Hetim për “përgjimet”, Kuvendi voton nesër kërkesën e PD për Komision Hetimor

5 Tetor 2016, 19:34Politika TEMA

E enjtja e 6 tetorit do të jetë dita kur Parlamenti do të vendosë për fatin e 6 ligjeve, pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Por paralelisht me këto ligje, “TCH” ka mësuar se Parlamenti do të votojë edhe për ngritjen e një komisioni për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të pajisjes përgjuese “IMSI Cathcer” dhe realizimin përmes saj, të përgjimeve të paligjshme.

Ngritja e këtij komisioni të posaçëm hetimor, kërkuar nga deputetë demokratë, do të bëjë kontrollin e përdorimit të kësaj pajisje përgjuese, komisioni do të përbëhet nga 11 deputetë, me kryetar nga PD-ja dhe do ta ushtrojë veprimtarinë e tij për 6 muaj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje