ishin kushrinjt dhe njerezit e tu?? Turp per Vlore qe ka ende njerez qe meren me ty.

    1. Idajet says:

      Shpetua ka bere gabime e decka plot , po me kete punen e njerezve e kushurinjve te tij ja ke fut nga barku or ti. Nuk pati asnje kushuri e njeri te tij Shpetua ne PS. Kush ishte kushuri i Shpetos nga keta : Edi Leka, Mira Shehu, Eltar Deda, arben Isaraj, Etiona Hoxha, Xhevahir Celoaliaj, Kujtim Sulce. Keta kane qene perfituesit dhe kupola e PS ne vitet e Shpetos. Te tjeret i kane rene kazmes. Kush nga keta eshte kushuriri i Shpetos ? Shpetua ka gabime te tjera, po per militantizem ps mos i bini ne qaf kot. Koco matrapazi u gri me Sadrit Danajn qe e ka ortak e me Mira Shehun e Etjona Hoxhen qe i lepinin bolet nga mengjesi ne darke.

  4. lolo mocka says:

    Te lumt ty qe mbane ligjerata, i shpetove drejtesise dhe tani kerkone te riabilitohesh politikisht. Te dy fare e keqe jeni mos ua pafshim bojen.

  5. Sokol Haderi says:

    Ti Shpetim ke bere gabime. Disa edhe te renda. Te veshen syte servilet e qullet qe te hengren e ne fund ta futen. Tip Edi Leka, Mira Sehu, Etjona Hoxha. Keta jane shushunjat e verteta se nuk sakrifikuan nje mut e pervecse i percmojne te gjithe u bene edhe drejtues nga Rama. Por ama kontributet e tua ne Ps jane te pamohueshme. Madje edhe ne qytet ke bere pune te mira ne kohe te veshtira, pavaresisht se mandatin e 3 e dhjeve. Po tek e fundit Leli e dhjeu qe te parin. Ndersa koco legeni eshte kanceri i PS dhe i vete Rames.

  6. Sokol Haderi says:

    Ti Shpetim ke bere gabime. Disa edhe te renda. Te veshen syte servilet e qullet qe te hengren e ne fund ta futen. Tip Edi Leka, Mira Sehu, Etjona Hoxha. Keta jane shushunjat e verteta se nuk sakrifikuan nje mut e pervecse i percmojne te gjithe u bene edhe drejtues nga Rama. Por ama kontributet e tua ne Ps jane te pamohueshme. Madje edhe ne qytet ke bere pune te mira ne kohe te veshtira, pavaresisht se mandatin e 3 e dhjeve. Po tek e fundit Leli e dhjeu qe te parin. Ndersa koco legeni eshte kanceri i PS dhe i vete Rames.

  7. bregdetari says:

    I gjej me vend ato qe thote Shpetimi. Ai e ka dashur dhe e do partine socialiste sepse e ka treguar me pune, ndersa kocos iu desh partoia per tu bere aga ne jug dhe pushteti vendor per te garantuar bizneset e tij permes investimeve publike.

  8. Gjike Gjika says:

    Ky Gjika ja hodhi atij gjyqit qe kishte per fallsifikim a ku dij une.Ec ore ju ka zene me Kocon ju, na rrofshi trapin e gjetet armikun brenda Partise.Ju e keni mendjen si ne kohen e Enverit.

  9. Socialisti i Ndershem says:

    E verteta, qe nuk e luan as topi eshte : PS i duhej Rilindjes dhe kastes se Edi Rames ( ku padyshim Koco ISHTE me i spikaturi ).
    Se cfare ndodhi me Ramen dhe Kocon nuk ka fare rendesi.
    E rendesishme eshte qe Parti Socialiste NUK KA ME.
    Dhe me gjumin tone AS NUK KA PER TE PATUR.
    E paharruar qofte Partia Socialiste ! Te dashur bashkevuajtes socialiste te vertete kudondodheni , vajtimi dhe te qarat nuk kane me dobi. Edhe revolucioni brenda nesh nuk ka me dobi . Ajo qe VDIQ nuk ngjallet me.
    Populli thote ” I gjalli me te gjallin, i vdekuri me te vdekurin “.
    Te rrojme e t’a kujtojme shoke !

  10. nik says:

    Ky zotnia ka sakrifiku me shum nga t tane. Nuk ka ken kurr n’opozit. vetm pushtet vetm pushtet. nuk don opozit asnjher.

  11. Turi says:

    Kush e beri Kreahnik Cipin deputet? Kocua o mustawe mute. Kush e shkateroi VLOREN? kocua o mustaqe mute. Nuk e njohe Kocon dhe nuk dua te flas per te panjohjtur. Po ty te njohe mire o qenie lige.

    1. Lipe Gremi says:

      Shpëtua duhej të këndonte tani brënda kafazit.

  12. ali qyteza says:

    Nuk mendoj se eshte etike te perdoresh nje problem familjar per te bere nje perfitim politik, sado i madh qoft. Per pjesen e kontributit ne PS, dihet dhe nuk eshte nevoja te permendet. Kur fillon dhe reklamohet atehere e humbet vleren cdo gje. Por per pjesen e sakrifices ne kohe te veshtire eshte me mire te mos na flasin, se nuk kane qene asnjehere ne opozit, gjithe kohen ne pushtet ka qene, dhe kur nuk ishte PS, ishte ne bashkpunim me pushtetin. Gjeja e pare qe ka bere Rama sapo erdhi ne pushtet ishte anullimi i ligjit te plerhrave dhe prishja e nje pallati “me leje”.

  13. Boris says:

    Shpeti Gjika mund te ket bere gabime ne Vlore me apo pa dashjen e tij. E them kete se konjukturat e ndryshme te detyrojne disa here te shkelesh dhe ligjet ne Shqiperi se nuk ben dot ndryshe.Por per sa thot per Koco Kokdhimen ka shum te drejte.

  14. Nase says:

    Ore jeni kujtuar qe vetingu do shtrihet e cdo nivel dhe do tu dalin nga hundet te gjitha hajdutlleqet….. populli pret te shkoni ku keni vendin me te gjithe plehrat e tjere Berishen, Ramen ,Meten Koco Grekun etj

  15. Alma says:

    Po ne fakt tani te japesh leje pallati behet pak si pa dashje. Shpetim Gjika shkaterroi nje qytet te tere. Vlora ka qene dhe eshte e majte, po parti nuk kishte se e kishte marr peng Shpetimi me shoket e tij. Ku ishte ky kur erdhi Kocua ne Vlore? Pse nuk e ngriti njehere zerin e tij ky, per gjoja “padrejtesite” qe iu ben partise? Po si skuth qe eshte heshti.

  16. mallakastrioti says:

    Po ai bujari i leskajve mos ka pasur gje lidhje me shpetim gjiken shikojeni me kujdes se si ujq jane te dy

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Shpetim, te jap te drejte qe kur ishte Ps-ja opozite, ti ishe aty ne front te opozitarizmit.. Morre kostot e tua dhe te jap kredi.. Besoj qe e deshe atehere dhe e do PS-ne.. Kurse eshte e vertete Kocos I duhej.. Por edhe abuzove duke kryer deme finacjare TE RENDA per ate qytet. E kuptoj perse I bere : But not good deed goes unpunished.. Rrespekt..

  18. Shkurt says:

    Shpetim Gjika,nje hajdut e abuzues i vjeter i PS-se,ne sherr me Kokedhimen,nje hajdut e abuzues te ri.
    Nje sherr mes batakcinjsh!

  19. Komedianet says:

    Paske vojtur shume si Kryetar Bashkie o zoti Shpetim.Nuk e paskemi ditur.Vecse po me kujton Nikollaq Jorganxhiun.Tregetarin tek komedia “Karnavalet e Korces”.
    Kur populli ish ngritur ne demostrate se nuk kish buke,e shoqja,Olimbia i thosh:
    Olimbia -Po c’kane qe bertasin keta mor Nikollaq?
    Nikollaqi-Kerkojne buke Olimbi.
    Olimbia- Bukeee?! Po kujt ja kerkojne?!
    Nikollaqi – Qeverise…Mua!
    Olimbia – Tyyy…?! Po ti sapo ndave 4 buke per “te shtunen e pulave”!
    Nikollaqi – I hengren ato Olimbi.Duan te tjera! Po c’keni more…more edepseze.Po mezi e beme kete Shqiperi te shkrete mor mezi e beme! I lame kockat maleve me Themistokline e gjore!
    Keshtu dhe Gjika me Kokedhimen.
    Jane rropatur e po ropaten per Shqiperine si Nikollaqi i komedise.

  20. Kosta says:

    Haha …..te dy sherbetor te Rames e shkateruat ps s vlores . Ti peshtim zbkaterovd dhd aytdtin per para ! Por suc thua per sa me siper nuk te eshte dhemsur as gruaja ! Ja sa vleke !

  21. minatori says:

    Ne kohen kur PS ishte ne opozit, Shpetimi dhe shpetimet kane qene ne pushtet. Partia ishte nje nga departamentet e bashkise se tij. Ai kishte emeruar atje nje kryetar, qe e komandonte vet. Ishte kryetari i PS, po njesoj si drejtori i ujesjellesit, drejtori i pastrim gjelberimit etj etj. Te gjithe nen urdherat e tij. Ndaj te gjithe ( tre veta ) thoshin qe ka funksionuar partia. PSH-ja – partia e shpetimeve. Konceptin e nje partie qe mund te jete funksionale dhe e hapur per te gjithe e solli vetem kjo reforem. PS-ja qendrore delegoi Kocon, por edhe nese do ishin Toci, Doshi, “Kaubojsi”, Leckaj apo kushdo tjeter, kjo reforem solli nje mentalitet te ri, ne “bunacin” me uje te qelbur.

  22. 01 vlora says:

    Shpetim Gjika ti je turpi i Vlores ,Koco Kokdhima eshte turpi i socialistve,nuk dalloni shume nga njeri tjetri .

  23. mirel says:

    Kur flet dhe Shpetim Plera Kocoja duhet te ndihet i nderuar.

  24. socialistet vlonjate says:

    Shpetim gjika nuk merrte leke per njerezit qe sistemonte ne pune,aplikoi paga minimale qe me ate fond qe kishte ne dispozicion te punesonte sa me shume socialist,Ne kohen qe drejtonte Shpetimi me shpetimet atehere po ,kishte PS ,po sot ku eshte PS,kush e vodhi,kush i perdori socialistet sa per te bere punen e pastaj ju ktheu gunen,a mban pergjegjesi ndokush nga deputetet e Vlores per lenien e socialisteve rrugeve pa pune e pa buke? Me cfare fytyre do tju kerkojne voten ne 2017?Si me Saliun ne pushtet si me Ramen asgje ska ndryshuar per socialistet vlonjate sepse keta deputete qe kemi ,mendojne vetem per demokratet:1
    1-Sadrit Danaj Pd-ist me fare e me fis-ne krye te qarkut e vuri KOQUA
    2-Drejtori portit Tedi Nasto -PD-ist -e emeroi KOQUA
    3-Drejtoreshe e SIG SHOq. e shoqja e Sinan Idrizit Camist_PD -ist njeri i afert me Ramen
    4 Drejtori aktual i Aluizmit -ballist-PD-ist kush e emeroi
    Pra ju te qelbur deputete te vlores mos u dilni para syve soc. vlonjate por zhdukuni andej nga keni ardhur.10% te asaj qe beri Shpetimi per soc. e vlores te benit dhe ju,populli nuk do tju urrente kaq shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje