Nishani lë të kuptohet se do e kthejë mbrapsht ligjin për importin e mbetjeve

3 Tetor 2016, 11:06Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka deklaruar se në lidhje me çështjen e importit të mbetjeve nuk ka ende një qëndrim zyrtar, por shtoi se për çështje të tilla duhet të prevalojë gjithmonë interesi i qytetarit.

“Këshilltarët juridikë po punojnë dhe po përgatisin takim konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile. Preferoj që për çështje të tilla të ezauroj një konsultë sa më të gjerë të jetë e mundur përpara se të mbaj një qëndrim”, deklaroi Nishani kur u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Çështje të tilla madhore që lidhen me interesat e qytetarëve duhet t’i fokusojmë në rrugën e zgjidhjes së interesit të publikut. Sovrani është qytetari dhe interesi i tij duhet të prevalojë”, shtoi Nishani.

3 komente në “Nishani lë të kuptohet se do e kthejë mbrapsht ligjin për importin e mbetjeve”

  1. alban says:

    Nishani nuk dekretoi ligin e Vetingut te hartuar nga ekspertet nderkombetare, pa le me kete te importit te plehrave.

  2. Prevalimi says:

    Te “prevaloje ” mortja ty.

  3. Urimi says:

    Edhe une jam kunder plehrave por jo kunder mbetjeve qe cilesohen si te tilla pasi ato riciklohen ne gjithe boten,ka edhe ne europe ku jetoje tash e disa vite,por nje pyetje do ti beja nishanit sikur te kisha mundesine te gjendem perball tij;
    Ku ish e ti z.presednik para tre vjetesh kur ish opozita ishte kunder dhe shoqeria civile ashtu protestonte çdo dite,a do te thot kjo zotrrote se ti mbron interesat e dyshes se PD-s sali berishes e lul bashes,dhe jo vetem ne kete rast zotrrote ti del hapur ne krah te tyrenateher mbroje ligjin dhe ishe kunder referendumit tash “do ta shqyrtosh ligjin” pasi te takohesh me shoqerine civile,a e merr me mend ti zotrrote se sa poshtersisht tingellon ky qendrim i joti dhe a ka dikush qe mund ta besoje se ky eshte qendrim i presidentit!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje