Këto foto tregojnë momentet dramatike të disa emigrantëve që po kalonin në Mesdhe me ëndrrën për një jetë më të mirë. 1800 emigrantë janë shpëtuar teksa dhjetra të tjerë janë mbytur në ujërat e Mesdheut.
Në foto mund të shihen emigrantët që shkelin trupat e pajetë dhe një baba që tërheq trupin e të birit të mbytur.
Emigrantët u shpëtuan rreth 20 kilometra larg brigjeve të Libisë nga një OJQ e quajtur “Proactiva Open Arms”.
Ditët e fundit është shtuar ndjeshëm trafikimi i emigrantëve për shkak se po afrojnë ditët e ftohta ku është e vështirë kalimi drejt Europës me varka.