LSI “dorëzon” Kolonjën

3 Tetor 2016, 20:04Politika TEMA

Java nisi e mirë për Muharrem Ramën. “Tani fillon puna në bashkinë e Dibrës. Ne kemi projekte të mëdha”.

Të hënën ai nisi zyrtarisht punën e tij si kryetar i ri i Bashkisë së Dibrës, dalë nga zgjedhjet e parakohshme lokale atje. Por ende pa u tharë boja e vendimit për postin e tij, një tjetër garë lokale ka shtuar ethet e parakohshme të fushatës.

Ndarja e papritur nga jeta e kryebashkiakut të Kolonjës. Por edhe kjo përballje ka veçantitë e saj. Në Kolonjë, gara për zgjedhjet e parakohshme do të jetë mes dy të majtëve, por ndryshe nga ç’pritej, kandidati i mazhorancës nuk do të jetë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Aleati më i madh i Partisë Socialiste ka hequr dorë nga përzgjedhja e një kandidati tjetër pas ndarjes së papritur nga jeta e kryebashkiakut të Kolonjës, Arben Malo. Burime të besueshme konfirmuan për Top Channel se LSI-ja i ka lënë fushë të lirë Partisë Socialiste të vendosë se me kë do të përfaqësohet në zgjedhje. Një vendim të tillë e paralajmëroi që të premten kryetari i LSI-së, kur u pyet se kush do ta zëvendësojë kryebashkiakun e ndjerë.

“Jam i bindur që koalicioni do të gjejë një kandidat sa më të mirë, por unë e kam të vështirë të mendoj që të gjej një kandidat tjetër në nivelin e tij. Dhe përsëri mund të them që këto janë zgjedhje krejtësisht lokale dhe aksidentale”, tha Meta.

Deri tani koalicioni qeveritar nuk ka marrë një vendim se kush do të jetë përballë kandidatit ende të pashpallur të opozitës, një ish-socialist që do të garojë në emër të Partisë Agrare të Agron Dukës.

Burimet e Top Channel thonë se kandidati i koalicionit qeveritar do të përzgjidhet mes drejtuesve socialistë të rrethit të Kolonjës, ku në krye të listës janë kryetari i Këshillit Bashkiak, Ilirjan Hyseni dhe kryetari i socialistëve të Ersekës, Fredi Laze.

5 komente në “LSI “dorëzon” Kolonjën”

  1. dridhe like si gjithnje says:

    Ka frike Likja se e ka te sigurt humbjen ,prandaj e dorezoi

  2. Ivani i madh says:

    Po lot bukur o kufoma e Skraparit dhe kapobanda e bandes hajdute Lsi i le dore te lire PS jo se nuk ke tjeter se gjirizi jot ka lloj lloj krimbash qe jane gati per te kanditatuar. Po eshte halli se kush fitonin zgjedhjet e 2017 dhe pasaj i ben esapet bukur qe ti bashkengjitesh qeverise. Nqf se humb ne Erseke falin e ka PS ne te kundert e kemi bashke. E si mendon ti Like kufoma se ja hedh popullit me kete terheqe je kur ai e ka te qarte se ti e banda juaj lsi ste le rast e vend ku mund te vidhet e zhvatur te mos jeni. Kjo loje bie ere dhe me sa duket po e ndien humbjet tende e te bandes LSI ne 17 dhe do qe te shfrytezosh rastin si skilje e felliqur qe je.

    1. Plehrat e PPSH says:

      Bravo,Ivani. Shume e sakte.
      Tani shpresojme qe Tema e Meros mos ti bllokoje komentet apo ta mbylli kete teme kaq ineresante per banden kanceroze LSI brenda nje ore sic e ka zakon kur i shahet sponzorizusi personal Ilir Meta.

  3. alban says:

    Likja nuk ka kuadro ne partine e tij dhe kjo eshte arsyeja pse nuk kandidon tjeter njeri per bashkiak te Kolonjes. Sa per ate qe dikush mendon se ne Kolonje do te fitoje e djathta, le te shohin endrra me sy hapur.

  4. TJ says:

    Me Meten do te ndodhte njelloj si ne Pogradec! Kane blere te gjitha tokat! Lire fare ! Per nje vend pune! Pyesni ne Tushemisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje