PS gati letrën për kryeprokurorin Llalla: Je kërcënuar, apo jo? Opozita dyshon...

3 Tetor 2016, 18:20Politika TEMA

Pavarësisht se bëri shumë bujë hedhja në tregun mediatik të lajmit se kryeprokurori Adriatik Llalla është kërcënuar, politika, por dhe media, kanë qënë skeptike për këtë fakt, duke mos i dhënë deri më tani vëmendjen e duhur. Ndonëse është kreu i akuzës, Adriatik Llalla mendohet se është kërcënuar.

Megjithatë Ka dyshime mbi vërtetësinë e kërcënimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kjo ka bërë që deputetët socialistë Qefalia dhe Çuko, ta mendojnë edhe një herë para se ta thërrasin kreun e akuzës në komisionin e Sigurisë Kombëtare, së bashku me kreun e SHISH-it dhe drejtorin e Policisë së Shtetit.

Të enjten e kaluar para seancës plenare Komisioni i Sigurisë në një mbledhje pa mediat ka diskutuar mbi këtë kërcënim dhe kërkesën e dy deputeteve socialistë për një seancë dëgjimore me kryeprokurorin.

Për të zbardhur të vërtetën, dy deputetet do t’i dërgojnë shkresë zyrtare kryeprokurorit, ose të kërkojnë takim sqarues me të si përfaqësues të komisionit, nëse është kërcënuar realisht, ose jo.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Komisionit të Sigurisë së enjten, burime nga PD konfirmojnë se kanë qenë kundër thirrjes së Llallës në komision, për aq kohë sa nuk ka asnjë dokument apo deklarim nga ky i fundit së është kërcënuar.

Madje, sipas ish-ministri Noka, kjo kërkesën nxit pasiguri dhe destabilizim.

Sipas tij, kjo është një përpjekje për të sajuar situate mbi bazën e thashethemit të fabrikuar në zyrat e qeverisë.

Sipas rregullores së Kuvendit për ta detyruar titullarin e një institucioni të raportojë në Komision, nevojiten firmat e 1/3 së deputeteve, firma të cilat janë mbledhur por po pritet konfirmimi i Llallës nëse është kërcënuar ose jo.

Këtij të fundit i është shtuar siguria si dhe ka dërguar familjarët jashtë vendit.

3 komente në “PS gati letrën për kryeprokurorin Llalla: Je kërcënuar, apo jo? Opozita dyshon…”

  1. luani u.s.a. says:

    Une nuk besoj qe eshte kercenuar kryeprokurori i pergjithshem Adriatik Llalla,sepse sepse gjate mandatit te tij asgje pothuajse nuk ka bere sidomos gjate qeverisjes se PD -se i cili ka qene edhe militant i PD – se me kete me aprovimin e reformes ne drejtesi prokurori pergjithshem Adriatik Llalla eshte i frikesuar nga arrestimi nga gjykata per abuzimeve dhe keqperdorim te punes se tij si dhe konfiskimin e pasurise ilegale..!

  2. Jimi says:

    Hic mos u ladhni. Po e tha Mut Noka nuk e luan topi.

  3. populli me gojen e tij says:

    Nuk eshte cudi ,qe kercenimin e kryeprokurorit nuk e beson askush,sepse populli eshte i mencur dhe ketyre langaraqeve qe na drejtojne , u ka dale boja me genjeshtrat e tyre te trasha MASKARENJTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje