Partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE janë tepër të shqetësuar për fatin e implementimit të reformës në drejtësi dhe pastrimin e drejtësisë nga elementët e korruptuar dhe të krimit.
Një shqetësim i tillë, dhe për shkak të sfidës që PD ka bërë duke kërkuar në Kushtetuese “revizionimin” e ligjit të “Vettingut” ka bërë që vetëm pak kohë pas takimit me kreun e komisionit për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, dy ambasadorët, përkatësisht ai i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin, ti drejtohen zyrës së kreut të qeverisë Edi Rama, në Kryeministri.
Tema e bisedës mendohet të jetë ajo e miratimit dhe të gjashtë ligjeve të mbetura për implementimin e reformës në drejtësi, por nuk përjashtohet as akti më i fundit i opozitës që e çoi në Kushtetuese “Vettingun”.
Takimi me kreun e Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi dhe kryeministrin ka ardhur pikërisht edhe në një moment kur Partia Demokratike dërgoi ligjin e “Vetting”ut në Gjykatën Kushtetuese,
Takimi me Xhafajn ka zgjatur rreth 30 minuta dhe në fokus të diskutimeve kanë qenë pikërisht ligjet që shoqërojnë ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.
Minjte kane filluar te ndiejne tronditjet e themeleve te “termetit” qe do ju shkaterroje pasurine,begatine dhe cdo gje te ndertuar ne gjithe jeten politike nga korrupsioni qe vete mbollen!Keta sikur e dashurojne shume kete reforme pse nuk ja votojne ligjet,por i cojne ne kushtetuese!PD-ja me ne krye plakushin e dine mire cdo te thote vendosje e ligjit,dhe drejtesia vonon por kurre nuk do harroje ti vere perpara plehrat qe deri me sot kane bere cfare u ka dash qefi,vendosmeria e SHBA-ve po i tremb minjte e partise blu,eshte koha qe shqiptaret me ne fund ti gezohen disa burgosjesh,duke filluar me kryemafiozin plak,dhe ushtaret e tij nga prapa….