Përkimi rastësor i disa ngjarjeve të ditëve të fundit dhe jehona që i’u bë atyre, kanë rihapur edhe njëherë debatin lidhur me rolin e diplomatëve amerikanë në Tiranë.
Sali Berisha përdori së fundi një gjuhë të fortë kundër ambasadorit Lu duke e quajtur atë me përbuzje guvertantor të Shqipërisë që mban anën e qeverisë.
Pak ditë më parë, megjithëse u prit si mik i veçantë, një sërë mediash i kujtuan njeriut që hapi i pari ambasadën e SHBA në Tiranë, Kris Hillit, angazhimin që kish pasur në burgosjen e liderit të opozitës Fatos Nano dhe akuzat e ashpra të këtij të fundit në atë kohë.
E njëjta fabul u përsërit edhe me rikthimin e Aleksandër Arvizut në Tiranë, i cili e stampoi mandatin e tij me shprehjen “burrë shteti” për kryeministrin e akuzuar se sapo kishte vrarë 4 demostrues të pafajshëm.
Natyrisht sejcili prej këtyre tre rasteve ka veçorinë e tij.
Donald Lu e përdhosi keq reputacionin e vendit që përfaqëson me denigrimin që i bëri protestës së ambientalistëve dhe me afishimin e tij të dekompleksuar në përkrahje të kryeministrit.
Kris Hill, megjithëse e mohoi implikimin e tij direkt në burgun politik të liderit socialist (korrik 1993-mars 1997), në shpjegimet që dha, nuk e justifikoi dot heshtjen e turpshme të ambasadës për këtë ngjarje dhe mbështetjen e pakursyer ndaj regjimit autokratik të Berishës edhe shumë kohë pas saj.
Po ashtu edhe Aleksandër Arvizu me gjithë arsyetimet që ka shprehur për termin skandaloz “burrë shteti”, se ai mëtoi ta zbuste bishën duke i qëndruar në krah, nuk ka bindur askënd.
Sado të largëta dhe të ndryshme nga njëra tjetra të jenë këto tre fabula, ato konvergojnë në një pikë: në pjesën më të madhe të rasteve, diplomacia amerikane në Shqipëri ka qenë hapur në krah të qeverisë edhe kur kjo e fundit ka qenë në konfikt direkt me shumicën dërmuese të qytetarëve të saj.
Po ti shtohen këtyre shembujve, raste si ato të sharlatanit makartist Rajerson, të zonjës me uniformë Lino, apo dendit pro socialist Limpreht, konkluzioni bëhet edhe më i ashpër.
Ai ngre pyetjen e madhe, nëse ne duhet të vazhdojmë ti konsiderojmë diplomatët amerikanë të Tiranës si mishërim të kriterit të vërtetës, si gjykatës të ndershëm të shernajës sonë, si emisarë të vendit të lirive?
Rolin e saj si “perandoria e së mirës”, apo si fanar ndriçues i një rruzulli njëpolar, SHBA po e humb me shpejtësi edhe në botë që pas përfundimit të luftës së ftohtë. Prej kësaj kohe, Amerika nuk është më vetëm vendi që kontribuoi në mposhtjen e nazifashizmit 70 vite më parë, dhe që i hoqi qafe globit rrezikun e ariut rus.
Ajo është gjithëashtu vendi që harxhon gjysmën e buxhetit të saj për të hapur konfikte si ato të Irakut apo Afganistanit. Ajo është vendi që ka më shumë të burgosur për frymë sesa Kina apo Koreja e veriut. Ajo është vendi ku çdo ditë mbi 30 persona humbasin jetën me armë zjarri. Ajo është vendi ku një në çdo katër fëmijë mbush barkun me supën popullore. Ajo është vendi ku çmimet e çmendura të studimeve, krijojnë riprodhim drastik të pabarazive sociale. Ajo është vendi ku të pasurit paguajnë më pak taksa (15%) ndërsa njerëzit e thjeshtë shumë më tepër (25-30%). Ajo është vendi ku lobistët kanë më shumë pushtet sesa votuesit. Ajo është vendi ku vetëm në fushatën e fundit presidenciale, dy partitë kryesore mendohet të shpenzojnë mbi 7 miliardë USD, për të vazhduar të ndajnë pushtetin në mes tyre.
Roli i arbitrit të ndershëm botëror, të kësaj superfuqie të vetme, sa të padrejtë përtej kontinentit, aq dhe të pabarabartë brenda tij, ka kohë që është vënë në pikëpyetje anembanë globit.
Miti i vendit të lirive ka kohë që është krisur.
Mirazhi i një shoqërie të drejtë ka kohë që ka rënë.
Por, pavarësisht këtij trendi botëror, këtej nga anët tona, përkimi i disa koinçidencave historike dhe fakti se mendimi intelektual botëror mbërin me vonesë, e ka mbajtur gjithnjë të gjallë imazhin e vendit të ëndërave.
Prandaj shpesh, kur na është dukur se kryediplomatët e SHBA në Tiranë ndërmarrin akte të pamoralshme, më shumë jemi pritur ti vëmë fajin personit, përzgjedhjeve personale, sindromës së Laurencit të Arabisë, sesa politikës së madhe të shtetit prej nga ata vijnë.
Natyrisht edhe këto kanë pjesën e tyre të së vërtetës.
Shpesh historia e shkurtër na ka dëshmuar se ambasadorët e vendit më të fuqishëm në botë, bien këtu, pre e delirit të tyre të madhështisë.
Por, në një vështrim afatgjatë, me përjashtim të vendimarrjes për ndonjë konkurs bukurie, apo ndonjë ekspozite pikture, pa llogaritur favorizimin për “x” tender ndërkombëtar, apo mbështetjen personale për “y” politikan, ata kurrë, po kurrë, nuk kanë pasur mundësinë të dalin nga linja që i është përcaktuar në Uashington.
Asnjëherë gabimet e tyre të mëdha në Tiranë, nuk kanë qenë produkt i zgjedhjeve të tyre personale.
Pikërisht për këtë, alibisë se fajin e ka Lu që është lidhur me Ramën, Limprehti që është kapur nga Meta, apo Rajersoni si mik i Berishës, duhet ti japim fund.
Në më të shumtën e rasteve gafat nuk kanë qenë të personit, por të vijës politike që ai përfaqëson.
Dhe duke qenë se prej këtu nga Tirana, ne as nuk e zhbëjmë as nuk e rregullojmë dot këtë raport, gjëja e vetme që kemi në dorë është të mos e marrim fjalën e këtyre ambasadorëve si kriterin e së vërtetës.
Duke qenë se tashmë jemi të vetëdijshëm se SHBA kanë bërë gafa të pariparueshme në botë dhe përfaqësuesit e saj gabime jo të vogla në rang lokal, e vetmja gjë që na mbetet të bëjmë është të zhvishemi nga miti i Amerikës së pagabueshme.
Ky çerek shekulli na ka mësuar se mbështetja e burgosjes së kundërshtarëve politikë, venerimi i kryeministrave që vrasin për një gardh, apo linçimi i shoqërisë civile në favor të qeverisë, nuk ka asgjë të përbashkët me Amerikën që kemi në kokë.
Në shumë raste imagjinata nuk është përputhur me realitetin dhe ky nuk është faji i ShBA, por mbi të gjitha faji ynë që vazhdojmë të shohim tek ajo, pa asnjë dyshim, kriterin e vetëm të së vëërtetës, arbitrin e ndershëm dhe aleatin e drejtë.(Lapsi.al)
Bushato?!
Gjaku komunist,që të rrjedh ndër vena,nuk bohet ujë,apo jo?!
Je i PËSHTIRE,o Bushat,cfarë do që të thuash dhe shkruash.
O nipce,pse nuk thua te roje kina dhe rusiae,pse I bie kaq gjate.
E kur flet per Ameriken nipi i Hysni Kapos…… Po te lumte o nipce te lumte vazhdo punen e gjyshit dhe bjeru imperialisteve amerikane.
Nuk ri dot gjarpri pa kafshuar. Sapo Rama i permiresoi marredheniet me USA, hopa doli neperka te thote qe duhet te zhvishemi nga miti i Amerikes.
Nuk besoj qe ke njeri qe ka menduar ndonjehere e aq me teper besuar qe Amerika eshte e pagabueshme. Amerika gabon here pa dashje e here me dashje kur ja kerkojne interesat e saja. Ajo qe nuk ndryshon kurre eshte qe Amerika di ti korigjoje gabimet e saj dhe eshte vendi qe e ka mbajtur kete Planet ne bina ne 70 vitet e fundit dhe do ta mbaje edhe per shume e shume vite te tjera.
Cdo e keqe sot ne bot do ishte 4-5 fish me e madhe, pa rolin qe luan Amerika. Kedo qe te perkrahte Amerika si Berishen, si Nanon me metrin e Bushatit do te ishin fajtore dhe mekatare. Kurse ne shqiptaret qe u shkuam nga prapa 22 vjet ose Hienes serbe ose Zagarit grek, dhe i zgjodhem si udheheqesa te vendit, ne jemi engjej. Gjithe fajin na e ka Amerika, Anglia dhe Gjermania.
.oqe .kandari, sum lepires i berishes.
uauuuuuuuuuuuuuuuuuuuu……………………………………………..
Paske ik per lesh fare o nipçe…..
Gjithsesi, e bere krenar gjyshin me kete shkrimin e fundit…..
Bravo Andi, ke folur shkurte dhe sakte! Se na keni care t…me perrallen amerikane. Keta shohin interesin e tyre dhe jo tonin prandaj dhe jane ne kete vend dhe kudo tjeter. Politikanet tane sharlatane dhe pas tyre analistet dhe mediat qe u sherbejne kane krijuar kete mit amerikan qe njohim, te cilin perpiqen ta prishin po vete kur u bie ndesh.
Hello,besoj se nuk do të të pëlqejnë këto llafe pazari që po te shkruaj,se të them të vërtetën ato që po shkruan ti janë më keq se lloqe pazari e rumpalle.Si fillim po të them se nuk kam e nuk kam pasur ndonjë simpati për Ramen e sorollopin e tij apo Salen e matrapazët që i venë nga pas.Ti e soji jot duhet të vini e të jetoni këtej nga America e të shikoni e të dëgjoni si është e jo te mëreni me statistika që dhe ju vetë ,shoku Andi nuk i dini se çfarë jane.Ju jeni strukur në shpellat e Tiranës e na bëni moral si njerëz pa moral që jeni.Po hajde njëherë e pyet more shoku Andi se a ka dhe një njeri te vetëm ,ndonjë ankesë ndaj një gjykatësi apo polici, apo dikush tjetër thotë se ka dhënë lekë për një çështje në favor të tij.Gjithe të tjerat që ti thua janë grahma e fundit e njerëzve që i riti e mësoi rendi i ri socialist.Keshtu shoku Andi nuk besoj se as ti e as shumë të tjerë nuk kanë tagrin të sulmojnë e shajnë një vend si America.Beni çka bere ajo për veten e saj ,sbesoj se do e harrini ndonjhere,e mos i orientonte njerezit gabim,apo po ju duket se po ju zgjohet zgjeba e vjetër e lindjes nga Rusia. E keni gabim.Soji i njerëzve të tillë shkulet nga rënja e jo duke na bere moral nga amoraliteti.Faleminderit e më falni nëse e kam tepruar sado pak.
Nje foli ne ky bolia smun rri pa honger mut
Ju vjen keq juve mbeturinave komuniste, qe ambasadoret amerikane komunikojne dhe ruajne relata te shkelqyera me qeveritaret e Shqiperise , te cdo krahu qofshin dhe ne mbeshtetje te se drejtes. Bythlevizur dhe pa parime jane qeveritaret tane, o Andi trapi dhe jo ambasadoret e ketij vendi qe mbron lirine nga diktatoruc dhe gazetaruc te tipit bolshevik sic je zotrote.. Pra ata qe veprojne kunder parimeve demokratike nuk jane ambasadoret, por jane palacot tane politik qe e ropen kete vend fatkeq.Por bytha jote nuk merret me shkakun dhe qellimisht, nga urrejtja gjenetike qe ke per boten perendimore, e transformon efektin ne shkak, ose me sakt, hijen ne objektin qe e krijon ate. I vetmi antikomunist ne qeverisje gjate ketyre 25 vjeteve eshte Edi Rama, i cili paradoksalisht eshte ne krye te nje partie shume me liberale se PD, por vetem se eshte pasardhsja direkt e PP dhe jo si PD qe eshte pasardhese e fshehte e po kesaj partie, por qe duket realisht e shfryre nga hundet e PP.
Pa dashur te tallem, mendoje Edi Ramen ne krye te PD dhe Berishen ne krye te PS e te shihje pastaj se kush do t’i fitonte zgjedhjet ne 2017. Po na lane dopiogjashten ne dore ne demokrateve thuaj…
Ky eshte nje nder shkrimet me ANTIAMERIKANE qe jane bere nga ndonjehere ne shtypin shqiptar.
Ka patur edhe me pare,por shkrimi i Andi Bushatit,kalon cdo limit ne antiamerikanizmin e tij.
Duhet te theksojme qe te gjitha shkrimet antiamerikane ne shtypin shqiptare,kane autoresine e gazetareve,analisteve,publicisteve dhe intelektualeve te majte.TE MAJTE.
Une si komentues i rregullt ne kete forum,i kam shmangur perhere komentet ne lidhje me qendrimet e ambasadorit amerikan per reformen ne drejtesi,edhe pse kam pasur mendim kritik ne lidhje me to.
Arsyeja e vetme ka qene per te mos ndihmuar ne forcimin e kesaj fryme te keqe, kuterbuese, ANTIAMERIKANE.Edhe pse anonim.
Une nuk kam pasur dilema ne qendrimet e zotit Bushati ne lidhje me ShBA-ne dhe marredheniet shqiptaro-amerikane.Por,nuk e kisha menduar se mund te arrinte deri ne kete pike,ku te sulmonte kaq hapur dhe egersisht,bash si ne kohen e diktatures komuniste Shtetet e BAshkuara te Amerikes,me te njejtat argumente ,gjuhe,zhargon,leksik me te njejtat klishe te asaj kohe te turpshme per shqiptaret.
Eshte interesante po te vesh re,qe asnje gazetar i njohur,analist,publicist apo intelektual i djathte,megjithese mund te jente te hidhesuar nga qendrimet e ambasadorit te sotem amerikan,dukshem,ne mbeshtetje te qeverise(une per kete kam nje shpjegim timin,qe eshte shume i thjeshte dhe logjik;por nje radhe tjeter,meqe nuk eshte vendi ketu),nuk kane shkruar ndonje gje kunder shtetit qe perfaqeson ky ambasador.
Perkundrazi,ata qe po shkruajne,jane te analistet dhe intelektualet e majte,si Bushati,qe kane kritikuar dhe kritikojne ashper qendrimin e t djathteve ndaj reformes ne drejtesi,duke mbajtur anen e ambasadorit…!!!
Ky eshte nje paradoks shume fyes per intelektin e njeriut normal.Thyen cdo rregull a ligj qe rregullon paradokset e kesaj bote.
Ne te vertete,duket keshtu.Por,po te kujtojme se kush jane keta qe thyejne edhe rregullat dhe ligjet e paradokseve,do te ishte fare lehte e kuptueshme.Madje aspak paradoksale.
Keta jane gazetaret,analistet,intelektualet e majte shqiptare.Keta jane TE MAJTET SHQIPTARE.Keta jane bijte biologjike dhe politike te baballareve komuniste.Te atyre soj baballaresh,qe e bene Shqiperine vendin me antiamerikan te botes.Bash si Korea e Veriut e sotme.Madje me keq se kaq,duke patur parasysh se jemi europiane.
Keta jane ata te majte qe,perkunder,shembujve te botes se tyre qe predikohen nga po ata vete per tu ndjekur,sic eshte ai i atvrasjes,jo vetem qe nuk i kane vrare baballaret e tyre,por vazhdojne me te njejten kembengulje ne po ato gjurme.
Une,jo rralle,kam shprehur vleresime,per ndoca gazetare te tille;bile per vete Bushatin,kur bejne analiza te politikes vendore.Por,gjithmone,duke e ditur se qendrimet e tyre,ne nje rrafsh me te madh ,qe ka te beje me botkuptimet dhe qendrimet ndaj ceshtjes madhore te kombit,jane absolutisht te gabuara qe ne premise.
Antiamerikanizmi dhe Proamerikanizmi nder shqiptare,eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me ceshtjen madhore kombetare.Eshte e lidhur me ate qe e percakton Kushtetuta e Republikes tone ne Preambulen e saj.
Antiamerikanizmi dhe Proamerikanizmi nder shqiptare,eshte i lidhur me ceshtjen e Kosoves,por edhe gjithe shqiptareve ne Ballkan.
Vini re: kush eshte antiamerikan ne Shqiperi,eshte kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven!
Kush eshte kunder bashkimit te shqiperise me Kosoven,eshte edhe antiamerikan.Aq te lidhura jane keto me njera-tjetren,sa te anasjelltat kane te njejten peshe.te njejten vlere.
Antiamerikane ne Shqiperi,jane gazetare,analiste,publiciste dhe intelektuale te majte.Jo te gjithe,natyrisht.
Por,te GJITHE antiamerikanet jane nder te majtet.
Kunder bashkimit kombetar,kunder bashkimit me Kosoven,jane gazetare,analiste,publiciste dhe intelektuale te majte.Jo te gjithe,natyrisht.
Por,te GJITHE antibashkimsat jane nder te majtet.
Andi Bushati,eshte nje nder ta.
Une ne kete forum,kam permendur me emra analiste apo intelektuale te majte,qe jane kunder bashkimit kombetar.I kam permendur me emra,sepse kane pohuar vete,publikisht,ne ligjerate te drejte,qe nuk duan bashkim me Kosoven;por edhe se argumentet qe japin per kete,jane tmerresisht fyese per inteligjencen.
Antiamerikanizmi nder ta eshte i dukshem.Edhe pse shume syresh,mundohen ta fshehin;cka eshte e pamundur se, vec urrejtja nuk fshihet dot.
Nganjehre te duket sikur mllefi i tyre antiamerikan eshte rritur,sidomos,nga roli vendimtar qe ShBA-ja,pati ne clirimin dhe pavaresine e Kosoves…
E perhere,ne te tilla raste,pyes veten: Pse gjithe ky mllef, bre?!Nga gjithe ky mllef antiamerikan,bre?!
Dhe,i vetmi shpjegim,ka te beje me trashegimine nga e kaluara komuniste antiamerikane e Shqiperise,ku protagonistet e antiamerikanizmit te atehershem,jane baballaret,biologjike dhe politike, te antiamerikanizmit te sotshem.
Vetem ky.Une nuk gjej shpjegim tjeter.Nese ndokush gjen ndonje shpjegim te mllefit antiamerikan te autorit te shkrimit te mesiperm dhe kolegeve te tij te majte ,le ta thote;do t’i isha mirenjohes.
Bravo Skypion! Po per antiamerikanizmin e fshehte te zotit Berisha, keni ndonje spiegim?Sa mendoni do ta duroje amerika “dashurine” e shtirur te zotit Berisha, nje genjeshter kjo, kaq fyese, e cila jashte cdo parashikimi , po vazhdon shume gjate? Sepse, ky, per dreq, nuk do as te largohet kurresesi nga politika.
Ke bere gjithe kete koment dhe nuk ke thene asnje gje.Zoteri ke quan ti te majte dhe ke quan te djathte,kush jane keta analiste te majte dhe kush te djathte>Mos ndoshta Cim Peka,Fatos lubonja,Blendi Fevziu,Prec Zogaj,Artur Zheji etj…te duken ty analiste te djathte,me fal po qenke miop.Zoteri akoma nuk ke kuptuar qe shumica e gazetareve dhe ketyre pseudoanalisteve qe jane bere si fotokopje ne ekranet televizive shkojn mbas interesit monetar.Do te them se edhe ne kohen e dulles perqindja me e madhe e shqiptareve ka qene me sy dhe me shpirt ndajUSA,mjaft me keto dengla qe na kane shurdhuar 25 vjet se PS qenka komuniste dhe PD demokrate.Kujtoni pak se cfare ndodhi ne 1991 me ardhjen e pluralizmit kush i formoi partite dhe kush ishin kryetaret e tyre,nga kush rang erdhen(te gjithe ish anetare te PPSH).Dy fjale per A.Bushatin,dihet se nga vjen,une e njoh qe ne vogeli, por ai do ishte me serioz te heshte jo te beje hipokritin.Dhe ne fund nje sugjerim per te gjithe lexuesit e ketij portali;sa here qe te shikoni keto surrate ne tv me e mira eshte te nderroni kanalet qe te mos nervozoheni,shikoni kanalet X dhe kenaqeni me shume.
Ne vend te nje hartimi kaq te gjate do prisja qe Skypion te cmontonte me argumenta ato qe thote Bushati. Hartimi i tij nuk krijon premisa per mbrojtur prestigjin e US ne Shqiperi, perkundrazi e kthen debatin ne nje arene tifozerie.
Psh, 1. Bushati thote qe SHBA harxhon gjysmen e buxhetit per te hapur konflikte (une do prisja nje argument qe e rrezon kete teze (a nuk sulmoi Irakun me argumenta te rreme?)
2. Bushati thote qe ka me shume te burgosur se Koreja e veriut dhe Kina (argumento te kunderten)
3. Bushati thote se “ne USA 30 vete humbasin jeten cdo dite nga armet e zjarrit (argumento qe nuk eshte keshtu etj.
4. Bushati prek momentet kritike te sjelljes se ambasadoreve amerikane ne Shqiperi (do prisja nje kendveshtrimi logjik te kundert nga Skypion).
Ndonse nuk perkrah konkluzionet e Bushatit, nuk mund te mos admiroj qe ai perpiqet te flase me fakte dhe logjike te ftohte. Si rrjedhim Ambasada Amerikane ndihmohet me shume ne politiken e saj ne Shqiperi nga vleresimi i shkrimve te tilla kritike se sa nga deklarata dashurie tip “Romeo-zhuljeta”.
Duhet te clirohemi nga sfondi bardhe e zi o me Ameriken o kundra saj.
BUSHAT KOMPLEKSI !!! Uaaaaauuu!!! Po cuditem me kurajon tende! Po pse e shvesje shpaten sot more Bushat. Cudiii!!!
jo se mund te kishit akoma dyshime disa nga ju. ja edhe andua. he,he, e po te ka faj lulka ? tipari qe i dallon keta anal-istet, eshte qe ate qe e peshtyjne, me vone e lepijne. ne fakt keta njihen per dizekuilibra te theksuar. po problemin , thelbin ando, ate s’na e the qe s’na e the. pse gjithe kjo maskarade fill pas reformes ne drejresi? he ando , fol, se nuk je fare budalla si çim peka. apo…. mos valle pushtetin e katovices se ramizit donit ta mbanit perjetesisht. tani qe amerika po u a heq kete mundesi, keni marr revansh si pushk e jevgut. more ando se s’me the, ka gje lidhje mo kjo puna e rusise, qe sikur po shtyhet ca ketej nga ballkani? he mo se shaka bejme, te jete e vertete thua? kujto gjyshin , bej gati rusine. shkon apo jo? eh thuaj. jane te thella keto pune. vetem qe ku ta gjejme, ku ta gjejme mor aman popullin e 44es? ç’na bere sali qe i bere te gjith me diploma. e tani jane analfabete funksionale. ando bej nje sqarim skypionit, thuaj qe s’je i majte. po je i ekstremit te majte. tani ti i ke dhe shoke e u a di bindjet. ore si jane zheji, bejtja, fevzua ? po balliun mor aman. nje te tille e paska konservuar koha me gjith gush e me gjith bark. njesoj si ne vitet e ppsh. te te them bravo per kete paçavure, e di qe do ta marresh si tallje. ti nuk bie ne nivelin e nul mokes se shqupit. te te shaj, prap dal i humbur. kam frike se e shara ime “e edukuar”, do te laje peshtymat e te sharat e ketyre qe ti i quan kope. po te le ando. po te le te degradohesh e dekompozohesh vete. eshte ligj i natyres. te gjitha plehrat ku edhe ti ben pjese, te gjitha dekompozohen. per pak kohe do qelbemi me eren e kuterbushme te ketij koshi. por me pas plehu behet humus dhe era zhduket.
Çuni Mehdi turk Bushatit po vendos ne vend nderin e gjyshit Hysni Kapos ,po lufton imperializmin amerikan si komunist dhe si islamist qe eshte.Pthuuuuu pjellë e keqe.
Opinione :
AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !
– As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane
– Shqiperia me siguri do te behet !
– Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork
Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
“Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
Thank You USA!
Thank You Mr. Donald Lu!
U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cutilio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi i tij per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen
Per lirine jap edhe dashurine… !
Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
-Per dashurine jap jeten!
Per lirine jap dashurine!
Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.
Kjo eshte Amerika !
Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
“Zeri… “nuk e botoi kurre!
“Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!
E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !
Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
E duam Shqiperine si Amerika demokratike
Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!
Me shqiptar se vete shqiptaret!
Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
Me shqiptar se cdo shqiptar
E ndaj kujt!?
Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
As ne nuk qendrojme mbrapa!
Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
Shqiperia me siguri do te behet!
Faleminderit SHBA …. !
Ca eshte ky k*r gazetar i rrjedhur se nuk mora vesh asgje ne kete shkrim, hiq faktit qe ka akoma respekt per Piro Kondin (qe i bie te jete kushuri me Andin, ne se nuk gaboj) dhe Reis Malilen, ministrin alifimatrak komunist…
O Bushati, o provincjal komunist i thekur. Nuk ka shqiptare qe mendon se SHBAte jane te pagabueshme. Por jane 1000 here me te pagabueshme se ‘politikanet’ tane dhe 1 milion here me te besueshem. Berisha nuk eshte i vetmi qe i ka frike jo. Jane Berisha dhe shume te tjere te korruptuar – ndoshta dhe ty te djeg miza mesa duket.
Shume I peshtire ne gazetari, I paafte dhe sahan lepires. Fare e keqe
Per Ne , qe punojme e jetojme pre disa vitesh ne SHBA, e kosiderojme Andi Bushatin, si armikun dhe tradhetarin me te felliqur , me te keqe dhe te rezikshem se Enver Hoxha dhe dajua i keti maskarai Hysni Kapua, te cilet cdo dite shanin , mallkonia SHBA. Turpi , te mbulofte o A. Bushati qe ke vjelle kaqe vrere, ndaj Amerikes. Haroje, mose ja qa shshume hallin , se qenka ne krize te pa pare. Amerika, ka qene dhe mbetet, mbrojtesi i lirise dhe demokracise ne tere boten. Pa ndihmen e SHBA. AHqiperia dhe ti zuzar, sdo ekzistonte agjekundi. Ishe dhe mbetesh bastard, personi me i felliqur. ,
For Scypion e disa qe mendojne si ai.
Ne qofte se doni te dini me te vertete per Bushatin eshte komunist ose jo, mendoni nje here sikur Berisha ne nje dite te afert ose te larget t’ i kthej syte prap nga America dhe te filloj e ta lavderoj ate ashtu sic e ka zakon ai kur ia do intersi dhe do te shikoni me siguri se ne te njejtin moment ky zotni me emrin B… do filloje t’i thurin lavde akoma me te medhaja asaj qe ai perpiqet ta denigroj sot. Sot, more te dashur komentues, eshte Berisha qe ka nisur anatemat kunder Americes, dhe pikerisht po sot ky B… tjeter filloi ta mbeshtes ate ne luften e tij ashtu si dikur nje B… tjeter (Blerim Cela) qe sulmoi nga tribuna e parlamentit ne te njejten menyre dhe me ashper Americen per hesap te te Berishes.
Ju keni te drejte te indinjoheni, por pse beni fajtore te majten shqiptare dhe beni sikur se shikoni realitetin. A. Bushati dhe co. jane njerezit e Berishes dhe shkojne andej nga ai jep sinjalet. Ne qofte se ju nuk e beni dot lidhjen, nuk u bej fajtor, por ne qofte se ju e dini kete ( dhe une mendoj se e dini shume mire) kjo tregon se ju nu jeni te ndershem dhe vazhdoni t’i bini cyles ne te njejten vrime se gjithmone e ka fajin e majta.
Note: ne qofte se ju e konsideroni Berishen, Bashen etj dhe partine e tyre PD te majten shqiptare, atehere ju keni te drejte. Por problemi eshte se ata vete thone qe jemi te djathte. Hajde dhe gjeje kete….!
Me sakt sec e keni thene ju zoti Shpiragu, nuk thuhet. Andi aty ishte dhe dje, por nuk bente sulme politike kunder Amerikes. Pikerisht sa filloi “shefi”, si me komande, u hodh ne sulm shoku Andi. Sa per ate qe sulmi ndaj Amerikes behet nga e majta, Skypion ka te drejte. Berisha eshte simboli real i se majtes, ndaj e sulmon, Rama eshte simbol i se djathetes, ndaj e mbron. Shoku “i lavdishem” Enver nderpreu cdo lidhje me Ameriken, vetem per nje arsye, sepse donte perjetesisht te rrinte ne pushtet. E njejta gje ndodh dhe me shokun “akoma me te lavdishem” Berisha, sepse do te qendroje ne pushtet perjetesisht. Por ky ka dhe nje hall akoma edhe me te madh, sepse e ka perdorur pushtetin per te vjedhur. Tani e do per te ruajtur gjene e vjedhur,,.
Opo nuk po i kerkon njeri Berishes te mesoj nga bota e qyteteruar per raportet e tij me pushtetin, sepse kete s’e kurre ai, pasi nuk ka asnje lidhje shpirterore me kete pjese te njerezimit, por te pakten te mesonte nga Fatos Nano, i cili u terhoq dhe shikon punen e tij. Po ky eshte cudia vet, ajo qe na ka gjetur ne si popull me kete njeri mos gjet as hasmin!!!!!
Bravo andi.
Po Duke par komentet e me siperme kuptohet qart qe kemi te bejm me nje popull me % te lart rrotkaresh.
Hapni syt o qorra se kto 26 vite tmerri i kemi
peshqesh NGA xhaj semi
Sad but true!!! Eshte i mjere deri ne zbrazeti ai qe ka sy e nuk shikon, veshe e nuk degjon!!!
I gomar shkodre cdo njeri ne shqiperi e di qe je pro qoftelargut, por qe je kaq gomar nuk e besonja .Te dalesh ti dhe te brockullitesh kundet amerikes po pika me te rente mu ne mes te ballit o bllokmen I qelbur shko jeto ne amerike dhe shih si jetohet. Ti leh si qen dhe pagues ne amerike duhet pune o Zagar po duaje salen se bllokmenve ju sherbevi race e keqe
Bushter ketij shkrimi do ja kishte zili dhe vete diktatori ish shok me dajon tend!Qe vjen nje dite dhe ca lapanjoze,dhe morracake te kritikojne demokracine amerikane kjo eshte per te bere kujdes nga ne shqiptaret,pasi marrim leksione nga gazetare qe duan te na shplajne trurin,lexojme Qimin nga njera ane dhe themi hemo varja se nje majmun me teper ne gazetari,i hedhim nje sy Zheles dhe mendojme se nuk ka marre llokmen e muajit prandaj e kritikon Ramen,degjojme Lubon mendojme se eshte i marre qe nga pamja qe paraqet,dhe s’di se cfare nxjerr nga goja,por rradha e atyre qe helmojne mendjet e shqiptareve po shumohet cdo dite,dhe do vije dita qe nuk kemi se cfare te lexojme pasi dhe Mustafa Nano qe u dukte si babaxhan dhe i ndershem,e pashe nje nate te Kol Balla qe tha se ky ligji i plehrave,apo mbetjet sic i pelqen Rames ta quaje mban pak ere pislleku(dhe une mendova se cfare do thote dicka ne lidhje me ligjin,dhe nese ishte informuar per cfare behesh fjale) por kur tha se une nuk jam ekspert i fushes,dhe nuk kam lexuar se per cfare flet ligji,por mendoj se dikush qe e ka refuzuar kete ligj para disa vitesh,dhe tani qe eshte ne qeveri e miraton,kjo nuk me duket e drejte(u shpreh Muci) Dhe une mendova me veten time se ku jemi katandisur,dhe sa cfare rrace gazetarie kemi verdalle ku edhe nuk e ka haberin se cfare do ndodhe,por nga ana tjeter qe ta kundershtosh nje ligj duhet te pregatitesh ne emision te japesh dy-tre argumenta per ate qe po e refuzon,te jesh ne dijeni se cfare ndodh ne boten qe na rrethon perndryshe mbyll gojen dhe rri urte,se nuk ke se si te dalesh ne konkluzion se nje kumbull ti tharton apo ti hidheron dhembet nese ti nuk e provon ate.
ME TE ARDH KEQ PER KETE NJERI, PER ARESYE SE MENDOHET TE JETE PAKSA SHKODRAN. SHKODRA KA VETEM OPINION MAKSIMALISHT
POZITIV SA I PERKET VENDIT TONE, POR LIDHJA ME SOJIN LAB TE ANDIT ME GJYSHIN ME SA DUKET NUK MUND TE JAPE OPINIONE PRO DEMOKRACISE QE USA KA PROMOVUAR PREJ TE PAKTEN 100 VJETESH. KY LLOJ ANDI… NUK MUND TE PRANOJE DEMOKRACINE
PER TE GJITHE, POR VETEM PER VEHTE.
KJO KOHE KA MARRE FUND ”ZOTI ANDI”, FATKEQESISHT PER TY DHE FATMIRESISHT PER POPULLIN. TE TE VIJE TURP QE PER MOSHEN QE KE PREZANTOHESH SI FENOMEN I PARA ME SHUME SE 40 VJETESH. TE TE VIJ TURP NQS E QUAN VETEN SHKODRAN.
ME TE BE NJE PYETJE A JE I MARTUAR??..PO QE SE E QUAN VETEN SHKODRAN MOS U SILL SIC DERI ME TANI.
Nashti qe ka te drejte Bushati ne ato qe thote, mua ma mbush mendjen, pavaresisht se nuk me vjen mire. Demokraci asnjehere nuk eksportohet, as liria. Duhet punuar brenda shtepise , te pjekesh kushtet, te zgjedhish njerezit e duhur qe te fillosh proceset demokratike. Amerika me dipllomaci por me shume me force ka dashur te eksportoj demokraci ( brenda jane interesat e saj dhe jo te popujve). Ja çfare u be me Irakun, me Egjyptin, me Tunizine, me Libine, me Sirine… Kerme jane bere e po behen dhe s’ka per te patur stabilitet. A nuk do te ishte me mire per boten qe te sundonte, Sadami, Mubaraku, Kadafi….dhe bota te ishte me e qete. Po jo bota u trazua me shume dhe njerezit e ketyre vendve po mbyten ne det me varka e po vdesin rrugeve per ne Europe. Europa magazine mbetjesh… Ndersa per Shqiperine, pas permbysjes te viteve -90-te duhesh qe te ishte lene e lire te laheshin nje here hesapet brenda vendit pastaj te ndihmohej. Perkrahja qe i ka bere Sali Berishes Amerika na ka sjelle ne kete dite dhe nuk i dihet fundi. Neshqiperi jane shkele me te dy kembet rregullat e normat e demokracise fillestare duke u sjellur ambasadoret amerikane si te zbritur nga qielli dhe diktonin demokracine ne Tirane. Ato qe permend Bushati per Arvziun e kompani jane te verteta te para me sy e te degjuara me vesh . Mbeshtetej Sali Berisha kur vrau kater veta ne bulevard? Nuk u vrane me njeri tjetrin, as per vjedhje, as per krim, as per droge, por i vrau shteti shqiptar per tu mbyllur gojen dhe trembur shqiptaret qe ashtu si tha dhe vete Berisha ne parlament: do tu a bej si ne 21 janar! Njerezit nuk jane idiota, perveç atyre tifozave te Saliut Amerikes, Europes apo dhe Edi Rames; por populli s’ka me gje ne dore: eshte bere skllav ne emer te demokracise qe nuk e pa kurre veçse çthurje e abandonim te tij sepse pushtetin fillestar e moren bandat te cilat vune parate dhe bejne ligjin dhe sot e per nje jete. Tani ka mbaruar, mafja qe nga Amerika me lobistet e deri ne Tirane ka pushtet te plot. Te gjitha te tjerat jane dogma demokratike, por a mund te rregullohet gje? Nuk e besoj se kushdo qe vjen ne pushtetin demokratike, nuk vjen se i digjet shpirti per popullin, por per veten e tyre. Ka mbaruar dinjiteti, pergjegjshmeri dhe dashuria qe vdiq. Njerezit jane bere te hane njeri tjetrin. Doktori thote sa me shume te semure, varrmihesi thote sa me shume te vdekur, ndertuesi do termete qe te rrezohen ndertesat e te beje te reja, avokati sa me shume vrasje, vjedhje, probleme, ndersa politikanet sa me shume rremuje qe te mos kete kohe populli te merret me ta etj me radhe. Ata qe e ndiejne veten mire, mbrojne pushtetin, mbrojne ambasadoret, mbrojne bisnesmenet, por asnjehere nuk mbrojne ata qe s’munden ti rrembejne kesaj toke asnje cope nga pjesa e tyre.
U mortja qe s’te ha o Andush, lepurush qe ke kullotur bar Blloku. me duket se gjyshja jote ka nenshtetsi amerikane, pse s’jua mbajti menderja te vinit ne Amerike. Kush e bombardoi Beogradin dhe I dhe lirine Kosoves. Kush I dergoi djemte e vet te vriten per Europen ne dy luftra boterore, kush e mbajti barren e luftes se ftohte dhe rindertimit te Europes pas luftes, kush e derdh parane me ndihma ne te gjitha katastrofat natyrore kudo ne bote, kush derdhi e derdh miljona ne luften kunder sidas ne Afrike dhe kudo. Po ti s’ke faj se ke mesuar nga gjyshi, qe pasi hengri mire e mire parane e rusit, I ktheu kurrizin dhe s’lau asnje borxh, pasi hengri parane dhe ndihmat e Kines I ktheu kurrizin pa problem dhe pa lare borxhet qe kish marre, Qe nga 90ta e ketej, ky shteti/vendi yne I dashur merr para borxh pa fund, se Sala, ti e di mesoi cdo gje nga gjyshi yt, dhe kujtoni ju se do t’ju perkedhelin gjithmone? Kush nuk ka borxh nuk e ul koken, por kush ha 25 vjet parate e te tjereve, nder ta dhe te popullit amerikan, nuk e mban dot koken lart. lani njehere borxhet dhe filloni te jetoni me punen tuaj, pastaj hapni gojen kunder te tjereve qe po harxhojne miliona t’ju sjellin ne binare. Shikoni korupsionin qe ka mbuluar cdo qelize te shoqerise e jetes se shqiptarit, pastaj hapni gojen per Ameriken. Nuk e kuptojne dot Ameriken liliputet dembele llapaqene si puna jote. Jam krenare qe jam qytetare amerikane.
Jo se admiroj per cdo gje Ameriken POR NE se do Te me pyesnin se ke do Te donja Te diktonte politiken Shqipetare njemije here do Te preferonja ate Amerikane Para asaj Shqiptare alla Tropoje apo Skrapar.
Ky nuk shkruan per ate qe ndodh por per ate qe i pelqen ketij te ndodhe. Na trego pak zotrote, po per Hisnine c’thone ne Tirane ?
nje pyetje kisha une;
Po nga vendet aleate te Shqiperise, qe e ka mbrojtur ne vite dhe shekuj kush ka qene?
Mua deri tani llogaria me del me mire me amerikanet!
Hajde Bushat, hajde..
Filluan te levizin genet e gjyshit tani, kane filluar te behen aktive!
Me ato taksat qe paguarkekan te varferit ne Amerike ja keput kot,po kof fare o komunist…jo se me te tjerat ke te drejte por disa gjera edhe qendrojne.Sidoqofte asnje ambasador sado qe mos na kene pelqyer veprimet e tij nje gje dihet mire-asgje nuk kane bere per ceshtje personale,gjithnje kane deshiruar te bejne me te miren per kete komb aq sa edhe vet ne se kemi bere dot…Do parapelqeja me mire nje “guvernator” qe na nxit nga e mira se sa disa feudale vendas qe kur jane ne pushtet vjedhin per vehte e per krahinen…Zoti e mbrofte Ameriken,edhe per te miren e Shqiperise…
Miti i races tuaj eshte rritur! Shkateruesit e botes, komuniste te pandreqshem!
Ju qani hallin e kaloresit se i varen kembet! Thjesht propagande leftiste!
Ky Eshte bo si fatos lybonja.
Si prite kaq shume per ta bere kete deklarim kur kete ta kishte mesuar gjyshja, Vito kapo qe kur ishe fatos i enverit se amerika eshte armiku yne.
Pse or i marre po pyet njeri cfare shkruan ti, ti do tu ndryshosh mendjen shqiptareve per ameriken.
Në shtëpine time Amerika është e pranishme që nga viti 1914, kur djali i tezes së babait emigroi në SHBA. Ai bëri vizitën e pare, pas emigrimit, në Shkodër në vitin 1933 dhe na ka lënë një këshillë, që nëna ime na e përseriste kurdoherë tërë vllezërve e motrave:
“Të jeni kurdoherë me Amerikën pasi ajo na don fort. Amerika e zën lepurin me qerr”, kaq e zonja është.
Andi Bushati bën këtu një shkrim propogandistik negativ dhe provokues por është tepër sipërfaqësor që nuk e nderon. Nuk mund të flasish negativisht për një shtet që shaktërroi skllavërinë, pabarazinë ndërmjet racave, dërrmoi nazizmin, fashizmin dhe diktaturat komuniste duke i dhënë lirinë rreth 500 milion njerëzve të Evropës perendimore e lindore. SHBA i jep botës paqën e sigurinë kundër rrezikut të ekstremizmave të ndryshëm. SHBA me kërkimin shkencor të saj i dhuron botës teknologjinë më të lartë, mendimin më të thelluar shkencor në tëra fushat e jetës, në mjekësi, në industri, farët e zgjedhura në bujqësi që po zhdukin urinë në botë, i jep internetin me të cilin po komentojme sot për të etj. etj. Për ne shqiptarët si komb është shpëtimtarja e jonë në këtë botë të acaruar. Bashkohem me komentet e Alban Degës, Skypion e të tjerëve që vlerësojnë kujdesin dhe ndihmën që tregon Ambasada Amerikane në Tirane, dhe veçanrisht Ambasadori Lu për ndërtimin e institucioneve shtetërore tona, pastrimin e tyre nga korrupsioni dhe mosveprimi. Elementët kriminalë të veshur me pushtet financiar apo politik por që tashmë kanë filluar të dridhen, do të paguajnë shumë pseudoanalista si Andi që të mund ti shpëtojnë fortunës që po vjen.
Tre aktore kane qene ne politiken shqiptare keto 26 vjet Berisha ( se PD-ja nuk ka egzistuaar ndonjehere), e majta dhe SHBA. Listoni vrasjet e shkaterimet e frymezuara apo iniciuara nga Berisha korupsionin e administrates se tij me vetem keqqeverisjen e Nanos nga e majta dhe do te vini ne perfundimin se SHBA duhet te pranoje se ka gabuar rende qe ka mbeshtetur hapur vetem Berishen duke na lene 26 vjet (nje cerek shekulli) ne amulli totale, eshte pak te themi. Sa per Andin, mund te them se parvec dy tre gazetereve, te tjeret kane qarkulluar ne tregun e shitblerjes politike. Vazhdimisht keta i kam etiketuar si specien me te ndyre te shoqeris tone sepse ne fund te fundit politikanet kane qene parballe Zotit ndersa keta edhe Zotit ia kane punuar pas shpine. Nuk po bej klasifikim semos ndonjerit i bej ndonje nder dhe e zbres me posht ne ligesite e tij.
Nga komentet me lart, eshte e qarte se nuk ka rene aspak “miti i Amerikes ne Tirane”, perkundrazi sa me shume merziten shqiptaret ne vendin e tyre, aq me shume aplikime per llotarine amerikane behen ne Shqiperi. Nuk e kuptoj Bushatin, e ka nga naiviteti apo ben lojen e Berishes? Nisur nga komenti “kritik” i Skypionit duket qe Berisha kerkon ti nxjerre geshtenjat me duart e Bushatit. Skypioni ben sikur e do Ameriken (tamam si Berisha) kur “shan” Bushatin dhe ja atribuon “te majtes” mekatin (me nje gur don te vrase dy zogj), por nga nenteksti, le te kuptohet qe nuk eshte dakord me qendrimet e ambasades. Si gjithmone, shqiptaret vazhdojne ti kerkojne gabimet e tyre, tek te huajt. Ne fakt, te gjitha Bandat e Politikes dhe mediat qe u sherbejne atyre jane njesoj, nuk ka te djathte e te majte por vetem hajdute dhe mashtrues. Ato nuk e duan Ameriken sepse ajo po kerkon te ndaloje vjedhjen dhe bandat nuk mund te mbijetojne pa vjedhjen. Fatmiresisht, nuk eshte sikurse thote Bushati dhe nenkupton ai Skypioni anonim i Berishes. Populli shqiptar prej 200 vjetesh e ka dashur dhe vazhdon ta adhuroje Ameriken dhe kjo perben nje shprese te madhe ne ndergjegjen e popullit tone. Sidoqofte, politikat amerikane ne bote behen nga njerezit dhe nuk mund te pretendohet persosmeria nga shteti amerikan edhe pse ai ka arritur nje stad me te larte zhvillimi se vendet e tjera te botes. Ndryshe do te kishte arritur shoqeria njerezore me kohe tek UTOPIA, qe s’ka per te ndodhur asnjehere. Por, sikur Shqiperia te arrinte ne nivelin sa gjysma e Amerikes, ne me siguri do ishim 10 fish me te lumtur.
Serbia, e cila mbeshtetet ne fuqine e mikut-Rusise, nuk heq dore nga okupimi e pjeses veriore te Shqiperise, duke e perfshir edhe Laberine e Bushatit.Natyrisht se as Rusia nuk largohet nga projekti i daljes ne Adriatik.Pra Rusia ne Adriatik e Serbia ne Jon!? Tani rasti eshte pikerisht tash kur Amerika e z. Bushati ka rane ne hallin me te” veshtire” te historise se vete-nuk ka buke me ngrene.Bushati eshte kah e pergatit terrenin per pranimin e emigranteve te “uritur” amerikan. Shqiperia ka vend ne bollok pasiqe TANET u “shkepen” gjetiu.Z. Andi katastrofe analistesh!!!
Komentet jane te ndryshme, me shume kunder shprehjeve te Bushatit. Skypionin e lexova dhe ndaj te njejtin mendim.Shkrimi i Bushatit eshte shume e shume me i rrezikshem dhe me propagandistik se i kohes se “IMPERIALIZMIT AMERIKAN” kur i vetmi shtet ne Evrope nuk kishte marredhenie diplomatike me SHBA. Me kujtohen fjalet e z. Ramiz Alija: Na se dikush mundet me e zhduk socializmin ne Shqiperi-me te cilat fjale i kundrvehet levizjeve prodemokratike te atyre diteve. Me gjithate ne Shqiperi ndodhin ndryshime te medha por “socializmi” i mbrapsht ende eshte i fuqishem dhe bene propaganda anti imperialiste duke haruar se kjo propagande e ka lene shtetin ne vendin e fundit- me te mjere edhepse i ka resurset me te pasura se cdo shtet tjeter europian.
Levizjet antishqiptare ne Ballkan jane ringjallur.Shkrimi i Bushatit iu eshte bashkangjitur kesaj bucitje. Duke marre parasysh kontributin e SHBA per kombin shqiptar edhe ky shkrim mund te llogaritet jo vetem anti amerikan por edhe antishqiptar- thua se e ka shkruar Patriarku Jeronimos apo ai Jrinej.
Jo z. Bushati, Amerika nuk eshte “tiger prej letre” e cila e detyroi Serbine qe ta leshoj Kosoven duke mos e humbur asnje ushtare.
Lu dhe Vlahutin nuk punojne krye ne veti por sipas parimeve te demokracise perendimore.Dhe i pelqeu apo jo dikujt keto parime do te vendosen edhe ne Shqiperi. Pavaresi absolute nuk ka e sidomos kur eshte ne pyetje nje shtet i vogel i cili pa ndihmen e tjeterkujt nuk mund as te egzistoje. Deri me tani “tigri i letres” eshte treguar si mbrojtes i kombit shqiptar. Bushati dyshon ne forcen mbrojtese te TIGRIT te vertet por nuk i tha lexueseve se kush do ta zavendesoje Ameriken? Jam i bindur se ka menduar ne Rusine e Putinit!?
Fillova ta lexsoj shkrimin e Bushatit,por mu duk se po lexoja fjalimet e Enverit prandaj e lashe,edhe gjyshi kjpjonte Enverin,tradite,brezi ja le brezit.
yyysht fara e keqe e Bushtrave!!!!!!!!!!!
E mor Andi ketu duhet te kishte dale ligji qe te pakten deri ne 3 breza bijet dhe nipat e komunistave mos te lejoheshin te ishin ne sherbim publik te ndonje lloji qofte edhe si analist dhe punet do ishin ndryshe ne Shqiperi. Nuk kemi nevoje per analizat e tua, duam te ndryshoje politika ne Shqiperi.
Djali i Mehdi Bushatit ish sigurims dhe i Vera Kapos vajza e gjelatit, nipi i atij qe e njohin te gjithe, nje spurdhjak qe nuk ja vlen te merresh me te .
Ik or plere se ke 20 vjet qe na can trapin!
Lutje “Tema”,mos i botoni shkrimet e ketij hales.
Ky shkrim tregon qarte friken e madhe nga vetingu, i klanit qe mbron ky gazetat. Frika qenka sh sh sh…….. e
MADHE
Bushati po flet njesoj si Mao Ce Dun ne kohe te vet kur e quante SHBA-ne TIGER PREJ LETRE (zhilaohu – 紙老虎)… Saliu dhe Bushati kane nje gje te perbashket – Hysni Kapon, i pari e sheronte qe te mos vdiste dhe i dyti e ka ne gjak….
Analize e bukur por pak si djallezore