Ministri grek Kotzias në “Ekathimerini” ndryshon “kurs”: I kam thënë Bushatit se nuk ka çështje çame

5 Tetor 2016, 14:02Politika TEMA

I vënë nën presionin e opinionit publik, mediave por dhe opozitës në Greqi, kreu i diplomacisë greke nuk ka mundur të rezistojë më gjatë, por ke reaguar duke mohuar se ka të dokumentuar pranimin e çështjes çame, në takimit me homologun shqiptar.

Kështu, ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka mohuar pretendimet e bëra nga Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati se “të dy vendet i kanë paraqitur një “Jo-letër” Bashkimit Evropian që përfshinte një referencë edhe për pretendimet e komunitetit çam në Shqipëri”.

“Referenca e vetme në atë “jo-letër ishte se çështja nuk është e negociueshme për shtetin grek”, deklaroi Kotzias për “Alpha Radio” ditën e sotme.

Në bazë të kësaj deklarate vihet re fare qartë se çështja çame ka qënë gjithnjë objekt diskutimi në takimet mes dy ministrave të Jashtëm, ndërkohë që tashmë është përfshirë jo vetëm në fjalorin e BE por dhe në axhendën e BE, përmes deklaratës së Komisionerit Hahn.

Lajmin e publikon gazeta më e madhe greke “Ekathimerini” sipas të cilës komuniteti çam në Shqipëri pretendon se pasuria e tyre u konfiskua nga shteti grek, kur ata u dëbuan nga Greqia veriperëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gazeta shkruan se Athina zyrtare ka hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke thënë se ata ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, dhe nuk e njohin atë si një çështje. Pavarësisht se Kotzias i ndau në tre kategori çamët, dhe vetëm njëra iudentifikohej si bashkëpuntore, e kundërshtuar fort dhe kjo tezë nga diplomacia shqiptare por dhe komuniteti çam.

6 komente në “Ministri grek Kotzias në “Ekathimerini” ndryshon “kurs”: I kam thënë Bushatit se nuk ka çështje çame”

  1. mondi says:

    Pse mor trap gazetare je kaq i sigurte qe ministri greke ndryshoje kurs dhe jo se ky trapi yne nuk ginjene per ato qe thote!
    Ku e di ti ishe perkthyse ti ?

  2. Nuk besoj te jesh shqiptar…ose po qe do kesh baba grek ti Mondi…qe ve ne dyshim Ditmir ministrin…turp per ty …elithmatrak!

  3. Nuk besoj te jesh shqiptar…ose po qe do kesh baba grek ti Mondi…qe ve ne dyshim Ditmir ministrin…turp per ty …elithmatrak!

  4. Giasou Janulatos Alvanoarxidoglyftis says:

    E drodhe prape vre thesi me mut ! Po ska se si te jete ndryshe, pabesia e dredhia u levron ne gjak rrasat i poshter

  5. Safo: says:

    Njoftimet e Ministrise se jashtme greke dhe pasqyrimi i tyre nga shtypi shqiptar vertetojne katerciperisht qe qeveria greke ka refuzuar te perfshije ne axhenten e bisedimeve ceshtjen came, me gjithe insistimin e pales shqiptare.
    Kjo teme risillet se pari nga opozita greke qe kerkon te “damkose me papergjeshmeri” ne politiken e jashtme qeverine Siriza (pra per efekte thjesht elektorale) dhe se dyti nga disa gazetare shqiptare qe nuk dine te lexojne faktet dhe marrin si te mireqene nje lapsus te komisionerit Han i cili u detyrua te marre mbrapsht sa kishte thene per gjoja “bisdime shqiptaro greke per ceshtje came “.
    Pala shqiptare ngutet te mbylle problemet me Greqine, pa myllur ato nuk mund te hapen negociatat per tu antaresuar ne BE-qeveria e Rames faktikisht ka sharuar degen e ullirit mbi te cilen qendron si protagoniste e anullimit te marreveshjes per shrytezimin e hapesires detare pertej kufijve te Shqiperise. Ngritja e stekes per te bere kauze te tij ceshtjen came mund ti siguroje qendrueshmeri ne qeveri, por perspektive te zymte ne negociata me EU. Le te shohim se si do ti perballoje Rama keto sfida.

  6. erion brace i verteti says:

    Ministri grek ishte i qarte ne Tirane per kete pune. Hapni dhe lexoni fjalet e tij:
    “Ka disa came qe bashkepunuan dhe me ata jane marre gjykatat. Camet e tjere qe jane ne Greqi jane te respektuar dhe te nderuar”. Kaq! Ku eshte paqartesia ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje