Ka shkaktuar shumë irritim në rrjet ditën e djeshme një ngjarje.
Një Ferrari e parkuar keq nuk është gjobitur nga policia dhe kaq ka mjaftuar që shumë qytetarë të shpërthenin duke thënë se “policia ka frikë nga të fortët”.
Por Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur sot Ferrarin dhe ka sqaruar përse nuk e ka bërë një gjë të tillë dje.
Sipas policisë, mjeti është gjobitur maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.
Policia Rrugore ka sqaruar edhe arsyen e mosgjobitjes ditën e djeshme, duke shpjeguar se pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.
Gjithashtu, sipas policisë, ajo ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.
Na mbushet mendjen
Ku e ka pare e degjuar policia qe su gjobitka automjeti, kur eshte me targa te huaja dhe ne mungese te drejtuesit? Ooo Policia! Shkoni pak dite ne Suedi e mesoni pak,po shum pak ama, e para policia ne raste te rralla meret me parkimet, e dyta gjoba eshte maksimalja mbas asaj tabele, kur nuk eshte drejtuesi i mjetit aty vetem 2 min te presin jo me shum, ndersa kur eshte i thon te iki ne moment mbasi te ket zbritur dike. Ceshte kjo, nuk i vihet ne mungese, lerini keto dokrra.
asht shum e vertet si ne disa shtetet te denojn edhe pa qen drejtuesi u makines por nga vendet ballkanike nuk i shkojn personit denimet ne boten e jashtme se mue asht shume e vertete qe nga franca dha austria ume kan ardh dy denime dhe mu ka dasht mei pague por policia shqiptare ka mujt me bllokue makinen e vizitsi ateher ish lajmrue vet
Rreth ores 16;50!!!!!!!Nuk kane ore,telefon keta polic qe ta shkruajne sakte dhe jo ” rreth ores”?
Rëndësi ka që I vika pikat mbi I ky shofer I Ferrarit????
EJ eshte shume e turpeshme ky muabet MOS GENJENI o polici IDJOTESH ..se nuk i vihet personit gjoba por makines ..dhe kur je jashte as qe duan te din ate se kush eshte personi a qe se njohin fare je kundravajtje te ven gjoben .e ik pirdhu te thone ..nese e ke te parkuar ashtu keq dhe diten tjeter ta marin me KARO TREC …ju genjeni veten tuaj se populli e di se cfar PALLASH jeni
Po bllokazhi pse nuk u vendos sic veprojne tek makinat e tjera kur personi nuk eshte prezent?
Frika vetem frika!!!