Një ditë para seancës parlamentare për 6 ligjet e “Drejtësisë”, Rama e Meta takim te vila 30

5 Tetor 2016, 18:40Politika TEMA

Vijojnë takimet në prag të miratimit të ligjeve të implementimit të reformës në drejtësi. Pas “hapjes” së takimeve të ambasadorëve të SHBA e BE, përkatësisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin me kreun e Komisionit të Reformës Fatmir Xhafajn dhe kryeministri Edi Rama, “radha” i ka ardhur takimit të këtij të fundit me kreun e Kuvendit.

Kështu, një ditë para votimit në seancë plenare të paketës së ligjeve prioritare për reformën në drejtësi, Kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama po takohen në vilën 30, në zonën e ish-bllokut.

Pritet që dy shkëdrejtuesit e koalicionit të diskutojnë në lidhje me reformën në drejtësi, por dhe për mbarëvajtjen e koalicionit.

Ndërkohë që, duke qënë se përpara koalicioni i mazhorancës ka një palë zgjedhje të pjesshme dhe ende e majta nuk ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për në Kolonjë, pritet të diskutohet dhe për këtë temë dhe për strategjinë e fitores.

1 komente në “Një ditë para seancës parlamentare për 6 ligjet e “Drejtësisë”, Rama e Meta takim te vila 30”

  1. DODA says:

    PER KE TE ‘MENGJER’ FLET O GAZETAR IDJOT,PER TE MENGJEREN E BYTHES!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje