Ekspertëve amerikanë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të instaluar në Shqipëri nuk u “shpëton” asgjë, madje as debatet e përjavshme të politikës shqiptare në Kuvend.
Gjon Juncaj, eksperti i misionit të OPDAT të SHBA, i cili ofron ekspertizën e drejtpërdrejtë mbi çështjet e korrupsionit për zyrtarët si dhe hetimit pasuror pranë njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka ndjekur sot nga afër punimet e seancës plenare.
Ndërkohë që është parë duke ndjekur me vëmendje dhe debatin mes Ramës dhe Berishës si dhe sulmet që ish-kryeministri Berisha ka lëshuar sërish ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu por dhe ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama.
Në Kuvend po diskutohet mbi 6 ligjet për reformën e drejtësisë, të cilat pritet edhe të votohen në seancën e sotme. Prokurori shqiptaro-amerikan ka filluar punë tek Krimet e Rënda që prej 11 shtatorit 2015.
Njësia Antikorrupsion numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet procedurale sa u përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.
Sa Gjon Juncaj do te kemi? Me nje nuk vjen behari!
Kur plakushi ti ktheje patkojnte nda dielli,te gjithe larot dhe balot majtatas ,djathtas do te thone!Nuk kishim cfare te benim Ai vete vuloste dhe firmoste, ishte koha atehere si koha turqeve, zogut, enverit,c’do kohe ka nje shkak per larot dhe balot
Sinqerisht nga ky shkrim mesova se humori amerikan ia kalon atij anglez. Atasheu legal i Ambasades Amerikane ne Tirane, Gjon Huncaj do na sheroka drejtesine shqiptare nga lengata!!! Z. Huncaj para se te na dnihmoje te shpetojme nga skota e gjyqtareve tane ben mire te shkoje ne SHBA e te ndihmoje policine lokale dhe FBI-ne per te gjetur kush dhe pse ia vrane te vellain. Per mendimin tim Gjon Huncaj eshte thuajse po aq i mjere sa deputeti Anduel Xhindi, qe lavderon sukseset e tahirsa ne lufte me krimin, ndersa Rama edhe pas 3 vitesh ne pushtet ende nuk ka gjetur vrasesit dhe aresyet e vrasjes se Fatmir Xhindit, babait te Anduelit,, ish kryekomunar e deputet socialist. Xhanem nuk ka faj Andueli, se nuk eshte as i pari dhe nuk do jete as i fundit, qe dohaje parate e gjakut te babait te vet.
Atasheut legal Gjuncaj i uroj pune te mbare me reformimin e drejtesise shqiptare, se sa per vrasjen e te vellait, pune e madhe nuk ju prish gjiza kujt se nuk po kapen vrasesit e te ndjerit!!!