Shumica voton gjashte ligjet, PD votoi SPAK dhe u largua

6 Tetor 2016, 19:57Politika TEMA

Parlamenti ka votuar 6 projektligjet e paketës së Reformës në sistemin e Drejtësisë. Maxhoranca dhe opozita bashkuan votat vetëm për një prej projektligjeve që cilësohet si më kryesori për luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike votoi së bashku me maxhorancën ligjin për ngritjen e strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK) dhe braktisi sallën e punimeve në Kuvend.

Pavarësisht largimit të opozitës, maxhoranca nisi e vetme votimin e ligjeve të tjera në kuadër të paketës së reformës, që pati jo pak debate gjatë ditës mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Votën pro SPAK-ut të opozitës e paralajmëroi me herët ish-Kryeministri Sali Berisha, duke çelur një debat se kush e do dhe kush nuk e do reformën në drejtësime Kryeministrin Edi Rama.

“Kërkon të rrëzojë Vettingun që do të pastrojë kazanin e sistemit të drejtësisë dhe sot kanë ndarë veç SPAK dhe bëjnë sikur nuk e dinë që kjo strukturë nuk ngrihet pa të tjerat. Ne do ta çojmë përpara reformën do apo nuk do ti”, deklaroi Rama.

Bëhet fjalë për projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ose siç njihet ndryshe, ligji i SPAK-ut, që u miratua me 122 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas votomit të këtij ligji, opozita u larrgua nga salla e Parlamentit.

Ndërkohë, pesë ligjet e mbetura si ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe për funksionimin e Prokurorisë, për organizmin e pushtetit gjyqësor dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, u miratuan me 86 vota pro dhe një votë abstenim.

Në parashikimet ligjore është vendosur që 2 vjet pasi të jenë ngritur strukturat antikorrupsion, kontrolli i pasurive dhe figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit të bëhet nga një komision i përbërë nga dy prokurorë të Njësisë Antikorrupsion dhe një gjyqtar i po kësaj strukture, që do të zgjidhen me short.

Duke i hequr në këtë mënyrë të drejtën që llogaritë bankare, bisedat telefonike, pastërtia e figurës të kryhet nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Kontrollit të Pasurive.


Ligji per SPAKU mori 122 vota, ndersa opozita u larga pas votimit te tij. Bashke me opoziten u larguan dhe ata deputet te saj qe kishin shprehur gatishmeri per te votuar reformen sic eshte Selami apo Bregu. Selami e ka arsyetuar me pare se vota per reformen ishte jetike, ndersa shumica i ka votat per ligjet dhe se ai respekton qendrimin poltik te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje