Pas miratimit të pesë projektligjeve, pjesë e paketës së ligjeve prioritare për reformën në drejtësi, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në vendin tonë.
Mësohet se Kryetari i Kuvendit ka pasur një ftesë nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Në qendër të diskutimit kanë qenë ecuria e reformës në drejtësi, dekriminalizimi dhe reforma zgjedhore.
Kjo ftesë për Metën nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, vjen vetëm pak javë para publikimit të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë