VIDEO e masakrës në Dajç, autori në tryezën e pokerit me viktimat e tij

4 Tetor 2016, 18:48Politika TEMA

Publikohet video pak para momenteve të masakrës që ndodhur mbrëmë në një lokal në fshatin Dajç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.

Autori i krimit të rëndë, është 33-vjeçari Miklovan Parubi, tashmë i vënë në prangat e policisë pas një aksioni që zgjati rreth 14 orë gjatë gjithë orëve të natës e që u finalizua sot në 13:30 me arrestimin e tij dhe sekuestrimin e armës tip kallashnikov.

Në video shfaqet autori dhe personat e tjerë teksa luajnë poker në ambientet e lokalit të Ajet Saitit 42 vjeç. Parubi është i ulur në tavolinën ku luhet, dhe shihet teksa debaton me një të ri, i cili më tej ulet të luajë. Mes tyre ka një debat, që duket edhe në video raporton gazeta Exspres.

Në ambientet e lokalit janë 9 persona, së bashku me burrin që pastron lokalin ndërsa ata luajnë. Parubi, njihet në zonë si një person me çrregullime të personalitetit si dhe përdorues i lëndës narkotike.

Ndaj për Policinë e Shkodrës mbeten ende të pashpjegueshme arsyet që e bënë 33-vjeçarin të çohet i revoltuar nga tavolina e pas pak momentesh të kthehet i armatosur me kallash.

Në videon e siguruar nga Express, shfaqet edhe momenti kur autori është larguar nga tavolina. Personat e tjerë shihet teksa vijojnë qetësisht lojën, pa pasur asnjë debat apo përplasje mes tyre.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, autori është rikthyer me kallash ku ka derdhur breshëri në ambientet e brendshme të lokalit, duke lënë të plagosur katër persona: Ndok Marku 25 vjeç me të cilin dyshohet se ishte zënë gjatë lojës, Aleks Prendi 42 vjeç, Kital Moll 26 vjeç dhe Vinçens Kopshti 22 vjeçar. Ata fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima të Parubit, mbetën Ajet Saiti, pronari i lokalit i cili erdhi në vendngjarje sapo mësoi për të shtënat. 42-vjeçari është hasur me autorin në shkallët e lokalit dhe ka tentuar ta neutralizojë atë duke i marrë armën, por u bë viktimë e 33-vjeçarit i cili e qëlloi për vdekje në hyrje të lokalit. Ndërkohë viktimë e dytë mbeti 30-vjeçari Gacalin Kopshti. Po kaq i rastësishëm në ngjarje sa edhe pronari.

Kopshti po vinte në lokal pasi kishte peshkuar, për të takuar vëllain e tij, Vinçensin 22 vjeç, i cili mbeti i plagosur nga Parubi


Ekskluzive – Video e vrasjes se dyfishte ne Dajç by gazetaexpress-shqiperi

4 komente në “VIDEO e masakrës në Dajç, autori në tryezën e pokerit me viktimat e tij”

  1. Duhet ta menaxhoj serbia pjesen e veriut per 50vjet do shihni mrekullira

    1. vjeshta says:

      Nderkohë kemi një jetë që u menaxhijmë ne ju, dhe pergatituni edhe per nje jetë tjetër?????????

  2. ZYLYFI says:

    O GAZETAR KOTI CA VIDIO MASAKRE ESHTE KJO.EC CO LOPEN PER TE KULLOTUR SE NUK JE PER KTE PUNE

  3. ILIRI says:

    MALOKU te qifsha rracen e buces e klysh kurve po sa i fort bahesh prej tastjere o te qifsha deren e nanes o mut po me qene burre nuk futesh me pseodonime o klysh buce,,,nuk di ca me te thane tjeter o bythshpuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje