Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë theksoi për PD në çdo kohë e në çdo pozitë është çështje identitare mbështetja dhe ndjeshmëria ndaj Kosovës. Ai e garantoi presidentin Thaçi se “ndihma e mbështetja për Kosovën është e do të jetë e plotë dhe e parezervuar në çdo fushë, pa rënë në pozita paternaliste, në mbështetje reale dhe jo në zëvendësim të rolit të institucioneve të Kosovës.
Në këtë kuadër është e domosdoshme të kemi qëndrime parimore dhe jo inferioriet në raportet me Serbinë, duke nxitur zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe duke kërkuar zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera përmes dialogut Kosovë Serbi mbi baza reciprociteti”.
Duke lëshuar në këtë mënyrë, indirekt, “silure” goditjesh në drejtim të qeverisë së mazhorancës së majtë në Shqipëri të kryesuar nga Edi Rama në prag të takimit të Nishit.
Basha shprehu shqetësimin për një aktivizim të jo të mjaftueshëm të diplomacisë së Tiranës në raport me nevojat e Kosovës, në fushën e aktivitetit diplomatik dhe theksoi se PD do të angazhohet për të nxitur rritjen e energjive dhe në qartësimin e sjelljeve diplomatike në raport me Kosovën e proceset ndërkombëtare që ajo përballet.
Në këtë takim presidenti Thaçi shprehu besimin se si në të shkuarën ashtu dhe sot në opozitë por sidomos nesër në qeverisje do të ketë mbështetjen e PD dhe personalisht të kryetarit Basha, në përmbushjen e këtyre sfidave.
Bashkëbiseduesit ndanë në vecanti domosdoshmërinë për më shumë mbështetje dhe aktivizim të përqendruar të diplomacisë shqiptare në ndihmë të Kosovës, në procesin e njohjeve nga vende që ende se kanë bërë atë dhe sidomos të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Basha nga ana e tij i uroi mirëseardhjen në Tiranë Presidentit Thaci duke vlerësuar të gjithë aktivitetin e tij si drejtues i luftës çlirimtare, kryetar i opozitës dhe kryeministër gjatë tranzicionit dhe ngritjes së shtetit të Kosovës, dhe sot si kreu I shtetit sovran të Kosovës.
Një vend të veçantë në takim zuri dhe situata në Luginën e Preshevës, zoti Basha duke shprehur shqetësim mbi situatën e përkeqësuar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, theksoi se është detyrim i dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, të japin të gjithë mbështetjen e duhur me vepra dhe jo me fjalë dhe të ndihmojnë në përmbudhjen e nevojave dhe kërkesave legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
O Bashe o kelysh i Dick Marty-t ti je sherbetor i serbeve.
“Paternalist” ?????
_
lufte jo vetem mbetjeve por dhe rrenimit te gjuhes shqipe nga plehrat shqipfolese.
–
Sa fjale te bukura dhe boshe me NOTA te rreme patriotike, ose per estrade politike.