DEBATET/ Grupi i PD, Selami dhe Bregu vijojnë kritikat ndaj Bashës: Duhet të jemi seriozë...

6 Tetor 2016, 09:57Politika TEMA

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, deputetja Majlinda Bregu ka dalë nga “selia blu” së bashku me deputetin Eduard Selami, ku kanë qëndruar për disa minuta në oborrin e selisë qendrore, ndërkohë që asnjë nga deputetët e tjerë nuk iu janë afruar edhe pse pjesa më e madhe e tyre kanë qëndruar në grupe të ndryshme shumë afër tyre.

Bregu dhe Selami, muajt e fundit kanë pasur qëndrime të ndryshme me linjën zyrtare të PD­së, të drejtuar nga kreu i saj, Lulzim Basha.

Qëndrime kundër Bashës, dy kritikët, nuk i kanë kursyer as në mbledhjen djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku Basha urdhëroi deputetët që të votojnë në seancën e

sotme në Parlament ligjin e SPAK­ut, dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por jo të pesë ligjet e tjera që lidhen me përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve shkruan “Shekulli”.

Si Selami dhe Bregu kanë kërkuar që vendimet e Grupit të jenë më korrekte, pasi sipas tyre është absurde që në njërën të dërgohen ligjet në Kushtetuese ndërsa nga ana tjetër të votohet një prej këtyre ligjeve.

Debatet

Lulzim Basha: Nesër (sot) votohet ligji i SPAK­ut, dhe ai i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ligj sot është i plotë, pra është në përputhje me standardin që Partia Demokratike ka kërkuar. Nesër ne mund të japim votën tonë për këtë ligj sepse është i plotë, falë insistimit tonë.

Ne shpresojmë që ky ligj do të zbatohet, dhe nëse vihet në jetë do të ndëshkojë dhe do të zgjidhë lidhjen e pushtetit me bandat kriminale.

Oerd Bylybashi: Sot ne kemi paditur në kushtetuese ligjin e “Vetting”­ut, pasi mendojmë se është shkelur konsensusi që arritëm në korrik. Është e papranueshme nga ana jonë që PD­ja të mbështesë këto pesë ligje.

Nesër duhet të kundërshtojmë në çdo formë kalimin e këtyre pesë ligjeve. Janë shkelur të gjitha parimet dhe rekomandimet ndërkombëtare të së drejtës.

Zoti Basha, po ashtu duhet të theksojmë se pesë ligjet e tjera nuk do të kenë votën tonë, madje ne do të bëjmë të pamundurën për të mos lejuar votimin e tyre nga maxhoranca.

Eduard Selami: Ka një kontradiktë nga ajo që thoni ju, sepse nuk mund të jemi pro ligjit të SPAK­ut dhe kundër ligjeve të “Vetting”­ut, pasi dhe njerëzit që do të punojnë në SPAK, dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit, por dhe në institucionet e tjera si në Prokurorinë e Posaçme apo në Gjykatën Speciale do të zgjidhen në të njëjtën formë.

Nuk e di se si është e mundur që për gjyqtarët zgjidhja qenka e pamundur të jetë e ndikuar nga qeveria ndërsa për institucionet e SPAKut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit jo. Mos po nxitohemi paksa duke bërë selektime?

Majlinda Bregu: Ne si grup vijojmë të jemi të paqartë në kërkesat tona. Nuk mund të kemi dy standarde për ligje të ndryshme. Ose të gjithë duhet t’i votojmë ose duhet të jemi kundër të gjithëve. Ne disa ligje i trajtojmë si të nënës dhe disa të njerkës.

Lulzim Basha: Partia Demokratike në këtë pikë nuk ka toleruar dhe e ka përcaktuar tashmë se si do të veprojë. Ne e kemi parë që në fillim të procesit se kryeministri Rama ka insistuar të përjashtojë opozitën nga procesi në mënyrë që të bëjë reformën në drejtësi vetëm.

2 komente në “DEBATET/ Grupi i PD, Selami dhe Bregu vijojnë kritikat ndaj Bashës: Duhet të jemi seriozë…”

  1. Peco says:

    Eshte thene edhe sterthene, se Partise Demokratike i ka mbetur vetem nje udhe per te shkuar ne zgjedhjet e vitit 2017 me nje pretendim serioz per te qene faktor ne drejtimin e vendit. Kjo mund te ndodh pasi, me veprime ekstrastatutore, te vendoset ne krye te saj Eduard Selami dhe te kete kopetenca ekstrastatutore per vendimet qe do te marre. Si eshte katandisur PD, kjo duket e vetmja zgjidhje e mundeshme per te dale nga situata. Natyrisht, kjo ngjan si nje qeveri teknike brenda PD. Pasi te kalohen zgjedhjet parlamentare, te vihet gjithcka mbi baza statutore.
    Kuptohet, kjo duket si dicka e pamundur, por po te bindet Berisha per kete zgjidhje, qe neser kjo behet realitet. Dihet, gjithcka ne PD varet ne dore te tij. PD-ja aktuale ka prishur perfundimiisht lidhjet si me faktorin e jashtem dhe ate te brendshem. Eduard Selami, jo se eshte mesia dhe do te priteshin mrekulli si te derguara nga zoti, por eshte i vetmi me autoritetin e nevojshem qe do te mund ta drejtonte kete parti te madhe ne rrugen e rimekembjes. Nuk mund ta rimekemb Basha PD, ai eshte nje nga shkaktaret kryesor,,(se fundi me kryesori) qe PD ka degjeneruar deri ne kete fare feje, sa duket si nje lecke regresive. Me nje PD nen udheheqjen e Selamit do te stepte me shpejtesi revanshin e papermbajtur te Edi Rames, pasi njerezia do gjenin nje arsye te re per te patur shprese. Eduardi do te mund te bashkonte ata qe mund te bashkohen kunder kesaj stuhije te papermbajtshme te Edi Rames. Mjerisht, Basha nuk e ka te drejten morale per ta bere kete gje. Vetem pasi te kaloheshin zgjedhjet e 2017 atehere PD duhej te mendonte rrenjesisht per nje rithemelim te saj mbi bazat e qyteterimit perendimor.

  2. Klinsmann says:

    Oerd Kamikazi,me qe spaska pas konsesnus, dmth me qe su be ligji sipas Saliut duhet rrezuar nga gjykata kushtetuese hahahahhaha

    Jurist bytha e ketij ? Vetem sa i vononi o deshtake,se me Ameriken nuk fiton kush jo me ca minj si ju ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje