E shtuna e 8 tetorit 2016 do të mbahet mend gjatë nga ata që punojnë në sistemin aktual të drejtësisë dhe ata që do të duan të hyjnë në institucionet e reja.
Pavarësisht ankimimit të PD në Gjykatë Kushtetuese ligji për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorve dhe vendimit që do të marrë ky institucion, tanimë hyn në fuqi të plotë Ligji që mundëson një kontroll të rreptë në gjithë hallkat e sistemin të drejtësisë.
Subjekt i rivlerësimit do të jetë e gjithë trupa gjyqësore në Shqipëri, e cila do të kalojë 3 teste vlerësimi.
Kontrollin e Pasurisë, Kontrollin e figurës dhe Kontrollin etiko-profesional.
Janë 4 institucione të reja që ngrihen në kuadër të rivlerësimit: Komsioni i Pavaruar i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit, Komsionerët Publik, dhe më i debatuari Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Presidenti ngarkohet në Kushtetutë, për të shpallur vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.
Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriterët formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere.
Në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneksit të Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit .
Kontrolli i figurës është një nga radiografitë më të ashpra që do t’i bëhet trupës gjyqësore në vend. Llogaritet të jenë në total 800 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës të tyre dhe këshilltarë që do të plotësojnë 3 formularë-raporton Ora News.
Brenda 30 ditëve formularët që përmbajnë deklarimin e pasurisë së zyrtarve por dhe të afërmeve të tyre, dorëzohen pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ndërsa formulari i kontrollit të figurës dhe ai i të dhënave etiko-profesionale , dorëzohet tek Drejtoria e Sigurisë Informacionit të Klasifikuar.
Një formular i rëndësishëm në procesin e rivlerësimit është ai për kontrollin e figurës, ku gjyqtarët dhe prokurorët e të gjithë sistemit, duhet të deklarojnë edhe për familjarët deri në shkallë të katërt nëse kanë patur kontakte me njerëz nga bota e krimit, qoftë edhe komunikim elektronik nga persona të panjohur.
Një ndër pyetjet është: A kanë pranuar dhe shkëmbyer para dhe dhurata nga kriminelët dhe a kanë dijeni që edhe persona të tjerë të lidhur me ligjin të kenë kryer diçka të tillë? Formulari tjetër i deklarimit të pasurisë parashikon se në rast të mosdeklarimit të saktë sanksionohet shkarkimi nga detyra.
Ka edhe një dokument tjetër që nuk është i detyrueshëm për të gjithë njerëzit që do të duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, por vetëm për kandidatët që synojnë një nga vendet e organeve që do të bëjnë “Vetingu”-n e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Deklarata praktikisht është dorëzim i privatësisë së nënshkruesit tek byroja kombëtare e hetimit. Në rast se ai ose ajo zgjidhet, gjatë ushtrimit të detyrës do të pranojë të pajiset me një celular të veçante, një adresë elektronike të veçantë, të cilat do të jenë nën kontroll në çdo moment.
Sipas ligjit, brenda 60 ditëve DSIK dhe ILDKPI ka kohë t’i kthejë përgjigje Komisionit të Pavaruar të kualifikimit për formularët, çka do të thotë se do të jetë fillimi i viti 2017, koha kur do të ketë përgjigje për njerëzit që ndëshkohen apo i shpëtojnë radigrafisë profesionale.
Megjithatë ligjvënësit kanë menduar një rrugëdalje edhe për ata gjyqtarë e prokurorë që nuk duan të futen në sitën e imët të kontrollit duke dhënë dorëheqjen. Ka zëra se largimet vullnetare do të jenë të kundërta, sikundër thuhet se do të ketë edhe emra të njohur të sistemit për pasurinë e tyre që do të bëjnë të pamundurën ta kapërcejnë traun e ri me emër Vetting.
Me ne fund. …..
Kete nuk e kuptoj; kush ka vjedhur sa i ka dashe qejfi apo ka marre prona te patundeshme dhe jep doreheqje vullnetare, nuk e kap gje. Po detyrimishte po te besh miljona e miljarda dhe prona, perse te duhet me te jeshe pjese e strukturave? Dmth keta falen pavaresisht se kane bere kerdine. Pse nuk falet dhe nje kriminel qe vret se dhe thote nuk vrase me?
Nji pergjigje per Mirashi n !
Eshte e natyreshme qe te revoltohesh ……..?…..kur ligji te thote …..ik…..!……???????????
Joooooooo……te gjitheve atyre qe do tu hapet ….lesa……tani ……..paaaaaak me vone ,do tu dale perpara pyetja : Ku i gjete ?????????????,,, Nuk do te shpetoje askush qe ka vjedhur , por vetem i jepet nji mundesi sistemit te ri te te pakesoje zhulrat per tu merre me te…….pak me vone !
O MIRASH PLAKU NUK FALEN JO , NUK FALEN POR NUK KANDIDOJNE SI GJYKATES PASTAJ ME KETA DO MERRET BKH DO MERRET PROKURORIA ME MBRAPA O PLAK , PSE E KUPTON GABIM DHE NXJERR EPRFUNDIME TE GABUARA. VETINGU NUK TE ARRESTON DOT THEJSHT TE THOTE HAJDE OSE IK KAQ KA NE DORE VETINUGU VEC PER KETE ESHTE KRIJUAR. ME MBRAPA TE MERR NE PYETJE PROKURORIAAAAAAA DHE TE QI BABANE .
skane gje ne emer te tyre,mos u qani hallin
Ej shyqyr,jarebi o zot i madh.Qe tani etutje te gjitha ne rregull.Po pse bie shi xhanem?Ah ky DOKTORI.