Me miratimin e ligjit të importit të mbetjeve, Qeveria shkaktoi një reagim të publikut dhe shoqërisë civile. Kjo e fundit doli në protestë të shtunën kundër këtij ligji dhe kërkon nga Qeveria që ta anulojë atë.
Por Kryeministri Rama thotë se ligji i shërben edhe një mjedisi më të pastër në Shqipëri dhe deklaron se nuk do të tërhiqet prej tij. Rama pranoi përmes rrjeteve sociale se vetëm gabimin se qytetarët dhe ambientalistët nuk u informuan siç duhet dhe në kohë për këtë ligj.
Ndërmarrja e këtij ligji, pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme është një hap i guximshëm. Por sa do të ndikojë ky ligj në votën e qershorit të ardhshëm? Sa do të ndikojnë reformat e tjera të ndërmarra nga kjo Qeveri dhe a i duhet dhënë një mandat i dytë asaj?
Për këto dhe të tjera çështje të aktualitetit politike, diskutuan këtë të hënë në Top Story analistët Mustafa Nano, Spartak Ngjela, Preç Zogaj, Skënder Minxhozi, Ageron Gjekmarkaj dhe Henri Çili.
I pari që mori fjalën ishte analisti Henri Çili. Ai tha se kjo Qeveri ka ndërmarrë disa reformë të rëndësishme duke cekur probleme të mëdha të tranzicionit shqiptar.
“Ka ndërmarrë disa reforma të guximshme që nuk janë ndërmarrë nga qeveritë e mëparshme. Është reforma në energjitikë, ajo territoriale, reforma në drejtësi, arsimi e të tjera. Për të gjitha këto reforma, unë mendoj që kësaj Qeverie i duhet dhënë edhe një mandat tjetër”, deklaroi ai.
Skënder Minxhozi nënvizoi dy reforma kryesore të kësaj maxhorance.
“Me reformën në drejtësi dhe atë territoriale, kjo Qeveri mund ta konsiderojë të përmbyllur misionin e saj”, tha ai.
Minxhozi u shpreh se ka segmente të ekzekutivit që duken të lodhura dhe hera-herës, kryeministri shfaqet arrogant.
Avokati Spartak Ngjela tha se problemi kryesor i Edi Ramës është se nuk arriti të kuptojë dallimin mes rilindjes dhe reformës.
“Ne nuk kemi nevojë për rilindje, por për reformë. Ishin minimumi 3 reforma të mëdha, një në arsim, që nuk e bëri dot të plotë, reforma në treg, që s’e nisi fare, as në sistemin bankar, as në çështjen e bursës, që ndjehet sot si zbehje e ekonomisë.
E treta, tek reforma në drejtësi kam një rezervë. Ajo është një reformë shqiptaro-amerikane dhe nuk është e Ramës”, tha Ngjela.
Sipas tij, reforma nuk është dashur nga 70 përqind e klasës politike që ndodhet në Parlament.
“Një gjë është e sigurtë, 70 përqind e kësaj klase politike nuk është më në Parlament në zgjedhjet e ardhshme, ndaj këta e shtyjnë reformën, me shpresën që të jenë në Parlament sërish’, tha ai.
Preç Zogaj tha se kjo qeveri duhet të gjykohet në bazë të premtimeve elektorale të mbajtura. Ai u shpreh se Kryeministri Rama ka prirje diktatori, por ndalimi që i bën sistemi shndërron këtë prirje në arrogancë.
Zogaj kritikoi edhe reformën territoriale.
“Reforma territoriale është një vizatim në hartë kot përsa kohë që nuk është shoqëruar me reformën për decentralizimin fiskal. Reforma në drejtësi është arritje e madhe, por do të ishte e pandershme t’i atribuohej një kryeministri që e ka bërë reformën e vet, por ja rrëzoi Venecia si antikushtetuese”, tha ai.
Edhe analisti Gjekmarkaj ndau kontributin e dhënë në reformën në drejtësi. Ai vlerësoi se ajo është reforma më e mirë e bërë deri më tani.
“Reforma në drejtësi është reforma më e mirë e bërë deri më tani, të paktën në letër. Në këtë reformë, Rama ka 1/4 të meritës”, tha ai.
Lidhur me Qeverinë: “Kjo është një Qeveri që nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Është e kapur nga oligarkët dhe kjo qeveri nuk ka asnjë lidhje me të majtën”, u shpreh Gjekmarkaj.
Pjesa e tretë nisi me të vetmen pyetje, a meriton Kryeministri Rama një mandat të dytë?
Avokati Spartak Ngjela e sheh më gjerë këtë çështje.
“Puna është a ka kundërshtar që ta rrëzojë Ramën? Nuk ka kundërshtar. Opozita sot është pa ide, është sindikaliste, dalin tani për mbetjet urbane, ndërkohë që janë të djathtë”, tha ai.
Mustafa Nano tha se Rama nuk i afrohet sojit të diktatorëve.
“Unë e shoh të papërgjegjshëm. Unë e kam mbështetur dhe nëse nuk do ta kundërshtoj unë që e kam votuar dhe mbështetur publikisht, kush do ta bëjë?“, u shpreh ai.
Preç Zogaj u ndal tek opozita.
“Nuk është opozita që kemi parë në këto 25 vite, ajo opozita karizmatike dhe unë nuk jam dakort me liderin karizmatik. Unë mbështes një lider normal“, u shpreh ai.
Henri Çili mbrojti idenë e tij se kësaj qeverie duhet dhënë edhe një mandat dhe për këtë shpjegoi pse.
“Duhet të bëjë disa gjëra të rëndësishme. Unë mendoj që ka një vullnet, kapacitet dhe një investim të përgjithshëm dhe Rama është një individ që ka aftësinë të çojë këto 3-4 gjëra përpara“, u shpreh ai.
Agron Gjekmarkaj tha se vendi e ka një opozitë, ndërsa Skënder Minxhozi tha se opozita duhet të fitojë zgjedhjet për të marrë pushtetin.
Pak gjera kane rilindur ne keta 3 vjet .
Hashashi plehrat dhe me ca duket dhe prostitucioni.
Nuk e di si do shkojne zgjedhjet po nje gje dihet me siguri se ky kryeminister jo vetem nuk mbajti absolutisht asnje premtim por edhe ato qe I ben ligje sot nuk I ka pergje ti anulloje neser.prandaj sado te premtoje e cfardo te premtoje vetem 1 idiot mund te mendoje se do e mbaje fjalen.
“Opinionistat” e TEMES apo Gazeta 55? apo Zheji, bushati, fevziu, apo peka….mos u tallni me inteligjencen e popullit sa do te kene mbaruar Plepat apo me tre-4 diploma pas renies se komunizmit.
–
Rama eshte e keqja me vogel, mendoja une deri dje.Por cdo politike e tij, cdo vendim i tij, pervec prishjes se disa bunkereve ne ane te rruges, po jo te Koco Kokdhimes, tregon qe ai eshte aq negativ sa edhe Kanceri LSI(isis).
–
Shqiperia do vazhdoje te vuaje perderisa do kemi ende ne politike dhe pushtet kesisoj tradhetaresh te interesave kombetare.
–
Mos harrojme se Edvini e do Saliun ne Pension dhe jo ne burg. Batutat e Rames per Saliun , Xhozefinen apo Paloken jane mjeti i vetem jo ligjor qe kerkon ti denoje keta plehra. Por kjo nuk eshte drejtesi per 1 milione shqiptare qe presin ligjin te veproje dhe mjaft me me shakate e humor cinik te Rames.
Rama duhet te rrije te oakten 4 mandate qe te furet Shqiperia e mjere dhe e perdhunuar nga mafia e Berishes, ne binaret e nje shteti normal ku secili te gjeje veten aty ku e meriton.
Qeverit vlersohen se sa kane realizuar nga ato qe i kane “servirur” elektoratit ne fushaten elektorale dhe per vendit tone si specifik se sa ka dhene per demokratizimin e vendit.
Thene per keto duhet thene se Rama ndryshon nga shpellari Sali Berish por nuk ka bere keto sa me siper.
Do ti jepja nje note pozitive n.q.s. do te hartoj (deri ne dhjetor) nje kod zgjedhor qe te na japi te drejt ne emmigranteve (qe kalojme shifren 1.5 milion) te votojme ketu ku jemi dhe mbi te gjitha ketu te specifikoj ne kod qe ne te perfaqsohemi aq sa meritojme (ne numer deputetesh sigurisht jo ne propocion sa ata qe banojne aty ) dhe te kemi mundesin te zgjedhim njerzit tane nga ketej.
Kjo do te jete nga me jetiket per DEMOKRACINE shqiptare dhe per te ardhmen tone.
Cfare kerkoke, o njeri, fundin e Rames dhe te Bandave LSI+PD.po pse budall eshte ai qe te na japi te drejten e votimit apo te mendoje per nje shtet ligjor e demokratik. si pjella e PPSH qe keta jane, shume kerkon zoteria juaj.
–
mos harro ti dhe une, qe ata tmerrohen kur i kujton emigrantin….25 vjet, nuk arriten te rregullojne emigrantet e greqise qe ndryshe nga te tjeret u shtypen dhe shfrytezuan si kafshe dhe shteti beri nje sy qor e veshi shurdh….
–
fakti qe EDVIN RAMA nuk ka mbajtur asnje premtim deri tani me jep shprese per te ardhmen e shqiperise dhe te personi edvn rama.
Ata tmerrohen nga vota e emigranteve, sepse mbi te gjitha emigranti nuk blihet me nje thes miell apo te kercenohet me vendin e punes. Emigranti mund te jete pak i paainformuar e mund te mos dije gjithmone cfare ndodh ne vend, po mbetet i lire ekonomikisht per te votuar ndergjegjen e jo xhepin. Kjo vote i cmend ata.
Po pse nga pleherat e kriminelit Berishe prisu te thone po jo mor jo populli e shefe vete punen qe ka bere Rama i shikon qytetet se si jane trasformuar e shef qe do te beje reformen ne drejtesj dhe e shef oppziten dhe keta rrota k. Opioniste qe cfare legenash jane po pse ju thoni te vije Berisha me Lulzimen qe te na vrasi e vjedhu prape e te mbajnd keta gjygjtare e prokurore prap ?
Rama duhet te qerohet se nuk ka dhene rezultate ne keto tre vjet ,eshte i pleksur me krimin dhe arrogant ,besoj se populli nuk e do me qelbesiren
Te gjithe ata analiste jane ku therret qameti, dhe thone ndonje gje te vogel pozitive per qeverine, se s’kane nga ia mbajne, por nuk thone asgje per persheshin qe kishte bere Berisha me shoke, dhe Rama duke ia futur vehtes politikisht, po perpiqet te vere ne binare zhvillimin e vendit, kjo gje atyre nuk u intereson ta shohin. Po nuk u shtruan binaret, nuk mund te eci treni, o analiste idiote, hajvane e te poshter. Se t’u thuash jeni CINIKE, eshte sikur i perkedhel dhe i lavderon.
Ju dhe vetem ju bashke me Saliun jeni ata qe e bete Shqiperine katrahure, tani perpiqeni te jepni mend. por me mendjen tuaj, tani qe pedrfundimisht jeni vetediskredituar, populli nuk shkon as ne hale. Turpi eshte e mbetet per ju.
Te vij saliu me vrap e ta kthjem shqiperin ne Aleppo 2
Hej nuk mund te themi se Rama eshte perfekt dhe i ka realizuar 100% por duhet te theksojme se eshte me i mire nder me te keqijt dhe e meriton dhe nje e dy mandata derisa opozita te beje nje dush me uje te ftohte dhe te marre veten.
E meriton se meriton Rama e vendos tjeter kush ju megafonet e Sali- Lulit as ju pjerdh njeri.Qe s’keni bere asnje te mire per vendin me Saline.
Turp per emrin “Opinioniste”!
Berishes ju deshen 15 vite qe te konsumohet politikisht, kurse bojaxhiut te Anetes vetem 3. Rama ben mire qe te zhduket 1 ore e me pare, sepse tani eshte e keqja me e madhe ne Shqiperi. Komentet e miltanteve nuk e shpetojne dot nga vota e ardheshme. Genjeu, mashtron dhe do te mashtroje perseri.
FABUL
LISI DHE KULPRAT!…
Kur fiet e kulpres
Lisin e mbuluan
Prane mu te veshi
Ca fjale i shqiptuan:
– Tani,s’njihesh me,
O lisi azgan,
T’i morem c’pate,
Edhe emrin me fame!…”
– Per bese,
U tha lisi dhe qeshi,-
Me duhej per dimer,
Nje fanelle leshi!…”
Pleherat i solli, popullin e varferoi, shkaterroi Valbonen, taksat dhe doganat i dhjeu. Pse mos tia japin edhe nje mandat tjeter ?