Xhafaj: PS-ja, mbështetje maksimale reformës në drejtësi! 6 ligjet votohen të enjten

3 Tetor 2016, 15:13Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, deklaroi pas mbledhjes së grupit se PS-ja do t’i japë mbështetjen maksimale reformës në drejtësi dhe se 6 projektligjet e saj do të votohen të enjten në seancë plenare.

Në datën 6 tetor, mes 6 ligjeve për Reformën në Drejtësi, njëri do të jetë i votuar me konsensus. Ai është ligji për SPAK-un, që rregullon funksionimin e Prokurorisë së posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Arritja e akordit u la të kuptohet gjatë një replike në Parlament mes Edi Ramës dhe Oerd Bylykbashit.

“Tani, ajo që unë e garantoj Edi Ramën është se ai duhet të shqetësohet shumë për këtë ligj, që po përfundon ashtu siç ai nuk e deshi. Shumë shpejt, ligji do të vijë këtu i plotësuar, ashtu siç nuk e deshi, sepse për fat, OPDAT-i ia hoqi kthetrat nga ligji i ‘vetting’-ut”, u shpreh Bylykbashi.

Top Channel e konfirmoi arritjen e marrëveshjes mes opozitës dhe ekspertëve amerikanë, të cilët janë bashkautorë të ligjit për SPAK-un. Nga 3 çështjet e kundërshtuara prej demokratëve dy javë më parë, ishte lënë pa zgjidhur vetëm njëra prej tyre, ajo që lidhej me shqetësimin e opozitës për ndikimin e qeverisë në emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të SPAK-ut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje