Pëllumb Xhufi: Rama s’ka lidhje me të majtën

7 Tetor 2016, 09:49Politika TEMA

A ka lidhje Edi Rama me të majtën? Profesori Pëllumb Xhufi, i ftuar në emisionin “Arena”, tha se Rama nuk ka lidhje personalisht me të majtën, duke shtuar se e drejtuesit e Partisë Socialiste janë munduar vazhdimisht të krijojnë një rreth të ngushtë pushteti për të sunduar.

“Familja e zotit Rama ka qenë familje e majtë në dijeninë time.

Zoti Rama u bë i njohur politikisht me lëvizjet e para të dhjetorit me pozicionet e tij ekscentrike që në fillim me një qëndrim brutal me të kaluarën.

Ishte mbrojtësi i idesë për të bërë një ndryshim të dhimbshëm jo të përshkallëzuar siç e kërkonin të gjithë.

Demokracia ka qenë aspirate e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar.

Trajektorja e zotit Rama ka qenë me shumë përthyerje.

Duke parë zotin Rama të shpërngulur në kampin e majtë, nuk i jepja shumë kuptim.

Gjithsesi, ai arriti.

Kjo është përgjegjësi e atyre që kanë drejtuar Partinë Socialiste, të cilët kanë lejuar një parti me traditë por edhe me të ardhme, duke qenë një vend i varfër.

Ajo u struk, u mbyll në vetvete.

Ata që e kanë drejtuar kanë krijuar të gjitha premisat që ta mbyllin partinë për të siguruar përjetësinë në krye të kësaj partie”, tha Xhufi.

3 komente në “Pëllumb Xhufi: Rama s’ka lidhje me të majtën”

  1. cun Tirone says:

    Keto jane fjale me mend.

  2. Nacionalisti says:

    O xhuf, je teper vone!

  3. Kaonia says:

    Sakt profesor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje