Kërcënimi i kryeprokurorit/ Shkëlqim Hajdari: Largimi i familjes nga Llalla, i paprecedentë. S’ka hetuar kurrë...

6 Tetor 2016, 08:41Politika TEMA


Shkëlqim Hajdari, me një karrierë prej rreth 23 vitesh në sistemin e prokurorisë, ka folur për herë të parë për kërcënimin që i është bërë kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke e quajtur të paprecedente reagimin e tij duke larguar familjen.

Hajdari tha se prokurori i përgjithshëm nuk heton çështje dhe nuk ka arsye se pse të

kërcënohet, madje largimin e familjes së tij jashtë Shqipërisë për arsye sigurimi e ka quajtur si një rast të paprecedent.

Prokurori i përgjithshëm nuk heton çështje, çështjet në Shqipëri i heton trupa e prokurorëve, që janë të ndarë në shkallë të parë, në Apel dhe pjesën që hetojnë prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, pra ata zyrtarë që deri tani duhet t’i hetonte Prokuroria e Përgjithshme.

Kjo nuk e pengon Prokurorin e Përgjithshëm që të bëjë edhe hetime vetë, po për fatin e keq prokurorët e përgjithshëm në Shqipëri, përfshirë edhe prokurorin e fundit, z.Llalla nuk kanë hetuar, ndërkohë që kanë pasur detyrimin që të paktën zyrtarët e lartë t’i hetojnë vetë.

Madje, edhe të shkojnë vetë që t’i përfaqësojë në Gjykatën e Lartë, sepse prokurorët e përgjithshëm për të motivuar prokurorët duhet të jepnin shembullin e tyre, të shkojnë që t’i mbrojnë vetë akuzat në gjyq. Por, përse duhet të kërcënohet kryeprokurori i përgjithshëm? – pyet një prokuror i vjetër.

Pse nuk kërcënohet prokurori që ka këtë çështje, pra në qoftë se kemi një grup të strukturuar kriminal? Ai duhet të kërcënojë prokurorin, i cili e ka arrestuar, sepse prokurori i përgjithshëm nuk ka vendimmarrje konkrete”­ thote ai për “GSH”.

Sipas tij, historia e kërcënimit, nëse është e vërtetë, që është shoqëruar edhe me largimin e familjes është një rast i paprecedent.

Hajdari tregon se ka kaluar 7 prokurorë të përgjithshëm, me të cilët ka pasur komunikime, por nga grupe të strukturuara kriminale janë kërcënuar në një formë apo një formë tjetër të gjithë paraardhësit e z.Llalla dhe shteti prokurorëve të përgjithshëm i ka garantuar mbrojtje fizike dhe i kanë kaluar këto kërcënime duke zbatuar ligjin.

Çfarë perceptimi sjell te publiku shqiptar dhe ndërkombëtar kur lajmi merr dhenë se prokurori i përgjithshëm është kërcënuar dhe ka larguar familjen jashtë vendit? Kjo është e tmerrshme profesionalisht.

Një prokuror i përgjithshëm ka në dorë të gjithë mekanizmat ligjorë që nëse është kërcënuar, të zbulojë dhe të vërë përpara drejtësisë kërcënuesit e tij dhe të veprojë në përmbushjen e detyrave që ka përpara vendit, sepse një prokuror i përgjithshëm nuk ka vetëm benefite, por vendi kërkon edhe qëndresë.

Po prokurorët e Shkallës së Parë, që kërcënohen çdo ditë kush i ruan? Po prokurorët e Krimeve të Rënda, që kanë çuar banda të tëra në burg, kush i ruan? Në qoftë se ne do japim perceptimin që prokurori i përgjithshëm është kaq i kërcënuar sa detyrohet ta largojë familjen jashtë shtetit, a është perceptim normal ky”­ thote ai.

Sipas tij, nese veprohet keshtu kush do ta zbulojë kërcënimin e prokurorit të përgjithshëm kur kërcënohet ai vetë.

“Para disa kohësh, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se është përgjuar në zyrë, ku gjeti aparate përgjimi në zyrë. Unë kam folur shqip gjithmonë dhe kështu do flas gjithmonë. Duhet të jesh i përgjegjshëm, se një veprim i pamenduar mirë, ka akses negativ në publik”.

8 komente në “Kërcënimi i kryeprokurorit/ Shkëlqim Hajdari: Largimi i familjes nga Llalla, i paprecedentë. S’ka hetuar kurrë…”

  1. MeteH says:

    BAVO HAJDARI.DUA TE DI SE ME ÇFAR E SI E KANE KERCENUAR TIKUN:ME TOP,PISTOLET,MITROLOZ…APO ME CELULAR..?? A NUK I GJEN DOT TIKU CELULARET E RRGJISTRUARE? KJO ESHTE NJE SAJAS,SHPIFJE E TJERUR KEQ SI PERHERE NGA SALIU PER TE BALTOSUT QEVERIN RAMA SE..KETU NUK KA SIGURI.. REND.. DHE TENIK RAMA E TE VIJ LULI..PIONERI TIJ QE E HEQ PER HUNDE.TURP PER TIKUN QE KERKON ME PAAFTESINE E TIJ TE MBULOI DJELLIN ME SHOSHE.TURP EDHE PER SB QE ESHTE BERE GAZI BOTES ME SHPIFJET ENTIJ.

    1. Edkari says:

      Shkelqim Hajdari sot eshte ne nje post ku paguhet nga Edi Rama.
      Ky person ka konflikt interesi me z Llalla dhe ben mire ta mbyll halene.

    2. Edkari says:

      Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Hajdari u dorëhoq nga posti i prokurorit pas një konflikti me kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili e transferoi në Shkodër.
      Emërimi i Hajdarit në postin e kryeinspektorit të përgjithshëm është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave.
      Kryeinspektori i përgjithshëm, i cili është përgjegjës për të gjitha inspektoratet e tjera, është në varësi të kryeministrit.
      …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
      prandaj mbas Avokot Ngjales,mbas Malokut Naiv Izet Haxhia,mbas perversit Bledi Mane keni sjellur kete batakciun ordiner
      te mbroje pozitat e kryeministrit,kjo gje nuk shkon se me kujton aleancen e qelbesirave.

  2. Spartaku says:

    MeteH! ke te drejte.Komenti yt eshte i pranueshem.Keto qe thote zoti Hajdari jane te verteta,por edhe ato qe thua ti jane te verteta,eshte nje sajese e tjerur keq nga Berisha.Vertete ai eshte bere gazi i botes,te cilen e kupton por nuk ka ç’i bene se i ka dale boja fare.

  3. artani says:

    po kush na flet shkelqim hajdari.
    Nje njeri i pa fytyre, i korruptuar dhe i pa piken e moralit.

  4. ben tirona1 says:

    Hajdute dhe mashtrues prokurore.
    Ndryshimi eshte se njeri puth bythen e Rames-(Hajdari) dhe tjetri te Berishes dhe Metes(Llalla).
    Sahanlepires,te kapur dhe te pabesueshem.

  5. Qesharaku says:

    Kryeprekuror Qesharak DESHTAK
    Ore cope-cope. Nga i gjete keto idiotesira qe
    Qesh e tere Bota me ty Ti qe ke ne dore Te
    Gjithe levat per Te asgjesuar menjehere cdo
    Situate turbullon opinionin bashke me saliun per
    te deformuar Dhe sabotuar gjithcka qe saliu me
    Lulken Te dalin pa e lagur Turp turp debil

  6. prokurori says:

    O zoti Shkelqim, ti gjithmome ke apo je munduar te shkelqesh me servilizma, korrupsion etj etj gjate gjithe karrieres tuaj nese do e quanim te tille.
    Ne te njohim aq mire sa edhe vete nuk e di se cfare je. Ti i nderuar shkelqim, profesionalisht je shume i dobet, as per hetues nuk e meriton dhe jo te behesh prokuror, apo prokuror apeli etj etj, ti e di shume mire se sa di apo jo?
    Zoti shkelqim ti je shume i korruptuar mos kuaj rolin e te ndershmit, mos na detyro te te japim shembuj te ceshjeve tuaja se nuk do kesh vend te futesh.
    Ti zoti Shkelqim je nje servil i pa pare, ju rrine eproreve tek dera e tualetit per tju fshire prapanicen nese do kishin nevoj.
    Mos kujto se eshte Bamiri akoma dhe te mban dhe te ben te fiqishem, shikoje pak vehten ne pasqyre se kush je apo jo?
    Te gjithe prokuroret dhe hetuesit sidomos keto te Tiranes por edhe durres dhe te rretheve kryesore te njohin shume mire se cfare lloj surrati ke.
    Po te ishte per mua personalisht, ndoshta zotin Llalla nuk do r kisha emeruar ne ate post ku eshte, por ama nuk mundet te krahasoj ty me zotin Llalla, pasi je shume larg tij. Thjesht dhe shkurt ti nuk dohet te ishe emeruar prokuror, pasi nuk e meriton per arsyet e thene me lart.
    Keto nuk jane personale, pasi kur te kishim apo do te kemi ne tavoline vetem per te qeshur eshte me ty, sepse humorin e ke eshte e vertet por keto te tjerat ta dhiesin fare per te qene ku ishe apo ku je etj etj.
    Me mire hesht kur sje i kompletuar se dynjaja do tallin ate menderen me ty ti e di apo jo?
    Respekte Tema, dhe na jepni sa te mundeni per shkelqimin qe ska shkelqyer as edhe nje dite ne fushen e tij.
    Edhe nje here Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje