Propozimi, Bregu: Abuzuesit me fëmijët dhe gratë, përjetësisht jashtë institucioneve publike

4 Tetor 2016, 14:20Politika TEMA

Ish-ministrja e Integrimit, deputetja Majlinda Bregu është shprehur se bashkë me dy koleget e saj, deputetet Albana Vokshi dhe  Mesila Doda kanë menduar të propozojnë ndryshime në ligj për t’u hequr mundësinë abuzuesve me fëmijët dhe gratë që të punojnë në institucionet publike.

Bregu thotë se shkak për këtë bashkëpropozim janë bërë ngjarjet kriminale të përditshme që kanë në qendër të dhunës gratë dhe fëmijët.

Po citojnë postimin e plotë në rrjetet sociale të deputetes:

Para dy muajsh vendosem se bashku me Albanen( Vokshi) dhe Mesilen( Doda) te bashkepropozonim ndryshime ne disa ligje qe t’ ju heqim mundesine kujtdo qe ka abuzuar me gruan e femijet te punojne ne te gjitha institucionet publike( arsim, shendetesi, organet e rendit, institucione te sherbimit social etj)

E perditshmja jone fatkeqesisht eshte plot me raste krimesh, dhune, lendimi, fyerje ndaj grave dhe femijeve, por dhe po aq kriminale eshte papergjegjshmeri institucionale dhe reagimi i mefshte publik ndaj kesaj qe ndodh.

Keto ndryshime qe do te depozitohen keto dite ne Kuvend parashikojne:

-ndryshimet ne ligjin per dekriminalizimin; si subjekte te ligjit mesuesit dhe profesionistet e kujdesit social qe punojne me femijet, PAK dhe moshen e trete.

-ndryshimet ne ligjin per arsimin parauniversitar per futjen e testit psikosocial per mesuesit e arsimit parashkollor, fillor dhe te mesem.

-ndryshimi ne Kodin Penal per perjashtimin nga sherbimi i proves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje