Mesazhi "kërcënues" i Donald Lu: Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar!

4 Tetor 2016, 17:46Politika TEMA

Ambasadori amerikan në vendin tonë tha se koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Dekalrata u bë gjatë ceremonisë së Diplomimit në Shkollën e Magjistraturës.

Në fjalën e tij ambasadori Lu tha se “kam qënë fajtor për shumë gjëra në jetën time. Këto dy vitet e fundit, kam qënë fajtor për kritikat ndaj integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.” 

Duke iu drejtuar brezit të ri të gjykatësve, kreu i diplomacisë amerikane u shpreh se të rinjtë do të kthejnë besimin tek drejtësia.

Fjala e Donald Lu:

Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sot është dita juaj.   Ky është momenti që një brez i ri gjykatësish dhe prokurorësh të lënë gjurmë në këtë botë. 

Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të jetë brezi që do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë. Ata duan të besojnë se brezi juaj do ta përdorë këtë mundësi të çmuar të reformës në drejtësi për t’u siguruar që të gjithë njerëzit – fajtorë dhe të pafajshëm – do të trajtohen me respekt në këtë shoqëri.

Kam qënë fajtor për shumë gjëra në jetën time. Këto dy vitet e fundit, kam qënë fajtor për kritikat ndaj integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri. 

Tani është detyra juaj t’i tregoni botës se mund të bëni më shumë. Se mund t’i kryeni me profesionalizëm detyrat tuaja – pa para korruptimi, pa ndikim nga politika, dhe pa u frikësuar nga kriminelë të rrezikshëm.

Do të përballeni me sfidën për t’u bërë brezi që ndërton besimin e njerëzve. T’u tregoni atyre që mund të bëni më shumë, më mirë. T’u tregoni atyre që jeni profesionistë, të drejtë dhe të mençur.

Keni për të ngjitur një mal të lartë. Por me kurajo të madhe dhe vendosmëri, të gjithë ne kemi besim se do t’ia dilni.

Urime për të gjithë të diplomuarit, mësuesit dhe prindërit e tyre. Ta kujtojmë këtë ditë si dita e parë e brezit të ri të profesionistëve të drejtësisë në Shqipëri!

15 komente në “Mesazhi “kërcënues” i Donald Lu: Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar!”

  1. aqif tahipi says:

    Shqupistat e vertete hane jonxhe dhe nuk i dorezohen reformes ne drejtesi te kryer nga imperialistet amerikane.

    1. Ata votuan Mosndeshkimin e tyre says:

      Donald lu ka frike me thone se edhe Jo gjyqtarett do hyjne ne burg.

  2. Edkari says:

    Donal Lu me ka mbushur mendjen
    se eshte me i korruptuar
    se gjykatesit e prokuroret e tille.

    1. Diego Costa says:

      Kurse ti me kete koment me mbushe mendjen qe je me gomar se gomari.

    2. George says:

      Këtij Edkarit I është mbushur mendja se Lu është I korruptuar! Pavarësisht se nuk ka as tru as mendim! Se si sillet vërdallë kjo qënie një zot e di…

    3. Tanguli says:

      O Edi , ti nuk je Ed kari je Ed bytha. Ed kari eshte ai tjetri.

  3. Rr. B. Gramshi says:

    Edkar,
    perfundimisht jam i bindur se e meriton emrin qe i ke vene vehtes.

  4. gambo says:

    MIR E KE TI O DONALT LU,,,PO KETA SPO PJERDHIN FARE,,, PO VAZHDOJNE TE MARIN RYSHFETE NGA 18 MIJ EURO,__ RASTI FRESKET PARA DISA DITESH,,,,,OSE KETA E DINE QE NUK DO U NDODHI ASGJE DHE VAZHDOJNE LOJEN E 25 VITEVE,,,,OSE NUK E PERBALLOJNE DOT ZAKONIN E RYSHFETEVE,,,,SI DUKET ZANATI I RYSHFETIT ESHTE ME I FORTE SE LIGJI PER KETA DHE NUK BEJN DOT TJETER,,,,TE SHIKOJME KU DO DALIM SI NE SI POPULL DHE TI SI AMBASADOR I DTEJTESISE SHQIPTARE,,,,PO KUJDES SE KETA TA PIN LENGUN SHPEJT,,,,JAN SHUM TE THELLA PUNET NE SHQIPERI OR MIK,,,NUK ESHTE SI NE AMERIKE,,,KETU DUHET PLUGU QE TA KTHEJ TOKEN MBRAPSHT,,,,,

  5. Edi NYC/USA says:

    …. por K.O.S.S. (KRIMI ORGANIZUAR SHTETËROR) vazhdon të lulëzoje i paprekshëm me të gjitha strukturat e saja administrative shtetërore [Presidenci, Parlament, Kryeministri, Ministri, Prokurori, Gjykatë, Polici, Ushtri, komuna e bashki].
    Përse nuk deklarohet hapur, e ti shpallet luftë K.O.S.S.’it që rrezikon e cënon qetësinë e mbrojtjen e interesit civil në E.U., Kanada, dhe SH.B.A.
    Veprimtaria e bërë deri tani është lëvizje mjekësore që kërkon rehabilitimin gangrenë të kësaj organizate kriminale, dhe nuk eliminohet pa ndëshkimin e blokimin finaciarë në të gjithë botën, si dhe heqja e të drejtës të lëvizjes së lire për individin, e familjet e tyre që janë anëtarë të K.O.S.S.’it…..

  6. Pellazgos says:

    Amerika e di mire qe ky vend nuk duhet te behet,se prostituten nuk e do bosi te bej shume para se e humbet pastaj,fillon vickat.
    Kush kujton se politika e jashtme e amerikes ndryshon nga vendet me probleme ose me urrejtje amerikane (dihet qe islamiket) jane kunder cifuteve dhe kete amerikanet e dine mire,pamvaresisht qe genjejne veten kur tjone qe jane proamerikane.
    Ata tallin menderen,mbani mend Berishen psikopat dhe ata e quanin Burre Shteti!
    Po te donin i bemi presion qeverive te shitura te hapnin Dosjet sic u bene ne te gjitha vendet e Lindjes,pa i futur ne Nato apo Organizata te tjera,sic detyruan Ramiz Aline por me kaq,se nuk kane interes te zhvillohet ky vend.
    Kush kupton kupton.
    Shqiperia duhet te mendoje se cka qene dhe me ke e lidh Historia,Identiteti,Nderi jo vetem “interesi”.
    Nje shtet Ilyro Epirote me kulture dhe gjuhe Helene,ndryshe me kete shtet dhe gjuhe Latine (lanete) nuk do bej prokopi,se sido qe te jete interesi iAmerikes eshte Greqia para shqiperise,kjo e provuar historikisht

  7. London-m says:

    Diego Costa , koment I duhur per ate bolen!

  8. Qifi says:

    Rilindasit do q… mbrapsht, bashke me te gjatin se i pelqen huri nga pas.

  9. asd says:

    Mire ua the, po kujt ia the ? Keta e kane filluar mbrapsht…sepse i kane blere diplomat. Nga ana tjeter pedagoget e tyre me te mire nuk kalojne asnje provim ne Europe. A nuk u dogjen tre se fundmi nga Brukseli ?

    Ku te gjejme cekic ti biem gozhdes ?

  10. Qifi says:

    Na rruajte trapin duke bere gam gam gjitje diyen je bere si ver llapa. Po e ul autoritetin e USA se tendin e ke bere zhele.

  11. arjan says:

    Z Ambasador ! JEPI DREEEEEJTIM VELLA SE KESHTU I DO MUSHKA DRUTE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje