Ministrat e kabinetit qeveritar e kanë filluar sot ditën e punës jo në zyrat e tyre përkatëse nëpër dikastere por në zyrën e kreut të qeverisë.
Kryeministri Edi Rama në mënyrë të papritur në këto momente po zhvillon një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar.
Takimi bëhet 2 orë para nisjes së seancës së parlamentit ku do të votohen 6 ligjet për Reformën në Drejtësi.
Ministrat e kabinetit qeverisës kanë hyrë njëri pas tjetrit në orën 09:00 në godinën e Kryeministrisë, ndërsa nuk janë bërë zyrtare arsyet e kësaj mbledhje të papritur.