Ata janë aty, të shtuar dhe shumuar, si fara e gramit nëpër ara. Janë aty, për të na ngatërruar dhe penguar, për të na mbytur dhe rrëzuar. Ata janë aty, si një rracë solide dhe e vetme, një mutacion që ka lindur vetëm në mes të shqiptarëve të Shqipërisë.
Nuk mundet të ketë në asnjë vend të botës bastard “demokomunist”. Nuk mundet, që demokracia që është liri, të shartohet me komunizmin, që është diktaturë. Por ja që tek ne po! Ata lindën mbas 90′-tës, por u shtuan dhe u shumuan, e tani nuk ka burrë nëne që e pastron vëndin.
Babai i “demokomunistëve”, është një shok i vjetër, me shumë emra e më shumë bëma. Shoku dje, u bë sot zotëri, vetëm sa hoqi xhaketën, e lau e pastroi, e ktheu mbrapshtë dhe pastaj iu krijua radhë e madhe, e pafund, e që është e pamundur për t’i numëruar.
Askush mos të mendoi, se babai i demokomunistëve është fajtor. Ai bëri “detyrën” që i dhanë për partin, popullin, atdheun. Faji është i joni, që i lejuam, i duartrokitëm, e i besuam. Shpejt e shpejt harruam, se çfarë kishim vuajtur. E hengrëm me një ndërrim emri dhe xhakete.
Këta nuk janë parti, as organizatë, këta janë bandë. Këta nuk janë as komunistë, e as demokratë, këta janë bastardë që çiftëzohen, martohen, ndërzehen që të shtohen mes njëri tjetrit. Këto nuk janë as antiamerikan dhe as antieuropian, por janë antishqiptarë.
Pse, çfarë kujtoni ju, se ata luftojnë me mullinjtë e erës?! Ata luftojnë me ne, me të ardhmen tonë dhe qeshin e zgërdhihen, gajasen e festojnë, sepse e dinë, se asnjë e keqe nuk u vjen nga ne frikacakët. Ne gënjejmë veten, duke menduar se këto kanë ndryshuar dhe ata të poshtër që ishin do ndryshojnë. Por, këta nuk ndryshojnë, as ata nuk ndryshojnë, vetëm se shtohen e forcohen dhe rrojnë për të ruajtur e trashëguar parajsën e poshtërsive, sepse nuk ekziston ligji a fuqia, që mund të ndryshoi genin.
Parajsa e tyre dikur, është ferri i këtyre sot, ndaj demokomunistët e ferrit, na premtojnë se do na i japin ato që na kishin premtuar, por aksidentalisht e kishin humbur… harruar. Asgjë nuk kanë me njëri tjetrin. E kanë me ne, me të ardhmen tonë, sepse ne jemi rreziku i vetëm i zhdukjes së rracës bastarde… “demokomunist”.
I keni parë si çiftohen: Djali i demos me vajzën e komunistit, nipi i komunistit me mbesën e anarshistit. Çiftohen pa dashuri, pa mblesëri, por me të vetmin qëllim, të shtohet rraca. Metoda të njëjta, fytyra të njëjta, të trashur dhe majmur, me gjak dhe varfëri.
Hidhini një sy “orgjive dasma”, që edhe Zoti do i kishte zili! Keni parë si festojnë dhe shkëlqejnë, duke i bërë “hije dhe diellit”, me luks dhe qejf, çoroditje deri në perversitet, qetësisht. Askush nga ne nuk i pyet, se ku e morën gjithë këtë shkëlqim, kush ishin, kush janë dhe përse janë këtu. Edhe nëse do fillojmë të pyesim, ata na bëjnë magji, e ne heshtim e zgërdhiemi me përulje. Ata luajnë me ne lojën e “mashtrimit”
Shpesh e më shpesh, hedhin një gurë në “lumin e çoroditjes” dhe ne të përulurit, që durojmë dhe shesim gjak, për të rritur fëmijët tanë, zhytemi deri sa nuk mbytemi, për ta nxjerrë. Ata qeshin, e gati sa nuk mbyten nga gazi, e kur ne përpëlitemi në ujë hedhin gurin e dytë, të tretin, të katërtin dhe ne mbytemi… në varfërinë tonë, për të mos ngritur kokë!
Në fund, ata të hedhin në tavolinën e identitetin e tyre, plehrat. Plehrat e veta, që dikur na i shitën për flori, por sot ama, ata janë gogol për të na tembur dhe tirret e tirret pafund historia e tyre. Aq shumë hutohem, sa që nga inati i hedhim plehrat tona nga dritarje, tek shkalla, tek rruga, larg kazanit, që të mundojmë pastruesin e gjorë. Po ç’faj ka pastruesi i shkretë?! Kjo është e keqja jonë e madhe, vuajmë nga daltonizmi! Ne nuk dimë t’i dallojmë ngjyrat dhe t’i pastrojmë plehrat, e vërteta që fatkeqësisht i kemi bërë vet.
Si nuk mundëm njëherë të mendojmë dhe vendosim, se si të pastrojmë rracën e plehrave, që na kanë lidhur këmbë e duar dhe na ka zënë rrugën e prosperitetit dhe ëndërrave të brezit tim. Dimë vetëm të ankohemi. Lypim duke qarë, pa na ardhur aspak keq për vete dhe pa i’u dhimbsur askujt: “Një copë bukë zoti bastard, e nëse s’ke… një punë për fëmijën tim, a vajzën time njomëzake!
“Demokomunisti”, natyrishtë do t’u jap punë, për njomzaken e varfër, kurse buka i ka mbaruar, sepse ai nuk e njeh bukën. Ti qetësohesh, lirohesh pak nga halli dhe harron se kush është. E falenderon dhe i puth dorën, ish brekëgrisurit të pa shpirt, që Zoti e lindi të tillë. Ti pa e kuptuar ke dal kundër Zotit!
Ndërsa, atij as që i bie ndërmend për ty, por kënaqet duke të poshtruar, duke të shfrytëzuar njomzaken e shkretë. Ti tani mendon se e ke mik, miku që të ndihmoi (poshtroi), duke të marrë gjënë e vetme dhe më të shtrenjtë që kishe… nderin e fëmijës. Tani ti do t’i kthesh nderin, ta respektosh, ta nderosh, ta votosh! Voto për “mikun” e mikut dhe lyp gjithë jetën! Voto për bastardin dhe çoje në ferr të ardhmen e brezit tim, voto për “demokomunistin” dhe grushto gjoksin dhe kokën tënde, nga dhimbja dhe mjerimi!
Ndaj nëse je prind, nënë a baba, vëri gishtin kokës, për ne, për mua, për ata që do të lindin: Mos u gënje! Ata nuk kanë moshë, lindin çdo ditë, mbi moshën 25 vjeç. Rraca e “demokomunistëve” është mutacioni më i rrezikshëm i këtij vendi!
Do më pyesni, kush janë?! Unë i njoh, ju gjejini vetë!
Demokomunizmi vazhdon e ushqehet cdo dite e me shume sepse e mbyt
ne bollek demo-injoranca qe tek ne nuk ka ulur asnjer koke.
Me pelqeu jasht mase, nje e vertet qe vetem nje injoranc nuk mundet te shofi, BRAVO gazetarit nje e vertet e pa par
ATA JANË POPULLI SHQIPTAR,DJE DHE SOT.
EMRA TË RINJ-MUTRA TË VJETËR.
NESE NUK BËHET RIPARIM GJENETIK,NUK KA SHPËTIM.
DORËZOHUNI ,JENI TË RRETHUAR NGA VETJA.
Me fal zoteri, po ti qenke nje lloj komunisti qe merresh me ishkomunistet tashme komuniste.
Ti zoteri mundohu dhe gjej argumente te tjere se si mund t’i gjendet vendi se ku duhet te shkarkohen
keto lloj mbetjesh te rrezikshme. Kush mund t’i gjej vendin Ballinjve, Berishavej, Bashajve, Voksheve e
te tjere pinjolleve komuniste te formuar nga familja apo nga kultura individuale e tyre.
Une nuk e njoh kete gazetar por ky shkrim me tregon qe ka gazetare ne shqiperi qe thone te verteten dhe demokomunistet jane shume me te tmerrshem sesa komunistet e vertete qe besuan ne nje ideal dhe ndertuan ate Shqiperi qe kemi sot duke vrare dhe njeri tjetrin per ideale por politikanet e sotem na vrasin vetem ne popullin e thjeshte dhe te mendosh qe Ramiz Alia ka bere gjenocid 16 vjec por jo Sali Berisha me sherbetoret e tij dhe me e keqja qe lexova sot Skender Zogu thote se Ahmet Zogu ka ndertuar me shume rruge se Enveri ky eshte kulmi prandaj politikanet tone bejne keto krime sepse del dikush dhe i rivlereson keto figura kriminale dhe populli jone i beson nje mase e madhe del Ahmet Zogu strateg Sali Berisha babai i kombit Blendi Fevziu historian Fahri Balliu gazetar mjere Shqiperia dhe shqiptaret por ka shprese shqiptaret po zgjohen dhe nje dite do paguajne ata qe e shkaterruan Shqiperine .
Eshte e verte titi. Do sdo ti.
Ne i njohim mire kush jane.Bravo shkrim fantastik.
Nuk ka gje me te rrezikshme se nje komunist antikomunist.
Thenie e dizidentit Cek te mirnjohur Boterisht i nderuari Vacklav Havel.
Ironia qendron se neceremonite e nderimeve nga e gjith bota ne Prage pas vdekjes se hartuesit historik te “dokumenti 77” V.H ne ceremoni perkrah ajkes se liderve te demokracise boterore bashkohen pikerisht keto ish komunistet qe tani na hiqen antikomuniste, kjo po qe eshte ironi aq e trishtueshme saqe i madhi Havel do ish cuar nga varri e ti perzene me shkelma bytheve Salillaret me kompani pasi ishin pikerisht keto lloj qeniesh te cilet Ai luftonte!
Artikull brilant! Fatkeqsisht, ata qe e njehsojne veten me karakteret e ilustruara ketu, nuk do a pranojne dhe do mohojne ezkistencen e vetes se tyre, nga turpi dhe pamundesia per te bere nje perpjekje te vetme per te ngritur koken.
Ti le nje djale i rri ne moshe ,por shkrimet e tua jane si kur je nja 70 vjec dhe e njeh mire kohen e komunizmit e prandaj ju me te drejte thoni se Demokomunistet eshte nje race e ndure ,eshte me se e drejte ,per pyetjen qe beje se une i njoh ju gjejni vete ,eshte nje pyetje shume e goditur,per mos me e zgjat populli i njeh shume mire se kush jane ,se e tregoje ne dy zgjedhje radhasi me voten e saj se kush jane Kriminelet Demokomuniste,duke filluar nga krye krimineli Berishe Bashe Balliu etje,dhe nje desha nga ty gazetar qe te shkruash me shpesh ,ishte nje tani u bete dy ,shpresoj te dalin edhe te tjere,e kam me Z Baze e me ty mor djale,urime dhe suksese ne jete.
Nuk te asnje presje.perfekt
Jim
Po per plehrat z.Anri?!
Po lush je ti mor idiot? Qe qenke rrace e paster??? E ke kthyer koken nga mbrapa cmut eshte ytate e gjyshi yt.
Yyyt. Rrace e ndyre. Hipokrit.
Shkrimi me i bukur qe kam lexuar.Bravo!
Nganjeher gjen diçka qe ja vlen te lexohet. Shkrim vertet historik,me vlera filozofie e morale.
Keta jane rrace e ndyre, po imagjinoni sa te ndyre jane komunistet pa demo para.
Bravo , te lumte mendja jote e ndritur ,sa e dobishme do ish qe si ju te kish gazetare te tjere . Rspekt.
Shume bukur…
Nje shkrim I mrekullueshem per te gjithe ata qe e kuptojne drejt.Pergezime
Bravo, …Respekt per Autorin e shkrimit .
Realiteti i hidhur pershkruar me mjeshteri …
Nje shkrim I mrekullueshem per te gjithe ata qe e kuptojne drejt.Pergezime.
Nuk eshte e vertete Ju te Temes reflektoni
Dekomunistet e kishin nene dhe babe, kush i polli? keta vertet jane bastard. Si duhe te jene prinderit e tyre ata qe i edukuan per 50 vjete?
Ke bere nje shkrim per ata qe dine te lexojne e te kuptojne.
Te ndyre,te ndyre,por ata e ndane Shqiperin midis tyre,ata qe deri dje qe na hiqeshin si ajka e popullit se kishin dokumentin e PPSH ne xhep,ata qe te vrisnin per PPSH,ata qe i jepnin dite enverit(salirat e sigurimsat e tij) nga ditet e tyre,sot vetem shajne dhe pasurohen ndersa trushplaret e te gjithe partive komuniste shqiptare i mbrojne dhe i justifikojne se jane te zote(per te vjedhur dhe mashtruar po).
Kur ne bertisnim komunistet ne litar disa prej ketyre trimoshave demokrate sot,u tulaten dhe sdinin nga tja mbanin,por u kthjelluan ujrat dhe kryekomunisti saleh mori frenat me intrigat e nje komunisti te stervitur me mesimet e partise dhe shokut enver,te gjithe minjte e gjirizit dolen dhe ju bashkuan kryekriminelit komunist saleh,te gjithe ish sekretaret e partis ,te rinis e fahrirat (qe vollen vrer kunder demokracis,duke quajtur edhe te ikurit si jashteqitja e kombit).
Te ndyre ,te ndyre por te gjithe formuan partine e tyre duke i vene emra nga me demokratiket,dhe shikoni ku jane te ndyret me pasurit e tyre,me qefet e tyre ,me pushimet,me vilat dhe per cudi asnje nuk i kerkon llogari se ku e gjeten pasurine,dhe per cudi ky popull tru gomar i shkon mbrapa dhe i duartroket edhe kur bejne autokritik se nuk e dini qe cfare rreziku ishin plehrat,edhe nuk dinin qe Valbona prishej po te ndertohej teci(luan rolin e injorantit kur do) edhe se ligji i tokes ishte gabim edhe se nuk hapi dosjet e sigurimsave(se ishin miqte e tij).
POr per te ndyret qe na ngelen ne dere mund te shkruash gjithe diten se keta na e ndyne vendin dhe na e dhjen nderin neve qe u lodhem duke bertitor poshte komunizmi dhe komunistet ne litar ne ate kohe dhe tani themi me mire te kishim mbajtur komunizmin dhe te kishim hequr komunistet.
Kjo rrace po shumohet dhe po shumojne parat dhe ne nuk kemi cfare tibejme,dhe ata ndrojne portat me njeri tjetrin dhe bejne marreveshje,njeher ta hipa dhe njeher ma hipe,une te shj dhe te dua……..
Ese-ja eshte e bukur si gjini letrare dhe ky djali qe e ka shkruar ka talent, por realiteti i dhimbshem shqiptar nuk sherohet vetem me letersi.
Personalisht kam njohur shume komuniste dhe shume demokrate. Mendoj se eshte gabim ti pergjithesosh duke u nisur vetem nga emri qe te tjeret ose ata i kane vene vetes. Fakti eshte se komunistet e dikurshem, por ata me te keqijt ama dhe me puthadoret e sistemit te vjeter, jane konvertuar ne demokratet me te poshter dhe me te eger qe shohim sot neper tribunat e partive dhe te ekraneve tona. Megjithate, ka edhe shume te tjere qe nuk kane qene komuniste me tesere partie qe sot kane zaptuar shtetin, mediat, gjykatat, pasurite kombetare, jo si pasoje e aftesive dhe punes se ndershme, por duke bashkepunuar me njeri tjetrin, me politiken, krimin dhe mafien e pushtetit. Ata nuk jane as te majte dhe as te djathte, nuk quhen as komuniste dhe as demokrate, ata jane thjesht Hajdute dhe Mashtrues. Per fatin tone te keq, ne Shqiperi kjo kategori sociale eshte me shumice dhe perben mentalitetin e pergjithshem, duke e paraqitur kete karakteristike si moral pozitiv te shoqerise.
Prandaj, faktori nderkombetar (SHBA dhe BE) ka ndermarre kohet e fundit, me inisiativen e tyre reformen ne drejtesi qe te evidentoje, diferencoje dhe penalizoje, pikerisht Kryehajdutet dhe Kryemashtruesit e ketij vendi. Pa ndihmen e tyre ne nuk ja dalim dot.
Bukur por ke harruar se islamizmi po ben kerdine sa xhamia Jane shtuar pa leje pellet hoxha ne mes te Tiranes lu po shkojme ne europe apo ne otomanizem.
Bukur por ke harruar se islamizmi po ben kerdine sa xhamia Jane shtuar pa leje pellet hoxha ne mes te Tiranes ku po shkojme ne europe apo ne otomanizem.
O gazeta tema, keni hap cmim letrari i vitit…
Bravo Tema… Artikull i goditur. Bravo. Anri dhe Bledi Mane ju jeni gazetare te vertete,jo ata qe mbushin studiot…
Komunistet e vertete kishin ideal, luftuan per çlirimin e atdheut u sakrifikuan dhe nga pak e nga pak i zhduku Enveri dhe solli ne pushtet servilet, njeqinfytyreshit qe paten rastin dhe perveresuan pushtetin e po pasurohen ne lojen e demokrazise. Eshte nje demokraci e cila po i zhgenjen edhe shqipetaret e fundit. Sidoqofte mendoj si keta qe jane ne pushtet si ata qe mund te mendoj autori ne kete demokrazi shqiptaro-amerikane do te vepronin njelloj. Me teper se te pershtyje autori dhe ne te tjeret duhet te gjejme rrugedaljet.
Monizmi pesedhjetevjecar ka bere te veten. Pluralizmi as qe ka filluar seriozisht. Pluralizmi politik asqe egziston. Kemi pluralizem interesash personale. Ne kete shishmash “populli”- demosi nuk luan ndonje rol vendimtar. “Mutacionet” veprojne me programime te trashiguara gje qe nuk mund as te quhen mutacion. I mungon thelbi-mundesia e zgjedhjes se “genit”. Vet z. Bala kerkon vazhdimin e monizmit duke e hudhur posht te menduarit ndryshe.
Ne shoqerine shqiptare mungojne dy elemente thelbesore:Partite nuk kane program dhe nuk i permbahen atij qe e kane dhe elektoratit nuk nuk iu eshte siguruar mundesisa e zgjidhjes se programeve. Ne rastet e tilla qytetaret kane dy te drejta:te zgjedh ideologjine-te jene demokrat, socialist, komunist, fashist etj. etj., dhe te jene i lire ne zgjidhje.Deri me tani liria e zgjedhjeve nuk ka egzistuar.Mandatet jane marre ne tavoline dhe ne propaganda antiligjore-jane zgjedhur premtimet. Z. Bala e di se premtime ne shqiptari ka me bollok dhe jemi ngopur nga ato por ende na konen. Z. Demaci thoshte se populli nuk po di te zgjedh, kjo nga se e zgjodhen Rugoven e jo ate qe deshti Demaci. Pra e drejte e popullit eshte te zgjedh e e jona te pranojme zgjedhjen e tille. Te pranojme mendimin ndryshe!
Njoftim per shtyp
Menjehere mbas prezantimit ne mediat TV dhe ne shtypin shqiptar te dikutimeve historike tdhe qendrimeve burrerore e keshilltareve te SHQUP-it dhe Kryetarit te tij rrezatues sensual- ”Barba a Pizzo Fondo Schiena”-Antiamerikanin Luli i Vocër, Bordi Drejtues i “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit””, u mblodh me urgjence me propozimin e Presidentit te Nderit te Klubit- Mareshallit Arturo Ui-Sali, per te kooptuar dy anetare te rinj, por te denje per te qene Aneter i Asociuar i Klubit, dyshen simbolike Stelio dhe Olio, dhe pikerisht:
-”Bëmë baba, të të ngjaj”- Gangsteri Zhivola 3- Miu me britma Luani, Fabian Topallaj, dhe
-” Moj kasolle ku na mblodhe”- Gangsteri Korça – Leonard Holli
Ne ceremoni e dorezimit te kartave te anetaresise mori pjese edhe Presidenti i Nderit te Klubit- Mareshallit Arturo Ui-Sali (as dhia mos tu plakte ne shtepi) dhe Bordi Drejtues i Klubit:
Kryetari i klubit: “Antikomunisti popullor”- Fahri Balliu(Alias Bari Falliu),
Nën Kryetari- “Sindroma “Bari Falliu”- Star Rakia-Ylli Rakipi,
Ndihmes Nen Kryetari- Tutto muscoli, niente cervello”- Flamur Noka,
Sekretari-”Dashnori i portokalleve” – Ridi Paliaco-Luçiano Boçi,
Dhe Anetaret e Asociuar:
-“I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Gangsteri Xhiri–Pistoler Strazimiri,
-“Ja kom bo Droges tete me di”- Gangsteri Roma – Komisar Dogjani,
-“Çfare lind prej qetes gjuan minj”- Gangsteri Zhivola 1 – Minister Ruli,
-“Çfare babe kishe, çfare m.ti dole”- Gangsteri Zhivola 2 – Zv/Minister Mima,
-“Gamor ti, gamor kush te vuni..” – Gangsteri Jakobin – Prefekt Kruja,
Ishin te pranishem dhe te gjithe Anetaret e Asociuar te Klubeve:
“Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik” dhe “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin.
Zyra e Shtypit te KQ SHQUP
Gazetari Qim Peck
O Shqupi. ..me lot.aman ore ku te vajti mendja.I madh per bese.sa per artikullin..asnje presje nuk do ti hiqja.
Sikur lexoj historine e jetes ne kete shkrim. Anri e ke tretur.
Lind pyetja po ju z.autor dhe ju Komentues anti demokomuniste cfare race jeni?
Ec e mos mendo te largohesh me nate nga Shqiperia.
Kar-anxha! Jemi nga ajo raca qe kemi neveri per racen tuaj dhe qe, edhe pse pak, ju i keni frike. Ne kemi qene kudo ne cdo kohe, por e dime qe fara e races tuaj, per fat te keq, ne kete vend eshte e madhe. Per kete shkak dhe jemi si shoqeri ketu ku jemi. E rendesishme eshte qe e njohim shume mire njeri-tjetrin. Kjo ka rendesi.
Sa per shkrimin dhe autorin nje Bravo te Madhe dhe respekte.
Bureto, pyetja ishte llogjike, pasi ose jeni Komunistet ose pseudo-demokrate. Gjithesesi, e kuptoj qe tre germat e para te nikut Tim te pelqein shume, por ate e kam per motren tende dhe mamin tend, qe t’a shijoj pak! Hiqe ate qimen se paske nje qime nga k*ri I’m midis dhembeve!
Bravo djale per shkrimin nuk ka vend per komente fantastik
Fari Balliu se bashku me gruan e tij mbaruan Shkollen e partise te punes se shqiperise ne Laprake. Kur mbaroj shkollen e partise ishin shume te gezuar se e kishin Partine e Punes ne zemer. Me to kam qene edhe une ne shkollen e partise dhe sa te flaket ishin kur citonin mesimet e partise dhe shokut Enver. Une e mbylla me kete shkolle dhe nuk u bera me as demokart as komunist, por Balli Farias punonte tek gazeta Zeri i Popullit qe ishte organ qendror i nderuar i Komistet Qendror te Partise se Punes se Shqiperise
Ketij shkrimi i shkon me se miri ajoshprehja qe thote populi:
Ma hodhe per here te pare harram ti se te besova,
ma hodhe per here te dyte prap harram ty se te besova per here te dyte.
Po ma hodhe per here te trete te lumte bytha se une jam idiot.
Si nje skice letrare eshte shume e goditur ,po Anri fajin nuk e kane “demokomunistet”,
po NE, se ata nuk na i kane hedhur vetem tre here ,po me dhjetra here.
Darius ne v.520 para Krishtit u be udheheqes I Persise.Mblodhi keshillin dhe I pyeti se cfare sistemi te vendosnin ne Persi.Dhane mendime te ndryshme:mbreteri,perandori etj.Dikush I tha te vendosin demokracine si ne Athine.Darius u pergjigj:Demokracia eshte sistemi shoqeror me I veshtire,per realizimin e saj duhet nje nivel I larte I qytetareve te cilen perset nuk e kane.Ne demokraci e rrezikeshme eshte se kur cthurja futet ne shtet,atehere shteti shkaterrohet.”Artikulli I gazetes eshte shume I drejte,mirepo mos valle nuk kemi nivelin qe thoshte Darius para 2500 vjetesh?Cfare niveli qytetarie kemi ne?Shumica e njerezve kane mungesa ne formimin e tyre ne tre drejtimet kryesore:shoqeror,shteteror dhe familjar.Nje shembull per formimin familjar:burrat ne klub,grate ne shtepi,femijte ne rruge-rruge-rrugac.Ata demokomuniste nuk kane rrene nga qielli,cdo njeri ka ne te afermit e tij te tille njerezPra Darius ka te drejte:Nuk kemi nivel qytetarie.Ju lutem botoni komentin tim!
O Alban qe mbiemrin e ke puro turk,keshtu tha edhe darius salikomunisti ,kur e pyeti Ramizi.
Ramizi- he sali cthua ti per pluralizmin?
Salehu si servil tipik i komunizmit duke u perdredhur si kurvat malsore-po ja shoku Ramiz populli shqiptar nuk eshte i pregatitur per pluralizem,po ja ne nuk i kuptojme…….(takim me kuadrot)dhe pastaj ky intrigant komunist qe i kishte mesuar te gjitha prapaskenat si sekretar partie)mori frenat dhe formoi partine dem komuniste dhe keta te ndyret na e hodhen me atequajturen demokraci qe kthyen ne dhjerokraci ku salehu ja kaloi dhe profit te tij enver dhe atij qe caktoi ne krye rambo.
Dhe te gjithe e pame se cberi ky perbindesh i ndyre me sigurimsat e tij,dhe trushplaret komunist te stilit saleh vazhdojne ta ndjekin.
sahanlepiresit ee demokomunizmi nuk kan parti ata jane ku te munden pd, lsi, pd,……..ku ka per te ngrene nga pasuria kombetare.
shpresa po vjen.populli i rrjepur 76 vjet, se bashku me kohen e komunizmit…………e ndjen, kur i shikon me fytyra te
marrosura urojme
nisem me fitore, e neser nje fitore kuq e zi me spanjen
Jam mbi 60 vjecar qe jetoj prej mbi 15 vjet jashte dhe nuk kam pse ti heq nje presje asaj cka shkruhet sepse i dime ato qe dime mbi jeten shqiptare te komunizmit dhe te ashtuquajtur demokracise por dua te theksoj se ajo qe ka ndodhur ne te ashtuquajturen “te djadhte” shqiptare te KATOVICES Ramiziane nuk ndryshon shume nga ajo e te majtes.
Sigurisht ato qe “mbolli” Sali shpellari jane demi me i madhe qe na eshte bere por edhe te majtet nuk ngelen mbrapa!..
Meqe po flet shume e majta per futjen ne kodin zgjedhor te se drejtes se votes tone ketej ku jetojme le ta bej deri ne dhjetor(sic kane premtuar) po qe se ka ndonje ndjenje patriotizmi por me 2 kushte “te vogla”:
1-Te bej qe prej nesh te zgjidhen te pakten 10 deputet duke llogaritur qe jemi mbi 1.5 milion (mbi500000 mij ketu ne Itali, mbi 600000 mij ne Greqi, mbi 30000 mij ne Belgjik, Angli, Amerik, Kanada e gjetke…
2-Ska pse te “futet” se ke do zgjedhim ne ketej qe sigurisht kjo varet nga ne qe nuk do tua lejojme kurre sepse sna blejne sic bejne aty me “theset me mielll” sepse skemi nevoje.
Ate Europe qe shqiptari i thjeshte aty ndoshta e cmon shume ne ja dime difektet e sduam ta “sjellim” ne Shqiperi sic do kjo plake qe nuk tregon kujdes per qytetaret e saj por eshte bere sherbetore e klandestinve afrikane qe skane asnje te drejt te qendrojne 1 dite ketu.
Jam i bindur qe Rama sdo bej asgje sepse e di qe na ka jashte “vadhes se tij” e nuk na komandon dhe mund ta ket per publicitet ker thote qe do bejme te votojne emmigrantet.
Te shohim!…
Nje nder shkrimet me te mira. Nje analize realiste dhe koncize. Mbyllja i jep lexuesit nje “detyre shtepie”: T’i gjeje se kush jane?
Mua me duket e qarte fare. Kur dihet se kush ishte Diktatori dhe kush eshte Kryetari e Bandes c’rendesi ka lista kur dihet se Pali Misket dhe Ed Paloket i perkasin te njejtes rrace dhe jane aty vetem per te bere lustraxhiun.
Nje shkrim perle ! Urime gazetarit !!
Dhe shkruani sa me shume ! Shqiptaret
brenda dhe jasht 28 mijshit po vuajne
nje tmerr te vertete nga politikane atdhe-
shtes dhe atdhe-fales !!!
Shqiperia është e mbushur me Komunist dhe Dekomunist, çfarë kazani…
Shqiperia është e mbushur me Komunist dhe Dekomunist, çfarë kazani…
Keni më se të drejtë më e ndyrë nuk bëhet përshëndetje
Anri Une po te jap nje PO te madhe: nuk te bej me faj por ky shkrim duhet te dilte me heret
Nje pershkrim ideal, nuk kam fjal, realiteti ne shqiperi dhe shqiptaret nuk kan sy qe ta shikojn
ti bere fillimin ne te gjithe te te mbeshtetim per ti dhene fundin kushe kupton le te veje nje gure per kete kala .brravo te gjithe bashke do e harrim.me mire von se kurre .
PJERDHIN KETA NGA SHKRIMET APO KOMENTET TONA!PER DERI SA JU TUREN AMERIKANVE MERENI ME MEND SE SA TE FUQISHEM JANE DHE SA SHUME THELLE KANE SHTRIRE RENJET.MEGJITHATE GAZETARI THOT NJE REALITET KONKRET E PERGEZOJ